Fokus/ Si i solli kryeministri Berisha 1 miliard dollarë në kaskadën e Devollit
Tetë vjet më parë në çdo cep të kryeqytetit dhe qyteteve të mëdha të vendit dëgjoje një zhurmë irrituese të gjeneratorëve privatë që zëvendësonin energjinë e munguar elektrike të ofruar nga shteti. Korporata Elektrike Shqiptare ishte bërë aktor jo energjie por barsoletash me “Kesh dhe lesh” të cilat dëftenin për një defekt serioz të ekonomisë shqiptare. Në 2005 qeveria Berisha në ditët e saj të punës i vuri prioritet vetes që energjia elektrike të mos mungonte një orë. Dhe ditët e sotme nuk thuhet më në ikën dritat. Sot numërohen 50 hidrocentrale të reja që prodhojnë energji elektrike për 130.000 shtëpi dhe biznese, ndërkohë që janë nënshkruar kontrata koncesioni për ndërtimin dhe rritjen e kapaciteteve të 363 HEC-eve, të mjaftueshme këto për të plotësuar nevojat për energji të mbi 1 milion shtëpive dhe bizneseve.
Ndërkaq lajmi i fundit se Kompania norvegjeze Statkraft ka porositur 6 turbinat e hidrocentraleve te Kaskades se Devollit sinjalizon se njëshi në botë në ndërtimin e hidrocentraleve e që ka marrë me koncesion ndërtimin e tre hidrocentraleve në këtë kaskave do të investojë 1 miliard dollarë. 6 turbinat e hidrocentraleve të Kaskadës së Devollit me një vlerë 100 milionë euro janë porositur tek kompania franceze Alstom dhe kjo lider botëror në prodhimin e turbinave. “Ky është një hap tjetër madhor në ndërtimin e Kaskadës së Devollit, një investim në tërësi prej rreth 1 miliard euro pra investimi me i madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri”, theksoi kryeministri Berisha përmes një postimi në rrjetin social facebook. Direkt edhe indirekt ne funksion te kësaj vepre do te punësohen jo me pak se 5 mijë qytetare shqiptare. “Statkraft” është një gjigand public që ka dëshmuar besim të madh ndaj Shqiperisë duke investuar jo pak për 1 miliard dollarë. Hidrocentralit të Banjes, i cili ndërtohet nga kompania norvegjeze Statkraft, është i pari hidrocentral që ndertohet mbi kaskadën e Devollit. Projekti Hidroenergjetik i Devollit përbëhet nga 3 hidrocentrale: Banjë, Kokël dhe Moglicë. Hidrocentrali përbën 20 për qind më shumë energji nga prodhimi ekzistues, si edhe mbulon nevojat për energji të 150 000 familjeve. Gjithashtu, ky investim sjell përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese të komuniteteve perreth, duke krijuar mundësi për zhvillim ekonomik dhe punesim. Liqeni, që do të krijohet si rezultat i ndërtimit nga shoqëria “Devoll Hydropoëer”, sh.a., të hidrocentraleve të Banjës, Koklit dhe Moglicës, në kaskadën e lumit Devoll do të jetë një vepër e madhe jo vetëm hidrike por dhe një vepër e madhe për të kthyer në toka me ujë më mijëra hektarë që nga Gramshi deri në Kuçovë Po ashtu , shoqëria që ndërton hidrocentralin ., brenda 3 viteve , do të pyllëzojë me fondet e veta, një sipërfaqe prej 1347,8 hektarë me pyje dhe të përmirësojë një sipërfaqe prej 73,6 hektarë kullotë, në ngastrat e përcaktuara nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor, në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore. Hidrocentrali i Banjës u studiua dhe u projektua nga inxhinierët e Institutit të Studimeve e Projektimeve Nr. 3 të Tiranës. Ai nuk u quajt thjesht hidrocentral i Banjës, mbasi vepra nuk ishte vetëm për të prodhuar energji elektrike, pa e ndotur mjedisin, por rëndësi vepra