Vëzhgimi/Deputeti Rama-ministrave: Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë
Edi Rama është për herë të parë deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Kryetari i Partisë Socialiste ka deklaruar dje se do të hapë zyrë në qarkun e Vlorës, aty kush është zgjedhur deputet dhe do të hapë një konkurs për zgjedhur stafin. Kësisoj Edi Rama nuk ka ndërmend ta dorëzojë mandatin e tij ashtu siç ka urdhëruar të gjithë deputetët e tjerë të PS që duan të bëhen ministra. Kjo është pak a shumë me thënien popullore, “bëj si them unë, mos bëj si bëj unë”. Me heqjen e mandatit të deputetit ministrat e kabinetit Rama janë të paracaktuar të jenë të dobët, të pambrojtur dhe lehtësisht të shantazhueshëm politikisht me flakjen në rrugë. Ai praktikisht iu ka hequr mburojën ligjore dhe imunitare të një deputeti që nuk është pak.
Një ministër pa imunitet mund të përgjohet nga çdo lloj institucioni ligjor, kur në kushtetutë deputeti ka imunitet parlamentar dhe ka një status të veçantë shoqëror. Kjo formulë e lënies së mandatit të atyre që bëhet deputetët i jep Edi Ramës një pushtet mbi pushtetet që ka kryeministri. Ndërsa Edi Rama jo vetëm që ruan mandatin e deputetit, por del jo si jo i barabartë me të tjerët.
Megjithatë në zgjedhjet e 2009, Edi Rama nuk dëshiroi të ishte në parlament duke refuar pjesëmarrjen në zgjedhje. “Unë kandidoj për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë, ndërkohë kam dhe një kontratë katërvjeçare me qytetarët e Tiranës, të cilën duhet ta respektoj”, - u shpreh Rama në 9 maj të 2009. I pyetur nëse kishte frikë, Edi Rama u justifikua se,“Nuk e kuptoj ç’hyn frika këtu. Pse duhet që të jesh në Parlament për të qenë kryeministër, apo ministër? Ky shembull është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, drejtuesit e ekzekutivit janë ekstraparlamentarë”, - i është përgjigjur Rama, interesit të gazetarëve. Sigurisht, Edi Rama po thoshte para katër vitesh se ç’të keqe kishte të ishte edhe kryeministër edhe kryebashkiak.