E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita sulmon eurodeputetët, për rezolutën e vizave dhe integrimit. Bregu-Topalli: Vizat brenda shtatorit, dështuan përpjekjet e Ramës për të izoluar shqiptarët

Politika e bunkerit mori dje shuplakën e radhës nga BE, por mercenarët e Ramës sulmojnë nga Kuvendi eurodeputetët, duke deklaruar se në Shqipëri ka një “krizë të rrezikshme” dhe se s’ka nevojë për viza apo për integrim. Reagimi i mazhorancës ishte se Rama ka aktivizuar lobet antishqiptare për të bllokuar vizat dhe izoluar vendin


Deputetët e opozitës nuk e morën mundimin të përshëndesin as sot rezolutën e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave dhe integrimin e Shqipërisë. Paturpësia e ligjvënësve socialistë nuk njeh më limite dhe është për të ardhur keq që parlamenti shqiptar përfaqësohet nga ajo klikë e kamufluar nga interesat personale individuale. çuditërisht ligjvënësit socialistë përgenjështruan pikat themelore të raportit më të fundit të Brukselit, i cili vlerëson angazhimin institucional të qeverisë në realizimin e kritereve për heqjen e vizave dhe integrimin evropian. Deputeti socialist Namik Dokle, kaloi çdo cak të replikës me përfaqësuesit e mazhorancës, teksa u shpreh se “Parlamenti Evropian jep alarmin për një krizë të rëndë në Shqipëri”. Deklaratë kjo sa e budallepsur aq edhe tendencioze, kur flasim jo më shumë se një ditë pas votës unanime të Parlamentit Evropian. Kësisoj, s’ka më asnjë dyshim se opozita do japë ndonjë kontribut për t’u shënuar në procesin e heqjes së vizave për shqiptarët dhe integrimin e Shqipëisë, lobet antishqiptare janë kthyer tashmë në axhendën e Edi Ramës dhe pinjollëve të nomeklaturës komuniste.


Bregu: Brenda shtatorit PE merr vendimin për vizat. Topalli: Ramës s’i nxihet faqja edhe pas miratimit të rezolutës Ministrja e Integrimit Evropian Majlinda Bregu, është shprehur sot gjatë diskutimit të lirë në Kuvend se Brenda shtatorit Parlamenti Evropian do miratojë vendimin për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Një ditë pas miratimit të rezolutës nga Komisioni i Jashtëm në PE, Bregu tha se rruga e integrimit të Shqipërisë është një process i pakthyeshëm. Ministrja e Integrimit vuri në dukje se qeveria është e angazhuar maksimalisht për realizimin e reformave, për të bërë të mundur integrimin e vendit. “Falenderoj Komisionin e Jashtëm të PE-së për miratimin në unanimitet të rezolutës për integrimin e Shqipërisë. Prisja që edhe opozita të shprehte mirënjohje për Parlamentin Evropian dhe institucionet e BE-së për këtë vendim”- u shpreh ministrja e Integrimit. Në të njëjtën linjë është shprehur edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Kryeparlamentarja akuzoi kryetarin e socialistëve se ka lobuar në PE për të bllokuar miratimin e rezolutës për heqjen e vizave. “Kjo është ndër datat historike dhe prisja të fillonim seancën duke i shprehur mirënjohje PE-së për këtë vendim historik. Dy ditë më parë opozita bëri të pamundurën Komisioni i Jashtëm në PE të mos miratonte rezolutën për integrimin. Por përpjekja juaj dështoi zoti Rama”- deklaroi kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.


Kuvendi diskuton për rregulloren e re, mazhoranca: Gjyqësori duhet të funksionojë vetëm nëpërmjet transparencës Deputeti i Partisë Demokratike, Viktor Gumi tha sot në Kuvend se përzgjedhja e kandidatëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese është akt përgjegjshmërie që funksionon vetëm nëpërmjet transparencës, ndaj votimi duhet të jetë i hapur. “Për herë të parë nëpërmjet nismës për votim të hapur kërkohet të thyhet një mentalitet. Ndaj duhet të shprehim besim për përzgjedhjen që bëjmë nëpërmjet votimit të hapur dhe nominal për dekretet e Presidentit”- tha Gumi. Sipas tij, nisma e propozuar nuk përbën shkelje pasi nuk ka përmbajtje antikushtetuese, nuk ka asnjë shkelje të ligjit të brendshëm të vendit, nuk identifikohet edhe në vendet e ndryshme asnjë rregull i artë që duhet ndjekur në këtë fushë. Të njëjtin qëndrim ka shprehur dhe deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili shtoi se Kuvendi duhet të guxojë të marrë hapa për ndryshime të mëdha. Sipas tij, përzgjedhja e kandidatëve, kur flitet për sistemin e drejtësisë, duhet t’i nënshtrohet parimit të transparencës dhe votimit të hapur.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›