E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (8)

Pushimet e Edi Ramës në Paris zhgënjejnë grevistët, histori të reja edhe për Namik Doklen, Arta Daden e Et’hem Rukën

- Shegushi, Taulanti e Xhaçka marrin dekoratën “Dëshmorët e kryetarit”
- “Pronarja” Mimoza Poçari dhe grevisti “part-time”, pedagogu Sitki Mullai
- Grevist Demoja s’duron dot pa iu përgjigjur Eduard Shalësit...

Kthimi i Edi Ramës dje nga një vizitë e shkurtër relaksuese në Paris, ka rikthyer në doza të papërmbajtura zhgënjimin e anëtarësisë dhe militantëve të PS-së në përgjithësi dhe të grevistëve të urisë në veçanti. Zhgënjimi lidhej me një fakt, sa të thjeshtë dhe banal... Ndërsa Edi Rama, rreth mesditës të së premtes, ende pa u nisur për në Parisë, “e shiti” këtë vizitë, si “të rëndësishme” sepse do të takohej me “ndërkombëtarët” prej të cilëve do të siguronte një mbështetje për “modelin e ri” të protestës, dje, pas kthimit, ai vetëm për këtë vizitë nuk foli, pa përmendur se “ndërkombëtarët” ishin asgjë më shumë se një fjalë e huaj.
Ndërsa që para drekës së djeshme, kur u mësua se Edi Rama i rikthye nga Parisi, sytë e veshët e të gjithëve, ishin kthyer nga ai, veçanërisht e grevistëve të urisë, ai (Edi Rama), bëri dhe çnuk bëri, shkoi edhe në spital për të prodhuar lajm, por kuriozitetin nuk ua shoi askujt, për “qëllimin” dhe “suksesin” e vizitës në Paris. Duke besuar broçkullat e mediave, se në tubimin e turmave në orën 18.00 Edi Rama do t’ia bënte “bam” dhe se do të çudiste të gjithë me suksesin e supozuar të vizitës në Paris, anëtarët dhe simpatizantët e PS-së, por veçanërisht grevistët e urisë kanë ngelur më shumë se të zhgënjyer, kur nuk dëgjuan asnjë fjalë nga Edi Rama për “mbështetje ndërkombëtare”.
Të pranishmit në tubim, nuk i qetësoi aspak, as “risia” që solli Edi Rama nga Parisi, e cila nuk ishte asgjë më shumë se një sulm ndaj intelektualëve shqiptarë, të cilët kanë injoruar protestën e tij, duke demonstruar njëherazi se kanë qenë në koherencë edhe me injorimin e “ndërkombëtarëve” që i kanë bërë “sallam-grevës” së Edi ramës.
* * *
Namik Dokle ka qenë dje “lajmëtari” i dështimit të Edi Ramës, pas mossuksesit të tij të mundshëm me “ndërkombëtarët” në Paris. I çoroditur dhe ai, jo pak sigurisht, nga dështimi i kryetari të tij, Namik Dokle e paratha një gjë të tillë, kur ndërsa fliste para turmave në tubimin e përditshëm të orës 18.00, shkaktoi jo pak habi, kur demonstroi se ai nuk mbante ende në se kishte votuar apo jo në 28 qershor 2009, apo më keq akoma, në se kishte votuar, për kë kishte votuar.
Në mosmbajtjen mend të tij, në se kishte votuar apo jo dhe në se po, për kë kishte votuar, Namik Dokle, u duk sikur e përmblodhi veten për një moment se po fliste vetëm broçkulla, kur, bëri një kthesë 180 gradësh dhe ju lëshua me sulme “majtucit” Rexhep Meidani, pse ai, ish-presidenti, kishte sulmuar, injoruar dhe shpërfillur, me nder grevën e urisë.
Ndërsa, përçartja e Namik Dokles për pjesën e mosmbajtjes mend, se kishte votuar apo jo, apo apo, në se po, për kë kishte votuar, ishte e kuptueshme për pjesëmarrësit në protestë dhe e motivuar me lodhjen dhe stresin e këtyre ditëve, e pakuptime dhe e pamotivuar ishte për ata, sulmi i Namik Dokles për “majtucin” Rexhep Meidani.
Dyshimin për këtë sulm “të pa principtë” të Namik Dokles, u mundua ta shpjegonte Pandeli Majko, kur me “origjinalitetin” e tij, shpjegoi se Namik Dokles “nuk i hyn në sy asnjë (ish)President i Shqipërisë, veç Ramiz Alisë, Sipas Majkos, mësohet se ky afeksion Namik Dokles i ka ngelur që kur ai ishte pjesë e garës si kandidat për President në vitin 1991 përballë Rmaiz Alisë dhe se si, në atë garë, Nami Dokle bëri “burrërinë-çmenduri” të paparë e të padëgjuar, që kur është krijuar bota që ne jetojmë, duke votuar haptazi dhe “me krenari”, për Ramiz Alinë dhe duke injoruar dhe moskonsideruar veten e vet si kandidat për President....

