Harasani: Programi i PS duhet të ndryshohet, s’është realist

Sekretari për programin politik në Partinë Socialiste Andis Harasani, shprehet se programi i PS-së që pritet të prezantohet sot në Kongres, duhet të rishikohet, pasi ka nevojë për përmirësime. Sipas Harasanit, kongresi i PS duhet të shërbejë si moment bashkimi për të gjithë socialistët, ndërsa ngarkon me përgjegjësi kryesocialistin Rama, për gjithçka që mund të ndodhë sot. “Në lidhje më ndryshimet në statut mendoj se duhen rishikuar, ndërsa në lidhje që ajo që ju thatë për programin ose për draft programin, besoj që është një përpjekje serioze. Se çfarë do të donim ne si një forcë shumë serioze politike si Partia Socialiste, për të ndryshuar, por nuk është as program, as draft program pasi në asnjë moment, nuk ka se çfarë ne duhet të bëjmë ndryshe, si duhet ta bëjmë ndryshe dhe kush është fatura financiare. Do e uroja dhe do e mbështesja kryetarin Rama, për të realizuar një Kongres bashkimi sepse është ajo se çfarë ka nevojë Partia Socialiste”, u shpreh deputeti Andis Harasani, sekretar i Programit Politik të Partisë Socialiste.
...