E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi/ 55 % mendojnë se struktura e qeverisë “Rama” është e fryrë

30-07-2013 / Gazeta 55

Sondazhet e bëra nga agjencitë e lajmeve për strukturën e propozuar nga Edi Rama, si kryeministër i ardhshëm, sinjalizojnë jo pëlqimin e saj. 25.44% e lexuesve të agjencisë së lajmeve “BalkanWeb” mendojnë se struktura e re qeverisëse, e cila do të udhëheqë vendin për 4 vitet e ardhshme është ‘jo e mirë”.  Ndërkohë, që 27.73% e lexuesve mendojnë se struktura e qeverisë së majtë e propozuar nga kryeministri i Zgjedhur Edi Rama është e ‘fryrë’. Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama me 24 korrik ,bëri publike strukturën e re të qeverisë që do krijohet në shtator, duke premtuar reformim të brendshëm, të thellë tek çdo ministri dhe ndarje të disa prej tyre. Struktura e re e qeverisë, “Rama” parashikon 16 ministri e 3 ministra shteti. Ndërkaq pak ditë ma për gazeta bëri një vëzhgim  krahasues të kabineteve të qeverive të Europës, të cilat nuk u gjend asnjë përkitje e numrit të ministrive të propozuar nga Edi Rama për të ndryshuar organikën e shtetit. 19 ministri në një qeveri evropiane dhe sidomos në një kohë krizë janë shumë, ndërsa për vendin tonë sipas orekseve të Edi Ramës janë pak, madje do të shtohen agjencitë publike, duke shtuar kësisoj shpenzimet qeveritare me miliona dollarë. Organikat e qeverive të vendeve fqinje si Greqia dhe Italia që janë të prekura thellë nga kriza financiare as që e mendojnë të shtojnë ministritë, përkundrazi kritikohen nga media dhe opinioni publik pse kanë një qeveri të madhe. Po të shohësh Italia ka një arkitekturë shtetërore me 13 ministri dhe një kryeministër, ndërsa Greqia ka 16 ministri plus një kryeministër. Po ashtu Spanja ka një qeveri të vogël me 13 ministri plus kryeministrin, ndërsa një shtet i madh si Gjermania ka 15 ministri plus një kancelar në krye. Më pak se 19 ministrat e Edi Ramës ka dhe kryeministrit britanik David Kamerun që ka 17 ministri. Mirëpo më e çuditshmja e propozimeve të Edi Ramës për të krijuar ministri të reja duke arnuar dikasteret me shtojca të shteteve të botës së tretë. Nuk mund të kuptohet ndryshe fakti që kryeministri i majtë Edi Rama propozon ministrinë e Arsimit dhe Sporteve. Sipas kësaj logjike  me Ramën kryeministër do të kemi pas mësimit kalitje fizike dhe lojëra me dorë. Gjithashtu  me propozimet për organikën shtetërore, Edi Rama tregoi edhe një herë se ka mangësitë mbi ekzekutivin dhe qeverisjen në përgjithësi. Ideja për t’i hyrë shtetit me kazmë është e kriminale. Sepse kazma për shkatërrimin e administratës publike janë zhvendosjet dhe strukturat e pavenda. Hallkat jo qeverisëse në një vend janë strukturat që ngarkohet me detyra të paqena.
 
 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›