E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thagma e Braçes: Në PS, alternativën evropiane e përfaqësojnë vetëm spurdhjakët

22-08-2011 / Gazeta 55

Deputeti socialist i Erjon Braçe, i njohur së fundmi si kundërshtar i vijës politike të Edi Ramës, i lutet kontigjentit të mendimit ndryshe në PS që të mos e klasifikojnë atë si pjesë të “grupit radikal”. Opinionet dhe ndasitë e hedhura ditët e fundit në tregun mediatik dhe atë politik, për mirëfunksionimin e Partisë Socialiste dhe të opozitës në tërësi, ka shkaktuar një konflikt të hapur brenda të majtës, teksa reagimet e para janë distancimet ndaj radikalëve të kryesisë socialiste. “Po më “denoncojnë” si “radikal” në PS! PS po e “denoncojnë” të ndarë mes “radikalëve” dhe “paqësorëve”! Në fillim Berisha. E ndoqën tani vonë, 3-4 spurdhjakë që duan të mbijetojnë duke u hequr si “alternativa evropiane” në PS! Janë thjesht përfituesit e përhershëm dhe dështakët e vazhdueshëm!”- shpreh revoltën Braçe në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ai shkon edhe më tej kur thotë se ka qenë dhe mbetet kundër bojkotit të Kuvendit. “Po e përsëris: PS duhet të përmbushë detyrën kushtetuese - kontrollin e qeverisjes; detyrën politike-ri-ndërtimin e alternativës; detyrën popullore-kundërshtimin e Regjimit! Në Kuvend, në Parti, në sheshe!”- thotë Braçe, duke shprehur haptazi frikën e tij ndaj një fataliteti të mundshëm politik të PS-së. Bojkoti 2- vjeçar i Kuvendit, sigurisht që ka komplikuar raportet mes strukturave vendimmarrëse të PS-së, ndërsa përsa i takon aleatëve, ata as që konsiderohen të mirëqenë, por mjaftohen me nofkën e Edvinit si, “të keqpërdorur”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›