do të kishte edhe për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri. Dhe prandaj u quajt kompleksi hidroenergjetik i Banjës, vepër e cila filloi të ndërtohej më 15 qershor 1986. Kompleksi hidroenergjetik i Banjës, që do ndërtohej mbi lumin Devoll rreth 25 km. larg qytetit të Elbasanit dhe rreth 15 km. larg qytetit të Gramshit, përveç përfitimeve ekonomike ka avantazhet e tija në ekologji. Ky hidrocentral i përbërë nga dy grupe veprash, i parë me syrin e ekologut cilësohet si një vepër e mirëfilltë ekologjike për dy arsye kryesore: Së pari, përfundimi i tij do të prodhonte 250 milionë kilovat/orë energji elektrike në vit pa e ndotur mjedisin. Së dyti, përveç prodhimit të energjisë elektrike ky hidrocentral me basenin e tij do të shfrytëzohej dhe për të ujitur tokat e zhuritura nga nxehtësia e verës, duke hapur rrugën e krijimit të fermave ekologjike me perspektivë në zhvillimin e agroturizmit. Në vitin 1990 punimet në hidrocentralin e Banjës kishin arritur në 50%. Zhvillimet e reja Demokratike, bënë që Banja të mbetej peng i ndryshimit të sistemeve. Në vitet e tranzicionit hidrocentrali i Banjës iu nënshtrua shkatërrimeve duke shtuar këtu edhe faktorët natyralë. Shumë vite më vonë, Ministria e Ekonomisë, me datën 21 nëntor 2007 është zhvilluar tenderi për shfrytëzimin me koncesion të rezervës hidrike të lumit Devoll. EVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropoëer kanë nënshkruar një marrëveshje koncesioni që në 2009 për projektimin, financimin, ndërtimin, pronësinë, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Projektit Hidroenergjetik mbi lumin e Devollit. Ndërtimi i hidrocentraleve është planifikuar të nisë në vitin 2013 dhe do të zgjasë në total rreth 6 vite. Hidrocentrali i parë do futet në operim në vitin 2016 dhe i fundit në vitin 2019. Një nga projektet më të mëdha energjetike në vend, hidrocentralet mbi lumin e Devollit, po ecin me ritme të shpejta dhe tashmë është zhvilluar studimi teknik dhe arkeologjik, vlerësimi mjedisor dhe punimet e sigurisë mbi digë. Menjeherë pas përfundimit të fazës para-ndërtimore, kompania investuese që ka nisur ndërtimin e HEC-ve që do të kenë një kapacitet prodhimi të energjisë prej rreth 280 MË. Së bashku, hidrocentralet do të prodhojnë rreth 800 GËh energji në vit. Më tej, do të ndërtohen edhe linja transmisioni për të lidhur hidrocentralet me rrjetin energjetik të Shqipërisë. Hidrocentrali do të krijohet një burim i qëndrueshëm për prodhimin e energjisë së rinovueshme, rritje e zhvillimit ekonomik rajonal, rritje e punësimit.
Investim i madh dhe afatgjatë, partneritet publik-privat, rritje e prodhimit total të energjisë në Shqipëri me 20 %, mundësi e madhe zhvillimi për Rajonin e Shqipërisë Juglindore, prodhim energjie të rinovueshme (e gjelbër), investim i qëndrueshëm, hidrocentrale të teknologjisë së fundit, praktika të industrisë së mirë, si edhe me standarte Europiane. Padyshim janë ndërmarrë hapa që gazi natyror i zonës së Kaspikut të transportohet në Europë nëpërmjet gazsjellësit TAP, projekt ky që do të sjellë në Shqipëri disa miliarda dollarë investime të huaja. Përfundimi me sukses i procesit të zgjedhjes së projektit TAP do i sigurojë lidhjen e vendit me një rrjet furnizimi me gaz natyror, i cili do të ulë kostot e gatimit dhe ngrohjes për familjet, si edhe do të ulë ndjeshëm edhe kostot për biznesin privat.