E Diel, 1 Nëntor 2026

Aneta Koleka ndalon Edi Ramën të futet në grevë urie

Pasi është kooptuar në mbledhjen e fundit si anëtare e grupit parlamentar të PS-së, si përfaqësuese e politikës së re, edhe pse sipas traditës, prindërit sjellin në politikë fëmijët dhe jo anasjelltas, Aneta Koleka ka regjistruar suksesin e parë politik, duke ndaluar të birin të ngujohet në çadër

Aneta Koleka, e njohur ndryshe edhe si Aneta Rama, e ëma e Edi Ramës, prej disa ditësh, që kur mësohet se ka filluar një mender grevë urie, është kooptuar si anëtare e grupit parlamentar të PS-së. Në mbledhjet e grupit parlamentar të kësaj partie, në kompensim të deputeteve greviste të urisë, merr pjesë edhe Aneta Koleka (Rama). Në lokalin te dy kullat, i shndërruar si sallë e mbledhjeve të grupit parlamentar të PS-së, nuk ka munguar në këto ditë as Aneta. Jo vetëm kaq, por ajo mësohet se ka qenë aktive në diskutimet dhe mendimet e saj se, “si ta bëjmë grevën e urisë të masave”.
Sjellja e Edi Ramës, e cila ka prishur një traditë të mirë që ka filluar të zërë vend në radhët e PS-së, mësohet se ka xhelozuar jo pak disa prej deputetëve të kësaj partie, të cilët, duke e parë si risi kooptimin që ai (Edi Rama) i ka bërë të ëmës së tij, ju vjen rëndë nga vetja, sepse ata janë pjesë e kooptimit që prindërit ju kanë bërë atyre. Me radhë, Ilir Xhelil Gjoni, Ditmir Sulejman Bushati, Enkeleida Hamid Shamku, Ilir Hamit Beqja..., etj..., etj., mësohet se janë ndjerë inferior në këto ditë të fundit, përballë faktit se si një “bir i denjë”, ka arritur të kooptjë të ëmën, si pjesë e “politikës së re”, e barasvlefshme me Olta Xhaçkën, apo Shegushe Ligorit, ndërsa ata si të padenjë, vjelin frytet e kooptimit, vetëm se janë klonim i kooptimit prej prindërve të tyre.
Si pjesë e “politikës së re”, sigurisht Aneta Kleka ka pasur edhe rezultatet e saja, të admirueshme, ku veçon këmbëngulja e saj, për të mos e lënë të birin e saj, Edi Ramën, për të hyrë në grevë urie.
Me këtë këmbënguljen e saj, Aneta, nga ana tjetër i ka dhënë Edi Ramës një armë të fortë në dorë, sipas të cilës dhe nën justifikimin, “unë dua, por nuk më lë mamaja të hyj në grevë urie”, ka arritur t’ju mbushë mendjen anëtarëve dhe simpatizantëve të PS-së, duke siguruar edhe keqardhjen e tyre, pse nëna nuk i jep mundësinë të birit të realizojë “dëshirën” (e munguar) për të hyrë në grevë urie...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›