Fokus/ Rusi: Ish-shefi i KGB-së gjendet i vdekur në banesë
Autoritetet e Rusisë thonë se ish-shefi i KGB-së është gjetur i vdekur në banesën e tij. Dyshimet e para janë për një vetëvrasje të mundshme. Hetuesit rusë thanë se trupi i 77 vjeçarit, Leonid Shebarshin, ishte gjetur dje me një plumb në kokë. Ata bëjnë me dije se e kishin gjetur edhe një porosi me shkrim të personit. I ndjeri Shebarshin ishte shef i divizionit të jashtëm të KGB-së prej vitit 1989 e deri në vitin 1991, pasi kishte shërbyer si agjent në Afganistan, Iran, Pakistan dhe Indi. I diplomuar për gjuhë orientale, ai ishte punësuar si përkthyes i ambasadës së Moskës në Pakistan dhe aty është rekrutuar për herë të parë nga KGB-ja dhe i dërguar në shkollën e oficereve të inteligjencës. Në vitin 1991, ai u rikthye për dy ditë në krye të KGB për të zëvendësuar paraardhësin Vladimir Kryuchkov, i cili ishte i implikuar në puçin e shtetit në Rusi dhe një ditë më pas dhe Sherbashin u shkarkua. Si kreu i KGB-së në operacionet e post-revolucionit iranian ai u përjashtua së bashku me oficerët e tjerë në vitin 1983. Më parë ai kishte shërbyer në Indi, Pakistan dhe Afganistan, raportojnë sot mediat ruse. Teksa me 24 Mars festoi edhe 77- vjetorin e lindjes. Fqinjët treguan se ai jetonte i vetëm që prej vdekjes së të shoqes.
Ata e përshkruajnë si person të sjellshëm dhe të dashur. ‘Ai gjithmonë na ka përshëndetur por shëndeti i tij ishte shumë i rënduar’ - tha një fqinj. Ndërkohë prokurorët rus thanë se një hetim për një vetëvrasje të mundshme është në proces.