E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria Dixhitale”, projekt i shtrirë në të gjithë vendin

12-09-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha takon Drejtorin e Përgjithshëm të Fondacionit ECD, z. Damien O’Sullivan  


Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me z. Damien O’Sullivan Drejtor i Përgjithshëm i Fondacionit ECDL, i cili shoqërohej nga Drejtori i AGNA Grup z. Vasil Naçi. Drejtori i Fondacionit të ECDL, e falenderoi kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe e informoi atë, se qëllimi i punës së tyre është krijimi i mundësive të përdorimit sa më efiçent të teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit duke zhvilluar, promovuar dhe shpërndarë programet e çertifikimit të një cilësie sa më të lartë. Sipas O’Sullivan, fondacioni ECDL-së është i gatshëm të bashkëpunojë me qeverinë për të zhvilluar më tej projektin “Shqipëria dixhitale”. Në këtë kontekst, O’Sullivan i shprehu kryeministrit Berisha, garancinë për seriozitetin e punës së  Fondacionit ECDL për certifikimin për përdorimin e kompjuterëve. Nga ana e tij, kryeministri Berisha pasi i uroi mirëseardhjen përfaqësuesit të kompanisë ECDL, e njohu atë rreth projektit madhor të qeverisë “Shqipëria Dixhitale”, një projekt ky që ka gjetur një shtrirje të gjerë në të gjithë vendin. Kryeministri Berisha u shpreh se, qeveria ka ecur shumë përpara në zhvillimin e projekteve dixhitale, tashmë pas shpërndarjes së kompjuterëve në të gjithë administratën publike është rritur edhe standardizimi i aftësive për përdorimin e tyre. Duke vlerësuar zhvillimin e projektit “Shqipëria Dixhitale”, O’Sullivan shprehu gatishmërinë e tij për asistimin nga fondacioni  ECDL i këtij projekti, kërkesë kjo që u pranua me kënaqësi nga kryeministri Berisha, i cili theksoi se qeveria është gjithmonë e hapur të bashkëpunojë për përmirësimin dhe rritjen e standardeve në fushën e zhvillimit të teknologjisë së informacionit. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›