* * *
Jashtë ambienteve të grevës së urisë, saktësisht pranë çadrës së “ngujimit”, të vetmit që në dukje, nuk e fshihnin se nuk ishin të zhgënjyer me “dështimin ndërkombëtar” të Edi Ramës, ishin protestuesit e ardhur nga Gjirokastra. Shumica e tyre, që dje në orën 18.00, kishin vendosur të ishin “baza” e protestës në segmentin e “Dëshmorëve të Kombit”, përballë dy kullave, nuk e fshehën ekzaltimin e tyre, kur panë dhe dëgjuan se nga tribuna e “oratorëve”, folën edhe deputetët e qarkut të tyre, Arta Dade dhe Et’hem Ruka.
Pak ditë më parë, një pjesë e tyre ishin pjesë e një “kuvendi” te Rrapi i Mashkullorës, ku mes diskutimeve shprehën dyshimet dhe hamendësimet për mospërfaqësimin e qarkut të tyre në rang deputeti në grevën e urisë.
Bashkë edhe me hamendësimet për shpërfilljen e grevës së urisë nga ana e deputetëve të Qarkut të Gjirokastrës, Arta Dade, Et’hem Ruka e Vangjel Tavo, “kuvendarët” e Rrapit të Mashkullorës, nuk i kishin fshehur dhe dyshimet se mos këta deputetë kishin dalë “armiq” dhe se mund “t’ia kishin dredhur Edi Ramës”.
Por kur mbrëmë ata panë se deputetët e tyre Arta dade dhe Et’hem Ruka “e tundën” para dy kullave në Tiranë, gëzimi nuk përmbahej në radhët e protestuesve të Qarkut të Gjirokastrës.
Duke pasur frikë se mos zemra ju delte nga kraharori, ata nxituan dhe i kërkuan ndihmë deputetes-mjeke Klodiana Spahiu, e cila me asistencën e saj, e vuri nën kontroll gazin dhe harenë e shfrenuar të protestuesve të Qarkut të Gjirokastrës...

* * *
Momente “gëzimi” mësohet se ka pasur dje edhe në ambientet e brendshme së grevës së pretenduar të urisë.
Kjo hare “gëzimi” sigurisht e përkohshme, mësohet se e kishte “ngacmimin”, nga një “thashethem” që besohet se është i vërtetë, i shpërndarë me shpejtësinë e erës së sallamit në çadrën e urisë, sipas të cilit, Kryetari i PS-së ka bërë gati dhe së shpejti do të dekorojë me medaljen “Dëshmorët e kryetarit”, tre deputetët grevistë, Shegushe Ligori, Taulant Balla dhe Olta Xhaçka.
Deri në ortë e vona të mbrëmjes së djeshme, nuk mësohej ndonjë gjë e saktë për motivacionin e kësaj dekorate, ndërsa hamendësime e lidhnin këtë “zgjedhje” të kryetarit, me gatishmërinë që kanë demonstruar tre deputetët “për të dhënë jetën”.
Përpos, gëzimit “të pa mat” të Shegushe Ligorit, Taulant Ballës dhe Olta Xhaçkës, të cilët kishin mundur që njëherazi të tre “të hynin e bënin vend në zemrën e kryetarit”, grevistët e tjerë të urisë, ndjeheshin më shumë se të budallallepsur, kur kujtonin se e vetmja “trimëri” e tre deputetëve, kandidatë për t’u dekoruar, ishte mashtrimi që ju kishin bërë atyre, se (grevistëve të urisë), duke i bindur për të hyrë në grevë sepse, “në mos Berisha do të detyrohet të hapë kutitë, ai do të na nxjerrë me forcë me policë dhe se po ndodhi kështu, ne të fituar jemi, se do të kemi me se të merremi. Me pak fjalë, do të merremi me Berishën, në qoftë se nga nxjerr me forcë”, mësohet t’ju kenë mbushur mendjen grevistëve të urisë, jo deputetë, Shegushe Ligori, Taulant Balla dhe Olta Xhaçka, kandidatë për dekorim nga ana e kryetarit.
Pas kësaj gënjeshtre, kur as kutitë nuk po hapen dhe kur as policia nuk po ndërhyn për të nxjerrë me forcë grevistët e urisë (duke ua dhjerë planin me mosndërhyrjen forcërisht), ata (grevistët e urisë), duke mos kursyer sharjet dhe ofendimet për deputetët kandidatë për dekorim, po mendojnë seriozisht, si të braktisin grevën e urisë, por të ngelen edhe “të nderuar”...
“Përkujtimi” sot, i datës 9 maj, ditë së fitores mbi fashizmin, shihet nga grevistët si një mundësi e mirë për të braktisur “të nderuar” grevën e urisë...

