“Turizmi, rritje me 20 për qind se 6 muajt e parë të vitit 2011

Minsitri i Turizmit, zbulon shifrat optimiste për 6 muajt e parë të vitit 2012-08-22
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi ka deklaruar se numri i turistëve këtë vit është rritur ndjeshëm, çka ka rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe ka ndihmuar në ekonominë e vendit duke hapur mbi 183 mijë vende pune. Në një prononcim për mediat, ministri i MTKRS ka theksuar se deri në 15 gusht kemi pasur një rritje prej 20 për qind të turistëve në gjashtë muaj e parë të këtij viti.
“Më e mira për të folur për turizmin janë shifrat konkrete. Në lidhje me vizitorët dhe të ardhurat ka shifra të marra nga sistemi i kontrollit kufitar “Tims” për të huajt dhe shqiptarët që jetojnë jashtë, të cilët kanë hyrë në Shqipëri, ku dhe shpenzojnë paratë e tyre. Të dhëna të sakta për net qëndrimi apo vizitorë ditorë për 6 mujorin e parë ne kemi 155 mijë vizitorë më shumë se një vit më parë. Në përqindje kjo është 20,04 për qind më shumë se në 6 mujorin e parë të 2011. Nga këta 155 mijë vizitorë më shumë 56 për qind janë me net qëndrimi në Shqipëri. Këta vizitorë kanë hyrë nga pikat doganore të jugut dhe të veriut. Në shifra absolute të rritjes së numrit të vizitorëve dhe të përqindjes së net qëndrimit kemi 136 mijë vizitorë që kanë ardhur në Shqipëri për turizëm në 6 muaj e parë. Kjo shifër është e rëndësishme për fluksin e pushuesve të ndara në qytete të madha bregdetare po jo vetëm”, deklaroi ministri i MTKRS, Bumçi.
Sipas tij, vizitorët me kombësi të huaj janë shtuar më shumë përqindje sesa një vit më parë.
“Pushues nga Kosova kanë qenë deri më 15 gusht mbi 312 mijë veta, domethënë 24 për qind më shumë se 6 mujori i parë i 2011. Nga Maqedonia 148 mijë vizitorë që janë numri dt, 21 për qind më shumë sesa një vit më parë. Nga Zvicra 9.349 vizitorë, 41 për qind për qind më shumë sesa një 6 mujori i parë i 2011. Nga Polonia 7935 vizitorë, ose 21 për qind më shumë sesa 6 mujori i parë i një viti më parë. Nga Gjermania 42. 266 mijë vizitorë, 80 për qind më shumë sesa 6 mujori i parë i 2011. Nga Belgjika rreth 4 mijë vizitorë, 70 për qind më shumë. Nga Franca 10 mijë vizitorë, 3 për qind më shumë. Kjo do të thotë se kemi rritje të vizitorëve me kombësi të huaj dhe është e rëndësishme për sezonin veror”, theksoi ministri i MTKRS.
Ndërsa për muajin shtator parashikimet e ministrisë së Turizmit janë pozitive për sa i përket shtimit të vizitorëve në vendin tonë. Ai th se “këto të dhëna tregojnë jo vetëm që kemi një rritje të ndjeshme në muaj e pikut, korrik-gusht, por dhe në 6 mujorin e këtij viti me 20 për qind më shumë se sa 6 mujori parë i vitit të kaluar. Pra, 155 mijë vizitorë që kanë shkelur më shumë sesa në 2011.
Në lidhje me akuzat e PS për turizmin në bregdetin shqiptare duke e deklaruar të dështuar, Ministri Bumçi është përgjigjur se këto akuza janë jo të bazuar në fakte reale. “Të dhënat e mësipërme janë shumë të sakta. Zonat turistike nuk janë vetëm zonat bregdetare por dhe ato malore që gjatë stinës së verës kanë filluar të frekuentohen për fat të mirë. Jo vetëm në verë por dhe në dimër ku turizmi i botës është i pranishëm, përpos atij historik dhe aventurës. Nëse në zona të caktuara ka pasur rënie kjo është pasojë e një sistemi informal të sistemit të hotelerive që nuk deklarojnë kapacitetet dhe taksat. Por largimi nga këto zona ta populluar mund të jetë pasojë edhe e zhvillimit të infrastrukturës, ku janë hapur zona të reja për pushuesit, pra kemi zhvendosje nga zona tradicionale në zona të reja pushimi”, nënvizoi Bumçi.
Gjithashtu ai është përgjigjur akuzave të opozitës që të ardhurat nga turizmi janë ulur. Ministri i MTKRS-së i është përgjigjur këtyre akuzave më disa të dhanë të marra nga Organizata Botërore e Turizmit për kontributin e turizmit shqiptar në të ardhurat në buxhet.
“Sipas OBT-së, kontributi i drejtpërdrejtë për vitin 2011 ka qenë 6.1 të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto që i vijnë nga turizmi. Shqipëria renditet e 42 në botë për kontributin e drejtpërdrejtë të turizmit si njësi prodhimi. Në kontributin total që jep turizmi në GDP është në vendin e 29 nga 200 shtete, çka tregon çfarë peshe ka turizmi në jetën tonë. Parashikimi për vitin 2012 është një rritje prej 5.6 për qind më shumë se një vit më parë në kontributin e drejtpërdrejtë dhe 5. 1 në kontributin total të GDP-së. Këta të dhanë na vijën nga INSTAT dhe Banka e Shqipërisë”, vijoi ministri Bumçi.
Ndërkohë ministri i Turizmit ka theksuar fort se “rritja e numrit të turistëve në Shqipëri, pozitive për ekonominë, por edhe për hapjen e vendeve të reja të punës kontributi i përgjithshëm është mbi 183 mijë vende pune, 19.08 për qind më shumë se një vit më parë. Në parashikimin e rritjes jemi tek 4.3për qind. Jemi në vendin e 29 për kontributin që jep turizmin në hapjen e vendeve të punës, sipas Organizatës Botërore të Turizmit. Shpenzimet për turizmit janë 75.1 për qind nga shpenzimet të dëfrimit, të kohës së lirë, dhe 24.9 për qind për biznes, investime, tregti, etj. Aktualisht kemi të regjistruar nga zyra e shërbimeve turistike më shumë se 6 mijë hotele në zona turistike (Durrës, Vlorë, Shkodër, Pogradec, Korçë) që paguajnë taksa dhe tatime. Pa përfshirë shtëpitë më qera”. Sigurisht niveli i shërbimet të këtyre hoteleve përcaktohet nga tregu dhe numri apo fluksi i vizitorëve në të ardhura.
Po ashtu ministri i Turizmit është shprehur se Shqipëria është vizituar nga operatorë turistikë botërorë që janë ofruar për të pasur ofertën tonë turistike. Dy operatorë të mëdha të tregut të udhëtimeve kanë kontaktuar me ne për të bashkëpunuar në fushën e tureve turistike. Nuk ka operatorë seriozë që nuk e njohin Shqipërinë. “Tour operator” një nga kompanitë më të fuqishme të Europës ka ardhur dy herë në një kohë të shkurtër për të diskutuar për promovimin e turizmit dhe ne jemi duke shqyrtuar mundësitë.