Programi-piramidë i Edi Ramës
Taksimi i atyre që prodhojnë të ardhura e vende pune, shpallja e 300 mijë vendeve të reja pune, konsideruar mashtrim edhe prej matematikanit Meidani, si dhe kërcënimi i investimeve të huaja, paraqiten si programi-piramidë që u ofron shqiptarëve hipotekën e shkatërrimit të ekonomisë
Për sa kohë që Edi Rama ka në dorë vetëm të prodhojë premtime bosh, për të cilat zor se mund të vihet ndonjë herë përballë ballafaqimit për ti bërë realitet, ai mund të vazhdojë në retorikën e tij të tipit të program-idesë së “7 drejtimeve themelore, 100 masave e 1000 faqeve”. Në këtë kontekst, ndërsa një kuti këpucësh e mbushur në zbrazëtinë e saj, në prag të zgjedhjeve të vitit 2009, me “7 drejtime themelore, 100 masa e 1000 faqe”, bëri si bëri dhe “peshkoi” Rexhep Meidanin, së fundmi, “shqyerja” e kësaj kutie këpucësh, në të cilën Edi Rama ka futur edhe hapjen e 300 mijë vendeve të reja pune, ahaaa…, as Rexhep Meidanin nuk mund të vazhdojë të gënjejë ende. Për aq kohë, sa nga premtimi më i fundit i Edi Ramës nuk është “peshkuar” më as Rexhep Meidani, gjasat janë që kutia e këpucëve e mbushur në zbrazëtinë e saj me premtimet e gënjeshtra të Edi Ramës, falë edhe ligjit më të fundit për mbetjet, të jetë objekt i riciklimit të saj. Gënjeshtrat më të fundit të Edi Ramës, për bërjen realitet sipas tij, kur të vijë (po erdhi) në pushtet, përveçse një gënjeshtrave që nuk i beson as Rexhep Meidani, janë një tregues edhe i mendësisë që kreu i PS-së, ka ndaj bizneseve dhe iniciativave private. Taksimi i atyre që prodhojnë të ardhura e vende pune, shpallja e 300 mijë vendeve të reja pune (konsideruar mashtrim edhe prej Rexhep Meidanit), kërcënimi i investimeve të huaja, hipotekë e shkatërrimit të bazës së ekonomisë, janë asgjë më shumës e premtim-piramidë të Edi Ramës. Këtë piramidë, në “shpalosjen” para kongresit, Edi Rama premton se do ta çojë derë më derë...pra, do të shpërndajë virusin e joefektivitetit, duke e pretenduar se “është baza e programit tonë të nesërm qeverisës. Është një program bazë të cilin ne do ta çojmë derë më derë e dorë më dorë, do ta diskutojmë gjerë dhe gjatë për ta kthyer në një program qeverisës deri në detaje”. Por, si përherë, ku trashëgimia e mosmbajtjes së premtimeve penalizon të majtën dhe kujton programet-piramida të saj, këtë “fat”, duket se do të ketë edhe premtimi më i fundit i Edi Ramës. Edhe tani, Edi Rama e paralajmëron gënjeshtrën, duke deklaruar paraprakisht se “kush qeveris dhe nuk u përmbahet premtimeve duhet të largohet”, ndërkohë që vet është simboli i mosmbajtjes së premtimeve..., por edhe i moslargimit, megjithëse mosmbajtjet e premtimeve të tij, vazhdojnë ta mbajnë ët dënuar PS-në, në opozitë...
...