E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër-Tepelenë, shpërthen autoboti

Shpërthimi i një autoboti nafte ka bllokuar për disa minuta aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.
Ngjarja ndodhi kur autoboti u përplas me bordurën e rrugës, duke shpërthyer në flakë. Kjo ka bërë që të bllokohet trafiku rrugor.

Autoboti po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Gjirokastrës. Drejtuesi i mjeti ka zbritur me shpejtësi nga makina, duke u larguar prej andej, për t'i shpëtuar kështu rrezikut. Tre zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes, të cilat luftuan me flakët. Forcat e rendit bllokuan qarkullimin në këtë aks rrugor për të minimizuar pasojat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›