E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Kreshnik Spahiu, pengmbajtësi i madh i reformës në drejtësi

Reforma në drejtësi mbetet një nga objektivat madhorë që qeveria shqiptare duhet të përmbyllë deri në fund të këtij sesioni parlamentar, i fundit për këtë mandat qeverisë 4-vjeçar.
Ndërsa qeveria vetë, por edhe parlamenti, ka demonstruar një përgjegjësi, përballë edhe përmbushjeve të detyrimeve për plotësimin e kushteve të vëna nga ndërkombëtarët, duket se reformën në drejtësi, e pengojnë të vetëdëshiruarit për t’u thirrur si “leva” të pushtetit.
Në këtë “komunitet levash”, Kreshnik Spahiu, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili në kushtet kur mungon emri zëvendësues, ai dhe vetëm ai, nëpër disa faqe interneti njihet ende edhe si Drejtor Ekzekutiv i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve (CAO), mban “peshën” kryesore në “futjen e shkopinjve nën rrotë”, kësaj reforme në drejtësi. I vetërreshtuar në krahun e atyre që sukseset e qeverisë “ju errësojnë sytë”, në tentativën për të penguar sa të mundë këto suksese, ai, Kreshnik Spahiu, bën pehlivanin dhe herë herë ndërsen ca prokurorë e gjyqtarë, të “organizuar” në OJF-ëra, dhe herë herë, e merr përsipër vetë rolin e të ndërsyerit antireformë.
Pasi bëri, sigurisht aq sa dinte dhe për më tepër aq sa mundte, me ligjin “Për Prokurorinë”, në fakt nuk bëri asgjë, sepse ai ligj dje mori edhe firmën përfundimtare, Kreshnik Spahiu, ka paralajmëruar bllokimin e emërimit të gjyqtarëve magjistratë nëpr gjykatat e Shkallës së Parë, bllokim, i cili ndryshe mund të lexohet edhe si “shpallje tenderi”, për vendet vakante të gjykatave.
Ai, kreshnik Spahiu, që në debatin e para disa javëve, për ligjin e “administratës gjyqësore”, apo ca më pas edhe “për gjykatat administrative”, bënte sikur ju qante hallin gjyqtarëve, tashmë, si pjesë të dyfytyrësisë së tij, zgjedh të tregojë se për atë, 10 gjyqtarët magjistratë, ndaj të cilëve mban të bllokuar emërimin. Kreshnik Spahiu, as përballë sensibilizimit publik të 10 gjyqtarëve magjistratë, të paemëruar ende, nuk shfaq as sensibilitetin më të vogël, jo përballë faktit, që ata do të mund të paguhen deri jo më larg se fundi i këtij muaji, por, për më tepër as përballë faktit që emërimi i tyre është pjesë e një procesi, shumë më të rëndësishëm se sa interesat e vogla të zëvendëskryetarit të KLD-ës, interesa që lidhen me rinovimin e trupës gjyqësore, anë e kënd vendit.
Ky proces merr një rëndësi dhe përgjegjësi më të madhe edhe përballë largimeve të mundshme të gjyqtarëve të inkriminuar nëpër gjyqe politike, që ligji më i fundit i dosjeve do i flakë ata tani e tutje, nga sistemi i drejtësisë.
Në fakt, dyfytyrësia e Kreshnik Sopahiut është “metodë” pune e tij.
Jo më larg se 2-3 muaj më parë ai lançoi jo me pak bujë, largimin e disa gjyqtarëve nga detyra, sit ë përfolur për abuzim e korrupsion dhe vetëm pas 2-3 mbledhjesh, të tipit “shëtitje nëpër Shqipëri”, të KLD-ës, ai tashmë bën harraqin, jo vetëm për të vazhduar turin e paralajmëruar të “mbledhjeve turistike” të KLD-ës, por më keq, akoma, për të vazhduar procesin e penalizmit të mundshëm të gjyqtarëve, të “nominuar” për abuzime e korrupsion.
Thua, gjatë kësaj periudhe Kreshnik Spahiu të ketë ndryshuar mendje, për gjëra që mund të merren me mend, si bie fjala “tenderi” i tipit zëvendëskryetar i KLD-ës, që mund të ketë shpallur “fitues” gjyqtarë e “kandiduar” e “listuar” për penalizim.
Dashtë fraza “në emër të drejtësisë”, e nuk është kështu.
Gjasat janë që të jetë edhe më keq se kaq. Ndryshe nuk ka si të justifikohet dyzimi i zëvendëskryetarit të KLD-ës, kur një herë bën flamurtarin anti gjyqtarëve të korruptuar dhe pas këtij fraksioni shumë të vogël kohe, për ditë, javë, e muaj pse jo deri në kufijtë harresës, ai Kreshnik Spahiut, vazhdon të bëjë rolin e sforcuar, (jo vetëm) të harraqit, të atij që s’ka qenë ai që ka anunçuar me forcë penalizimin e disa gjyqtarëve, tashmë me emra e mbiemra, të bëra e ribëra publike…

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›