E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Administrata, shtylla e funksionimit të shtetit

28-06-2013 / Gazeta 55

Rotacioni i pushteteve i imponuar tashmë nga vota e shqiptarëve në 23 qershor, s’duhet të bëjë pjesë të kalkulimeve politike, për parcelizimin e pushtetit, administratën shtetërore. Në këto 8 vite, administrata ka dëshmuar ndoshta eficencën dhe funksionalitetin më të madh të njohur ndonjëherë, duke marrë parasysh dinamizmin me të cilin u zhvillua shoqëria shqiptare, në të gjithë treguesit e saj. Padyshim që, dyfishimi i pagave dhe pensioneve nga viti 2005-ë, është meritë e kësaj administrate. Reformimi i sistemit shëndetësore padyshimtin më të vogël që është meritë e kësaj administrate. Ulja e taksave dhe krijimi i vendeve të reja të punës, është gjithashtu meritë dhe kontribut i atyre punonjësve të palodhshëm. Sikurse, investimet në infrastrukturë apo dhe subvencionimi i fermerëve, praktika këto të panjohura para vitit 2005-ë, erdhën si rrjedhojë e zotimit dhe angazhimit të administratës dhe qeverisë “Berisha”. Prandaj, administrata duhet të ushtrojë detyrën e saj me përkushtim dhe kapacitet të plotë, pa drojë dhe kurrfarë demoralizimi. Administrata është dhe mbetet shtylla e funksionimit të shtetit. Kush s’e kupton këtë, thjesht i vë kazmën themeleve të shtetit. Rrafshon sistemin më funksional të ndërtuar përgjatë 8 viteve!

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›