E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Elsa Lila në mes të vrasësve të nënës së saj

Historia tregon se vrasja e nënës së Elsa Lilës ka qenë një çështje e klaneve të Partisë Socialiste në vitin 1997. Vrasja u zbardh, pas ardhjes në pushtet të demokratëve, por këngëtarja duket se s’e ka fort problem të strehohet në të njëjtën çadër me ata që porositën krimin makabër

Hyrja e Elsa Lilës, në grevën e pretenduar të urisë, ka qenë lajmi më i rëndësishëm i ditës së djeshme. Përjetimet e këtij veprimi kanë qenë të ndryshme.
Në këtë mori përjetimesh e qëndrimesh, nuk mund të injorohet njëri, sipas të cilit, Elsa Lila, ka hyrë në grevën e urisë dhe se që prej mesditës së djeshme, ajo ndodhet mes vrasësve të nënës së saj.
Të kuptohemi, nuk është se ndonjë prej grevistëve të urisë, të cilët që prej ditës së djeshme janë bashkëvuajtës me Elsa Lilën, ka tërhequr këmbëzën e armës, në drejtim të nënës së këngëtares... Por, fakti që e ëma e saj, humbi jetën, kur qeverisnin “bashkëvuajtësit” e Elsa Lilës dhe për më tepër indiferentizmi dhe moszbardhja e asaj vrasje, e bënë këngëtaren, që të shohë veten në një llogore me “bashkëpunëtorët” e vrasësve të nënës së saj.
Elsa Lila, mund të ketë harruar, se kur dhe kush e zbardhi vrasjen e nënës së saj, ashtu sikurse, në përfundim të kësaj greve urie, të gjithë do të kenë harruar se për ca orë, apo ditë, aty merrte pjesë edhe e bija e një gruaje viktimë e krimit, përkrah bashkëpunëtorëve në realizimin dhe fshehjen e këtij krimi...
Kaq është më se e mjaftueshme, që nesër të harrohet edhe ekzistenca e Elsa Lilës në një me nder, grevë urie...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›