E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi presidencial 4 krerët takohen në Prizren

PRIZREN-Në Prevallë të Prizrenit, fillon sot takimi i thirrur nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, mysafirë të të cilit do të jetë presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ai i Malit të Zi, Filip Vujanovic dhe presidenti maqedon, Gjorgje Ivanov.

Sipas axhendës së bërë publike, të premten në mbrëmje, në Prevallë afër Prizrenit, fillojnë të arrijnë delegacionet e shteteve pjesëmarrëse në këtë samit, i cili do të përmbyllet më 27 qershor.

Të shtunën paradite presidentët do të kenë takime bilaterale, ndërsa pasdite do të organizohet një takim i përbashkët ndërmjet katër presidentëve, pas të cilit menjëherë do të mbahet një konferencë e përbashkët me gazetarë.

Bazuar në xhendën zyrtare, samiti i Prizrenit nuk pritet të rezultojë me ndonjë deklaratë të përbashkët politike të presidentëve nga rajoni.
Parashihet që nesër të ketë takime individuale, ndërsa pasdite do të mbahet mbledhja e të katër presidentëve.

Analistët e kanë vlerësuar këtë samit si një hap pozitiv, në të cilin vendet pjesëmarrëse do të mund të shpalosin interesat e tyre të përbashkëta dhe të forconin raportet e tyre bilaterale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›