Fokus/ Opozita virtuale sinjalizuese për mungesën e dialogut me Shqipërinë
“Projekti ‘Shqipëri dixhitale’ prodhoi opozitës virtuale!”.
Është një pohim vërtetues i reduktimit të opozitës në një grup deputetësh që janë të familjarizuar me internetin dhe teknlogjinë e për rrjedhojë përdorin platforma rrjetesh sociale, twitter apo facebook, për të luftën e përditshme politike. Padyshim është një gjë pozitive përdorim i teknologjisë së larët në politikë, ndonëse kjo ka ca të meta që nëse nuk korrigjohen rrezikojnë të minojnë besueshmërinë e një partie politike jashtë realitetit që flet me slogane e propozon zgjidhje populiste. Edhe “Rilindja Shqiptare” e partisë Socialiste është një ofertë populiste 24 katër karatësh e ndarë në katër pjesë, ku sendërtohet një program i kopjuar kush e di se ku për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se keni vdekur, ndaj keni nevojë të rilindni.
Duhet thënë se Edi Rama ka ca kohë që përdor komunikimet të pazakonta politike, për t’u dalluar a “fiksuar” si një lider modern teknologjik. Synimi është ta veshë veten me rroba të reja, të pastra, të bukura për t’u martuar me votuesin. Me përdorimin e rrjeteve sociale, kreu i organizatës së madhe politike, të njohur botërisht me siglën “PS”, po tenton të komunikojë direkt mendimin dhe komentin e tij me votuesit e mundshëm qytetarë, pa ndërmjetësimin e strukturave apo forumeve tradicionale politike partiake, të cilat ka kohë që janë nxjerrë jashtë loje. Sa efikase është kjo mënyrë do të shihet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kuptohet vetiu cicërimat e pazakonta në rrjetin social tëitter ngjajnë si akt-akuzë për mediet sepse dëshira e Ramës lind nga nevoja që zëri i tij të përcillet në kohë reale, pa ndërmjetës gazetarë, pa rrezikun e shtrembërimeve apo manipulimeve, pa vonesa. Do të thotë shumë për nevojën e Ramës për të qenë protagonist i sinkronit, çka kuptohet më mirë dhe me falimentimin e fundit të disa gazetave të majta. Hyrja personale Ramës në luftë me editoriale dhe cicërima në tëitter, për të shmangur pyetjet e gazetarëve, është sinjalizuese për mungesën e dialogut me Shqipërinë.
I thartuar në shpirt e zhgënjyer nga karriera politike, Edi Rama i është kthyer një profesioni të ushtruar 15 vjet më parë. Dukshëm ka humbur intuitën dhe magjinë e fjalës duke u kthyer në një analist të rëndomtë, edhe pse është ende kreu i Opozitës me Letra ta Hapura. Editorialet e fundit për shtyp janë sinjalizuese për gjendjen jo normale në të cilën gjallon lideri i opozitës, që është kthyer në një publicist gazetash kur duhet të kundërshtojë qeverinë me propozimeve dhe alternativa nëpërmjet grupit Parlamentar socialist në Kuvend.
Rama i ka përdorur të gjitha mënyrat për t’u fituar zemrën shqiptarëve, si me dialogun gju më gjumë më popullin duke gjezdisur nëpër fshatra, më pas tentativa për të kopjuar Obamën gjatë 2009, sipas këshillës së Erjon Veliajt dështuan me sukses. Shqiptarët kanë kuptuar një gjë, që Rama mundohet ta fshehë, ai është i pasinqertë. nuk i beson asgjëje që thotë apo bën, veçse inercia e etjes për pushtet e shtyn ta shpikë veten në çdo lloj mënyre. Deklarata e paradokohshme e Ramës se “nuk jam politikan” është tashmë për shumëkënd është e qartë se ky është ndoshta i vetmi moment në të cilin ai ka qenë i sinqertë.