E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Kooptimi i intelektualëve, një strategji kopjace, që s’jep rezultate tek një kongres privat

05-11-2011 / Gazeta 55

Sot në Kongres Rama do kooptojë disa intelektualë, duke kopjuar nismat e mëhershme të mazhorancës, por kopja mbetet e tillë dhe s’funksionon dot tek një forum politik që është thirrur si një strukturë private e Edvinit

Që Kongresi i Partisë Socialiste do kthehej në një aktrim të gënjeshtërt për qindra e mijëra socialistë në gjithë vendin, pavarësisht se kjo u pa që në mandatimin e delegatëve nga “dora e zezë” dy javë më parë, kjo dihej, por që pre’ e këtij spektakli të turpshëm do bëheshin edhe të ashtuquajtur “intelektualë”, kjo është befasi.
Si të mos mjaftojë fakti që PS shkon në punimet e Kongresit me një palo-program, të pabesueshëm dhe mashtrim i pastër i kupolës së biznesmenëve të PS, në sytë e delegatëve të manipuluar dhe mijëra socialistëve të bazës, shpaloset skenari i aderimit të një elite intelektualësh në radhët e Partisë Socialiste.
Sigurisht që kjo lëvizje të sjell ndër mend Komitetin e Orientimit të Politikave (KOP), strukturë e cila shërbeu pranë Partisë Demokratike në hartimin e programit politik në 2005-ën, çka i parapriu fitores elektorale dhe formimit të qeverisë së re mbi bazën e koalicionit të djathtë.
Por sa i vlen Partisë Socialiste kooptimi i intelektualëve në gjirin e saj politik, për vetë kushtet dhe rrethanat në të cilat ajo ndodhet?
Në 6 vitet e drejtimit të PS nga Edi Rama, selia rozë i është nënshtruar “fshesave” të njëpasnjëshme, duke zhbërë prej saj jo vetëm kontribuuesit ndër vite, por edhe themeluesit e fillim viteve ’90-të. Dhe ky proces ushtrohej në funksion të paradigmës politike të Edi Ramës, për të krijuar terrenin e përshtatshëm për këtë të fundit, që të mbijetonte në krye të PS, edhe në rast të humbjeve elektorale.
Situatë më shumë se e mirëmenduar, por ajo që përbën shqetësimin e madh të ditëve të sotme, është maskarada e Kongresit dhe përpjekja e karikaturës politike për të përmirësuar imazhin e degdisur të PS, përmes kooptimit të “intelektualëve”, duke u shndërruar kështu në një kopje të shëmtuar jo vetëm të modaliteteve politike, por pse jo edhe programore e strukturore. Jo më kot është aluduar gjithnjë se shpura e ngjizur nga Rama në PS, është thjesht një gangrenë e dështuar alternativash politike, teksa kjo e fundit është zëvendësuar nga interesa financiare dhe klienteliste, të lidhura ngushtësisht me kryesocialistin.
E sigurtë është se socialistët në gjithë vendin nuk presin surpriza nga punimet e kongresit të sotëm, edhe pse do shprehet qartë në mënyrë verbale ashpërsimi i politikës së përjashtimit dhe përndjekjes së figurave historike në PS.
PS-në nuk e nxjerrin dot nga balta e batakçiut Rama, intelektualët që sot do tentojnë nga kongresi i PS-së të kopjojnë KOP-in e ideve dhe alternativave evropiane. Kjo për shumë arsye dhe për arsyen e vetme se Rama nuk është simpatizant i frymës dhe ideve moderne, por i prapambetjes gjysmëshekullore të atit të tij politik dhe biologjik.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›