E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/ Milena Harito-Koleka vesh pantallonat në mungesë të Ramës

01-04-2013 / Gazeta 55

Pinjollja e Kolekëve, kushërira e parë e Anetës, e pilotuar si shërbëtore partiake e Edvinit doli dje për të mbrojtur emigrantët, meqenëse në këtë kohë krize, kryesocialistit i pëlqen më shumë të jetë emigrant sesa politikan përgjegjës në Tiranë

Meshkujt e PS me në krye Edi Ramën ishin në stadiumin e Milanos, San Siro, për të parë ndeshjen Inter-Juventus, ndërsa në Tiranë kishin lënë për të bërë politikë një pasardhëse të Kolekëve, Milena Harito, yllin në ngjitje të opozitës.
Milena Harito-Koleka doli në një konferencë për shtyp për të folur për situatën e vështirë të emigracionit shqiptarë në vendet fqinje për shkak të krizës që ka prekur Greqinë dhe Italinë. Anëtarja e grupit të punës për Programin në Partinë Socialiste, Milena Harito-Koleka ka akuzuar kryeministrin Berisha se në 8 vite qeverisje i ka harruar e braktisur emigrantët.
Mirëpo deklaratat dhe qëndrimet e PS për emigrantët kanë një përqindje të madhe hipokrizie që ish-emigrantja Harito-Koleka duket se i ka harruar. 
Së pari duhet thënë pa mëdyshje se emigrantët e kanë ndërtuar jetën e tyre me punë dhe sakrifica në këtë shtete fqinje duke u përballur ditë për ditë me racizmin dhe keqpunësimin.
Së dyti emigrantët nuk kanë kërkuar nga politika shqiptare  mrekulli, por kanë kërkuar vetëm një gjë, përparimin në integrimin e Europian, që të jenë të barabartë si gjithë të tjerët. Për shumë vite ëndrra e tyre ishte të liberalizoheshin vizat, në mënyrë që familjarët e tyre të udhëtonin të lirë pa viza për t’i takuar në shtëpitë e tyre të reja. 
Së treti lëvizja e lirë e shqiptarëve në zonën “Shengen” është meritë kësaj mazhorancës politike e cila investoi resurse administrative dhe energji intelektuale për të hequr vizat  përkundër deklaratave të deputetes së PS Valentina Leskaj që tha faqebotës se po të hiqeshin vizat ¼ e shqiptarëve do të emigronin masivisht nga vendi. Po kështu në Kuvend kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla u sulën kundër kartave të identitetit (kushti i domosdoshëm i BE-së për liberalizimin e vizave) për të sabotuar heqjen e vizave duke demonstruar karta antarësie si letërnjoftime të falsifikuara në seancën kyç të tregimit të vullnetit proevropian të qytetarëve shqiptarë.
Së katërti emigrantët rrezikojnë të ngelin refugjatë për shkakto refuzimit të Edi Ramës për të lejuar deputetë e PS të votojnë tre ligjet e marrjes së statusit të vendit Kandidat, duke e bërë vendin një hap larg Bashkimit Europian, ku emigrantët do marrin statusin e qytetarëve europianë pa dallime pasaporte
Sidoqoftë ish-vartësja e Edi Ramës në bashkinë e Tiranës, Milena Harito-Koleka ka ardhur nga Franca drejt  e në Partinë Socialiste  për të drejtuar programin e PS-së për çështjet e telekomunikacionit dhe zhvillimit dixhital. Ardhja e saj në PS nuk është produkt i një seleksionimi të meritave dhe kontributeve, por i lidhjeve fisnore të Edi Ramës me Kolekët.
Milena Harito, femra “me pantallona” në  sallonit të PS-së, e shitur si prurje e re dhe rilindase, s’është kush tjetër veçse kushërira e parë e Anetës së Edvinit, një pinjolle Koleke që është planifikuar të katapultohet për vlerat e saj bolshevike e nepotike, në të njëjtën kohë. Partia Socialiste nuk i ngjan vetëm një familje ku flenë pinjollët e diktaturës, por edhe familjarët e afërt të Ramës, ku siç shihet për zemër ai familjen Koleka.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›