E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/5 gjëra që nuk dini për shkarkimin e gjeneralit McChrystal

Presidenti i SHBA-ve Barack Obama shkarkoi Gjeneralin Stanley McChrystal nga kreu i forcave amerikane në Afganistan, për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme të një pjese interviste të botuar në revistën amerikane për të rinj “Rolling Stone”, në vend të tij është komanduar gjenerali i mirënjohur David Petraeus.
Mirëpo vëmendja e të gjithëve u përqendrua me të drejtë në çështjen politike, dhe pastaj përfundoi në vendin e dytë një element që duhet të ishte rëndësishme dhe primare në këtë ceshtje. çfarë dimë ne mbi atë intervistë dhe shkrim të gjatë plot tetë faqe, përveç atyre gjashtë ose shtatë rreshta që kanë riprodhuar gazetat në mbarë botën? Pak ose asgjë. Por gjëra për t’u thënë ka shumë.
***
E para - shumë pak veta e dinë emrin e autori të shkrimit dhe intervistës. Emri i tij është Michael Hastings, 30 vjeç dhe kur ai ishte vetëm 25 vjeç ishte i dërguari i revistës amerikane “Newsweek” në Afganistan: njërit prej gazetarëve më të rinj perëndimorë në Bagdad. Gjatë muajve të fundit të tij në Irak, e dashura e tij - Andi Parhamovich, edhe ajo gazetare - vendosi të bashkohej me të në Irak, për të kaluar më shumë kohë me të. Përfundoi që ajo vdiq menjëherë sapo mbërriti në kryeqytetin e Irakut, viktimë e një sulmi. Këtë gjë Michael Hastings e rrëfeu në një libër të publikuar disa muaj më vonë: “Humba dashurinë time në Bagdad”.
E Dyta – shkrimi i gazetarit Michael Hastings është plot me informacione dhe detaje rreth jetës së Gjeneralit McChrystal dhe të stafit të tij, zakonet e tyre, ritualet e tyre, përmbajtja e bisedave të tyre. Shumë veta kanë bërë pyetjen se si ai ia ka dalë të shpenzojë kaq shumë kohë me Gjeneralin e Përgjithshëm të SHBA-ve më të përkushtuar dhe të fuqishëm në Afganistan: ushtarakë të cilët nuk dëshirojnë të kenë përreth gazetarët për të shpenzuar orë duke folur me Hastings, në vend që të punonin?
Gazetari Hastings u takua me McChrystal dhe me stafin e tij në Paris (gjatë mbylljes së aeroporteve për shkak të vullkanit islandez), kur Gjenerali do të mbante një leksion dhe do të merrte pjesë në një darkë. Për shkak të resë dhe mbylljes së lidhjeve të aeroporteve në Europë, McChrystal me të tijtë pritën ca në Paris përpara se të zhvendoseshin pastaj me autobus në Berlin, ku qëndruan për disa ditë. Pastaj u nisën për në Afganistan, dhe Michael Hastings ia doli të ishte bashkë me ta. Rezultati: Michael Hastings kaloi me McChrystal dhe stafin e tij pothuajse një muaj. Ditë të mjaftueshme për të vënë së bashku një mal me materiale.
E treta - Për disa orë, pavarësisht shkrimit nga Hastings që ishte tashmë në qendër të vëmendjes së gazetave anembanë botës, sajti në internet i “Rolling Stone” nuk e kishte publikuar ende në mënyrë të plotë. Edicioni në shtyp do të dalë sot, dhe plani i drejtorisë së gazetës ishte të zbulonin disa thashetheme dhe disa fragmente para publikimit, për të thithur dhe bindur sa më shumë njerëz të jetë e mundur për të blerë revistën.
Por lajmi ishte shumë më i madh seç mendonin ata, dhe dimensionet politike të rastit kërkonin një lexim të plotë të shkrimit: në disa orë disa gazeta amerikane kishin marrë tekstin e plotë dhe e kishin publikuar, të tjerët e vunë në dispozicion direkt në pdf. Për pak kohë para se të botohej në internet i plotë, redaktorët e revistës “Rolling Stone” kishin paralajmëruar gazetat e tjera për të mos e botuar artikullin e plotë, pastaj edhe ata u dorëzua nga evidenca dhe më pas e vunë në faqen e tyre të internetit. Fakti mbetet që ata nuk e kishin nuhatur mirë potencialin e tyre, dhe kjo i ka bërë të merrnin shumë kritika dhe rrufe në shpinë. A e dini se cili imazh ishte në kopertinën e numrit të fundit të “Rolling Stone”, numër i cili çoi në dorëheqjen e McChrystal nga detyra kryesore e Shteteve të Bashkuara në operacioni ushtarak në Afganistan? Imazhi i këngëtares Lady Gaga.
E Katërta - Përshkrimi që i bën shkrimi gjeneralit McChrystal dhe stafit të tij është plot me detaje interesante dhe epike. Gjenerali McChrystal kishte një reputacion si një ushtar i përsosur, dhe përpara se ta bëjnë komandant në Afganistan ishte i ngarkuar me operacionet e fshehta: ai është njeri që ka kapur Sadam Huseinit dhe vrarë Al Zarkawin, për të bërë disa shembuj. Në atë shkrim dëftehen mbi të gjëra gati si legjenda urbane: fle katër orë në natë, ha vetëm një vakt në ditë, vrapon dhjetë kilometra çdo mëngjes. Stafi i tij është përshkruar si një grup i ndryshëm dhe i fortë që gëzohet shumë me ushtarët e tij: një grup të rinjsh të udhëhequr nga një lider i fortë dhe karizmatik. "Unë do të vdes për ta", thotë gjenerali McChrystal në një pasazh të intervistës. "Ata do të vdisnin për mua”. Në fakt, para se të dinin se shkrimi përfshinte edhe fjalët që çuan në dorëheqjen e Gjeneralit, Pentagoni kishte shpresuar se duke botuar një shkrim si ky në një revistë si “Rolling Stone” që lexohet kryesisht nga të rinj, mund të tërheqë interesin e të rinjve dhe ndoshta t’i bindë ata të bashkoheshin me ushtrinë.
është e mundur që kjo të ishte arsyeja themelore pse Hastings-it i ishte dhënë leja për të shpenzuar kaq shumë kohë me McChrystal dhe stafi i tij. Sigurisht nuk kanë menduar se po jepnin në duart e gaztorit një skandal të kësaj shkalle.
E Pesta - Ky është një mendim dhe jo një fakt, por gjithsesi, keni besimin tim. Në qoftë se historia u ka apasionuar, mund ta lexoni në sajtin e internetit të revistës, RollingStone.com

Përgatiti L.Lita

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›