E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Do të duhen edhe dhjetë vjet, por në fund India do ta tejkalojë Kinën

Mrekullia indiane do të përmbushen në vitin 2018. Janë të bindur ekspertët e Economist Intelligence Unit, një think-tank i revistës së biznesit britanik: “në më pak se dhjetë vjet ekonomia indiane do t’ia kalojë Kinës”. Nga ky lajm, sikur Perëndimi ka marrë frymë me një psherëtimë lehtësimi.
Nuk bëhet fjalë për një formë mospëlqimi apo mosbesimi ndaj Republikës Popullore Kineze, ose një tërbim kundër një pushteti të ri, të madh, as një mbrojtje e fortë të strukturave monopoliste, të lidhura ndoshta me një instinkt anakronik kolonial. Në lojë ka diçka që shkon përtej çështjeve ekonomike dhe të prodhimit të mallrave: kemi vizionin e një tregu global të mbyllur në një kafaz. Kjo do të thotë se po mbrohet një kulturë perëndimore, një ide e lirisë që duhet të jetë themeli i të gjitha marrëdhënieve civile.
Kina të shtie frikën sepse modeli i saj hibrid i kapitalizmit, po detyron shtrembërimin e konkurrencës dhe tregut. Këto janë karta që kanë bërë të mundur një zhvillim kaq të shpejtë, pothuajse të furishëm. Megjithatë pas zgjedhjeve fitimtare në nivel ndërkombëtar në një periudhë afatshkurtër, por në një periudhë afatgjatë nëse nuk mbështeten në reforma të duhura administrative dhe sociale, gjithë ky investim mund të ndalojë rritjen ekonomike. Veç të mendojmë pak mbi shtyllën kurrizore të ekonomisë kineze, mbi fuqinë punëtore nën kosto, për të shfrytëzuar kapacitetin e lëndës së parë. Turbo-komunizmi kinez është fokusuar në prodhimin e produkteve finale me një kosto të ulët dhe me cilësi të ulët. Para të fituara lehtësisht, për një të ardhme të pasigurt.
Kurse India është një histori tjetër. Aktualisht India është ekonomia e dytë më e madhe në botë, dhe me perspektiva të mëdha. “Modeli indian”, nëse kështu mund të përcaktojmë rrugën e “përparimit” të zgjedhur nga Nju Delhi, lind nga ajo ndjenjë e lirisë që e udhëhoqi popullin indian kundër kolonializmit britanik dhe nga e cila lindi nevoja e prosperitetit, natyrisht, në respektim të të drejtave individuale dhe të aspiratave. India e sotme nuk është vetëm sinonim i ndarjes në kastë, i racizmit dhe i përjashtimit në bazë të etnicitetit dhe religjionit. Ka qenë në gjendje të gjejnë një mënyrë për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, të pjekur në aq sa duhet për të aspirojnë jo vetëm udhëheqjen kontinentale, por edhe atë globale. Marrim rastin e kinemasë, një element qendror i “industrisë së re” indiane që është në të njëjtën kohë, një tregim i fuqishëm i kësaj rritje. Filma të tillë si “The milioner” janë në gjendje të ofrojnë një portret të besueshëm të pasurive dhe ëndrrave të kësaj shoqërie në ndryshim të madh. Karakteret e atyre personazheve që shfaqen në ekran, janë të njëjta që kryesojnë një revolucion të vërtetë. Pra, në të gjithë sektorët e ekonomisë, nga Bollyvudi deri te Call Center, ndihet një frymë e rinovimit. Vlera e shtuar në Indisë në krahasim me kapacitetin e Kinës, është në rëndësinë që i kanë dhënë specializimit në produkteve me cilësi të lartë. Një sektor që ka një rritje të vazhdueshme është, në fakt, teknologjia e shërbimeve dhe të financave. India është bërë një eksportues i madh i programeve kompjuterike. Një tjetër fushë në rritje është ai i gjurmimit shkencor, sidomos ai mjekësor. Pritet që ekonomia e Indisë të rritet në vitet e ardhshme, me një normë rreth tetë përqind. Nju Delhi, njëlloj si në Londra apo Nju Jorku. Ka shumë të ngjarë që të jetë zemra e botës post-moderne. India është një lloj pompe, duke vijuar të pompojë pa humbur asgjë, duke shembur paradigmat e shekullit XX. Por sekreti i revolucionit kapitalist në Indi mund të shpjegohet lehtë: India ka një grup të ri administratorësh, me një njohuri të mirë të gjuhës angleze. Një brez që sheh me optimizëm drejt Perëndimit, duke i mësuar sekretet e tij dhe më pas duke i riprodhuar në një formë tjetër, indiane. Europa e vjetër dhe Amerika që nuk është më re kanë zgjedhur hapjen e tregut ndaj mallrave të gjigantin indian, ndërsa Nju-Delhi i ka ofruar çdo ofertuesi të lartë prodhimin e saj “know-how”.
Ja, pra, ku qëndron receta për sukses në ekonomi. Takohemi në vitin 2018, atje ku e ardhmja fillon.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›