E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Kthimi i gënjeshtërt i PS-së në Kuvend

22-08-2011 / Gazeta 55

Fillimi i shtatorit pritet të shënojë edhe fundin e një bojkoti të gjatë afro dy vjeçar nga radhët e deputetëve të opozitës. Vetëm me urdhër të liderit të tyre, Edi Ramës,  i cili ka deklaruar së në muajin shtator do të rikthejë forcën opozitare që ai drejton në Kuvend, supozohet që midis dy palëve më të mëdha politike PD dhe PS të ketë sërish përpjekje për dialog politik. Edhe pse kanë dështuar shumë herë përpjekjet për dialog politik, kujtojmë këtu rastin më të fundit, ftesën që nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i bëri Partisë Socialiste për reformën zgjedhore. Dhe si gjithnjë nuk pati asnjë përgjigje apo asnjë reagim nga socialistët. Edhe para zgjedhjeve vendore të 8 majit sërish PS –ja refuzoi të firmoste marrëveshjen e partive politike, me qëllim parapërgatitjen e procesit zgjedhor. Ndërsa me nisjen e sesionit të ri parlamentar Rama do të rikthejë në Kuvend deputetët socialistë dhe kjo jo për të miratuar një sërë ligjesh që për shkak të bojkotit të tyre parlamentar kanë mbetur pa u miratuar dhe pa kaluar në parlament. Por me qëllimin e vetëm të kreut të PS-së, Edi Ramës, i cili me futjen e PS në parlament  pretendon t’i tregojë ndërkombëtare, që PS po përpiqet të bëjë diçka përpara përfundimit të afatit kohor për plotësimin e 12 rekomandimeve të KE-së, në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Kthimi i socialistëve në parlament është thjesht një ndyshim i rregullave të lojës së Edi Ramës, çka nënkupton se opozita po ri-kthehet në Kuvend sa për sehir dhe jo për miratimet e ligjeve të rëndësishme të cilat deri më sot janë refuzuar për t’u votuar nga deputetët socialistë. Pse Rama tani po ndryshon rregullat e lojës, vetëm një muaj përpara se të dalë raporti i BE-së për progresin integrues që ka bërë Shqipëria për përmbushjen e 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian?
Vallë zoti Rama pretendon se do ishte i mjaftueshëm vetëm një muaj për të bërë një kthesë të madhe sa për sheshuar të gjithë ngërçin politik që ka përfshirë vendin që nga zgjedhjet e fundit parlamentare të 2009-ës? Ngërçi politik dhe mosfunksionimi i dialogut mes dy palëve politike PD-së dhe PS-së ka ngadalësuar rrugën drejt integrimit, duke rrezikuar kështu futjen e Shqipërisë në BE. Dhe e gjitha kjo vetëm sepse zoti Rama ka refuzuar një gjë të tillë dukë mos pranuar dialog me mazhorancën dhe duke bërë kështu që një sërë reformash të rëndësishme për vendin të cilat kërkojnë 2/3 e votave të mos miratohen.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›