Fokus/ Provokimet e Ramës në dhjetor të ’90 mbetën pa u realizuar

Ka shumë prova që lideri i opozitës Edi Rama ka humbur frymëzimin. Kjo gjë u vërtetua në kopjimin të emisioneve televizive “rock e politik” të këngëtarit të mirënjohur Adriano Celentano në takimin e djeshëm të ditës së rinisë që e quajti “Rockpolitik”.
Në këtë sallë të mbushur nga Erjon Veliaj me anëtarë të Forumit Rinor eurosocialist “FRESH”, Edi Rama është përpjekur të kthehet në kohë për të përmirësuar figurën e tij duke treguar sipas tij çka ndodhi në dhjetor të ‘90.
Në fakt, në ditët e para të dhjetorit, Edi Rama nuk ishte fare në Shqipëri. Në ditët e para të lëvizjes së dhjetorit për liri dhe demokraci profesori i pikturës së asaj kohe kishte dalë jashtë shtetit me vizë të regjimit komunist për të hapur një ekspozitë të art soc-komunist në Greqi.
Ai u shfaq me 13 dhjetor në një mbledhje të komisionit Nismëtar të PD në katin e dytë të drejtorisë në Qytetit Studenti. Mbledhja drejtohej nga Gramoz Pashko dhe kishte për qëllim që të bënte një ndarje të parë të detyrave për organizimin e ardhshëm të partisë demokratike, për përgatitjen e statusit, të programit elektoral, për dokumentacionin, për shtypin, për financat, për shërbimet etj.
Gjatë kësaj mbledhjeje, papritur hyri Edi Rama. Gjatë gjithë kohës, ndërsa diskutohej për çështje të organizimit, Edi Rama shfrynte e provokonte me arrogancë duke ndërprerë e kundërshtuar vazhdimisht komisionin nismëtar. Këto provokime të Edi Ramës kishin për qëllim të prishnin mbledhjen e parë duke e nxjerrë nga binarët mbledhjen dhe agravuar më tej situatën.
Këto provokime nga ana e Ramës kanë qenë të një pas njëshme gjatë atyre ditëve duke dashur të shthurnin pozicionin e përgjegjshëm politik të PD, ai bënte thirrje anarkiste për nxitur gjakderdhje me pasoja të paparashikuara.
Edi Rama u përpoq shumë dje të bindte socialistët e rinj se kishte qenë i vendosur në fillim të ’91 të merrte pjesë në rrëzimin e diktaturës, bile edhe të bashkëpunonte me pjesën më radikale që kërkonte ndryshim, por s’kishte mundur të bënte sa duhej, sepse pjesa që u printe demonstratave s’e kishte mirëpritur. Por dy dekada nuk janë shumë dhe dokumente e dëshmitarë okularë rrëfejnë sot e gjithë ditën se si u përzgjodhën njerëzit e afërt me Byronë Politike, djali i Kristaq Ramës dhe bashkëpunëtori i tij A. Klosi, që të kryenin një shfaqje publike, për ta ndalur rrëzimin e regjimit thjesht te “Refleksionet” e Akademisë së Arteve. Edi Rama u përzgjodh sepse kishte një “ves” ose “veti” për të përdorur tiranë për qëllime të karrierës së tij personale.
Kreu i sotëm i Partisë Socialiste ishte profesor i “Arteve”, që çirrej kundër tiranit Shqiptar, Enver Hoxha, për t’u faktorizuar në politikë në një moment kur anti-komunizmi ishte në modë. Ai ishte anti-komunisti i komunistëve. Edvini shante e akuzonte diktatorin e vdekur dhe partinë e punës për krime kundër njerëzimit. Edi Rama shkroi në librin e posaçëm “Refleksione” se Partia Socialiste e dalë nga mitra e përgjakur e Partisë Komuniste s’mund të ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme.
Sakaq Edi Rama sot është kryetar i asaj partie socialiste që e quante të paligjshme. Dhe merr votat e atyre që ende besojnë se komunizmi nuk ishte dhe aq i keq. Ai shkruan te “refleksionet” e tij se, Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe ngjarjeve kryesore të saj si Konferenca e Pezës, Kongresi i Përmetit, lufta kundër pushtuesve, çlirimi i vendit, nuk ka asgjë më shkatërruese, më të skajshme, më sintetike, se ky manifest që mban autorësinë e kryetarit të sotëm të PS-së, partisë që paraqitet sikur ka në themel vlerat e luftës partizane, dhe që i ka veteranët e kësaj lufte si komunitetin të cilit u drejtohet në radhë të parë. Kuptohet vetiu oportunizmi i Ramës për të përdorur gjithçka, të vdekur dhe të gjallë, për plotësuar boshllëkun ekzistencial.