E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/ Taktikat anti-terroriste përballë akuzave për dobësimin e ligjit

Një hetim tri vjeçar për pasojat e masave anti-terroriste të marra në mbarë botën ka arritur në prëfundimin se ato kanë dëmtuar në mënyrë serioze ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Raporti, i hartuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Juristëve thotë se shumë shtete kanë përdorur frikën nga terrorizmi për të prezantuar masa si tortura, burgosja pa gjyq apo zhdukjen e paligjshme (të të dyshuarve). Një nga autorët e raportit, ish-komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Mary Robinson, tha se ligjet abuzive duhet të shfuqizoheshin për të shmangur dëmtimin e përhershëm të ligjit humanitar ndërkombëtar. Korrespondenti i BBC-së për Çështje të Sigurisë, Frank Gardner, thotë se

raporti do t'i vërë në pozitë të papëlqyeshme sidomos qeveritë në të dy anët e Atlantikut: administratën amerikane dhe qeverinë britanike.

Efekt i kundërt/Studimi i imtësishëm i kryer për tri vjet në disa vedne u bë nga një panel juristësh dhe dhe gjykatësish me emër. Ata arritën në prëfundimin se korniza e së drejtës ndërkombëtare që ekzistonte para sulmeve të 11 shtatorit, ka qenë e fuqishme dhe efektive në mënyrë të mjaftueshme (për të luftuar terrorizmin). Por tani, thuhet në raportin e përpiluar prej tyre, kjo kornizë ligjore po pengohet në mënyrë aktive nga shumë shtete dhe se demokracitë liberale, SHBA dhe Britania, janë vënë në krye. Shumë nga maast që përdoreshin për të luftuar terrorizmin, thuhet në raport, janë të jashtëligjshme dhe kanë dhënë efektin e kundërt.

Paneli ka shprehur shqetësim për mungesën e masave të përshtatshme mbrojtëse në përdorimin e urdhëresave për kontroll, dobësimit të garancive diplomatike në lidhje me deportimin dhe për atë që raporti e cilëson si mbajtje të tepruar në paraburgim të të dyshuarve pa ngritjen e aktpadive. Britania, me 28 ditë, thuhet në të, ka perioudhën më të gjatë të paraburgimit. Në përgjithësi, arrin në përfundim raporti, ajo që u arrit në shekullin e kaluar: një konsensus i përbashkët për të drejtat e njeriut, është dëmtuar në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë shtatë vjetëve. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›