Grimca (jo vetëm) humoristike

“Klouni” Namik Dokle dhe “poeti” Dritëro Agolli
Në diskutimin e tij para turmave të protestuesve dje, në një moment Namik Dokle ka vlerësuar “poetin” Dritëro Agolli.
Nga brenda grevës së urisë, në këtë moment, mësohet se “gjuhëtarja” Ledi Shamku, e ka cilësuar Namik Doklen si “kloun”.
Përballë habisë së grevistëve që ndodheshin rreth saj, Ledi Shamku ka sqaruar se, kishte zgjedhur këtë term “kloun”, “në respekt që kam për ‘komedianët’, term që Namik Dokle mund ta ketë më shumë për zemër, por që unë nuk ia jap kënaqësinë, të quhet i tillë”.

Grevist Demoja i përgjigjet Eduard Shalësit...
Para turmave është shfaqur sërish dje Eduart Shalësi me mjekrën e tij të harruar në harlisjen e saj. Ai ka përmendur, emra grevistësh të sëmurë si Demon, Edmondin..., etj., etj... Në një moment kur Eduart Shalësit i mbaroi listimi i emrave të grevistëve të urisë, ai ju “rikthye” Demos.
“Kush e shtyri Demon, të hyjë në grevën e urisë...?”, bubulloi zëri Eduart Shalësit.
Në këtë moment, mësohet se Demoja, duke e ndjekur Shalësin nëpëmrjet televizionit, harroi që ai (Eduart Shalësi) nuk e dëgjonte dhe bërtiti...
“Ta dija kush më shtyu, ia kisha ëëëëë..., nënën”.

Arben Ahmetaj vetëm Olta Xhaçkën njeh
Për protestuesit, por jo para tyre, ka folur mbrëmjen e djeshme edhe Arben Ahmetaj, deputeti socialist i Korçës. Duke tentuar të lexonte listën e grevistëve, militantë socialistë të Qarkut të Korçës, Arben Ahmetaj, i ka çuditur jo pak ata, kur nuk ua ka ditur emrat, por pasi përmendi emrin e Olta Xhaçkës, si një prej grevistëve, emrat e të tjerëve, u detyrua ti lexonte, me vështirësi, për shkak se secili e kishte shkruar vetë emrin, por edhe sepse, gjithsecili kishte një shkrim, “si këmbët e pulës”, leximi i të cilëve e vuri në vështirësi Arben Ahmetajn, i cili ra në sy për keq, në transmetimin “live” të televizioneve.

Pronarja Mimoza Poçari dhe grevisti “parte time”, pedagogu Sitki Mullai
Emigrantja, e prezantuar si pronare tokash, Mimoza Poçari është një prej grevisteve të urisë. Fillimisht mësohet se ajo hyri në grevë, më shpresën se Edi Rama do t’i kthente pronat. “Bashkëvuajtësit” e saj tregojnë se pas ditës së parë të grevës së urisë, ajo u ftillua dhe u kujtua se tokat e saj, ia kishte shitur Edi Rama, si kryebashkiak i Tiranës. Kur ajo u kujtua, mësohet se ishte vonë për të braktisur grevën e urisë, sepse tashmë as nuk e linin.
Në radhët e grevistëve ët urisë, mësohet se pjesë e saj, është pedagogu nga Korça Sitki Mullai, i cili rolin e “grevisitit” e bën “parte time”, sepse këto ditë është parë edhe në ambientet e Universitetit të Korçës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›