E Diel, 1 Nëntor 2026

Athine, studentët paralajmërojnë sërish protesta

ATHINE- Studentët grekë nuk ndalen. Ndërsa vendi zhytet në një situatë financiare gjithë e më të rëndë, studentët informojnë për manifestime të reja kundër dhunës policeske, si dhe tentativës për të hequr të drejtën e azilit, por dhe për ti kërkuar qeverisë “që kriza tw mos bjerë barrë te studentët dhe punëtorët”.

Koordinimi i Rezistencës studentore informon për manifestime të reja nesër kundër masave ekonomike që qeveria e Papandreut mund të vendosë për të përballur krizën ekonomike.

Ky organizëm, i krijuar në dhjetor të 2008, arriti tw mbledhw mijëra studentë në shesh, ditët e kaluara për të përkujtuar Aleksandros Grigorpoulos.

Gjatë manifestimit do të kërkohet gjithashtu lirimi i personave të arrestuar gjatë protestave dhe ndëshkimin e agjentëve përgjegjës për dhunën e pajustifikuar ndaj studentëve.

“Nuk ka përfunduar këtu” – shkruajnë në një komunikatë për shtyp Koordinimi i Rezistencës studentore- rezistenca do të vazhdojë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›