E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Të rritet llogaridhënia në sistemin gjyqësor”

01-04-2013 / Gazeta 55

Ministri i Drejtësisë Halimi takon përfaqësues të Fondacionit “Slynn”, Sir Henry Brooke

Sër Henri Bruk ish zëvendëskryetar i gjykatës së Apelit në Angli, duke ju referuar sistemit gjyqësor në Shqipëri sugjeron dënime më të ashpra për gjyqtarët e korruptuar. Sipas tij një gjyqtar i korruptuar, nuk mund të konsiderohet kurrsesi gjyqtar. “Nëse një gjykatës(e) është i korruptuar nuk mund të zërë vendin e gjykatësit. Shqipëria si dhe vende të tjera ka nevojë për një sistem që garanton një gjykim të drejtë. Një gjyqtar mbi të cilin rëndojnë dyshime për korrupsion, dhe në se ato vërtetohen, ndaj  tij duhet të ketë dënime të ashpra. Kjo duhet të kuptohet qartësisht. Korrupsioni, thjesht nuk mund ti lejohet një gjyqtari”, theksoi Ser Henry Brooke, ish-nënkryetar i gjykatës së Apelit në Angli.
Zgjatjen  e proceseve gjyqësore nga ana e avokatëve,ai e cilëson një problem mjaft serioz, ndërsa i është sugjeruar autoriteteve shqiptare si zgjidhje për këtë  situatë me ndërhyrjen e shtetit. “Nëse një i dyshuar për krime nuk është i aftë për të siguruar një paraqitje në gjykatë në përputhje me detyrimet e tij, atëherë shteti ndërhyn për tia garantuar këtë. Në se ai ose ajo e refuzon këtë bazuar në ligj, atëherë gjyqi duhet të vazhdojë dhe shteti duhet të realizojë detyrimet e tij ndaj gjyqit, për sa kohë që eksponentët që përbëjnë një proces gjyqësor janë kompetent.  Por në se ai ose ajo mund të refuzojë këtë rrugë, atëherë gjyqi duhet të vazhdojë pra edhe në rastet kur i dyshuari nuk ka avokat”, tha Brooke. 
Ministri i drejtësisë Eduard Halimi, thekson  rëndësinë që ky përfundimi në kohë i proceseve gjyqësore, dhe vlerëson ndihmën që po jep  Fondacionit britanik Slin  për reformën në drejtësi. “Nëse ne monitorojmë sistemin gjyqësor dhe çojmë gjyqtarët për procedime disiplinore, ata që janë devijantë atëherë ne rrisim llogaridhënien”, theksoi Eduard Halimi. Fondacioni Slin i krijuar për të trajnuar dhe këshilluar juristët e rinj,  dhe ambasada britanike, janë duke ndihmuar veçanërisht në reformën e  gjykatës së lartë dhe të shkollës së  magjistraturës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›