Hagë, sot argumenta për pavarësinë 3 shtete të reja
HAGE-Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, argumentet e tyre pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës sot i paraqesin Franca, Jordania dhe Norvegjia.
Dje Shtetet e Bashkuara dhe Finlanda u shprehën në mbrojtje të pavarësisë, ndërsa Rusia dhe Spanja e kundërshtuan.
Përfaqësuesi amerikan tha se pavarësia e Kosovës është vullnet i popullit të saj dhe faktor stabiliteti në Ballkan.
Shtetet e Bashkuara i bëri thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të mbështesë deklatarën e pavarësisë të Kosovës nga Serbia.
Avokati i qeverisë amerikane, Harold Koh tha dje përpara gjykatës në Hagë se deklarata e Kosovës në vitin 2008 ishte e justifikuar dhe se ajo ka sjellë qendrueshmëri në Ballkanin e trazuar nga luftrat.
Gjykata e OKB-së vazhdon edhe sot debatet për të përcaktuar ligjshmërinë ose jo të deklaratës së pavarësisë, e cila kundërshtohet me forcë nga Beogradi dhe aleatja e tij tradicionale, Rusia. Serbia e ngriti çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Shtetet e Bashkuara janë njëri prej 63 vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, së bashku me 22 vende të Bashkimit Europian.
Serbia thotë se nëse mbetet në fuqi, deklarata e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të krijonte një precedent të rrezikshëm dhe do të inkurajonte lëvizje separatiste edhe në vende të tjera.
Seancat dëgjimore pritet të përfundojnë të premten dhe do të përfshijnë edhe dëshmi nga ana e Serbisë. Gjykata pritet ta shpallë opinionin e saj pa fuqi ligjore vitin e ardhshëm.
(d.b/BalkanWeb)