E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Nga “Shamizezat” tek keqpërdorimi i fëmijëve për grevën - mutacioni i një pervesiteti politik

Nisja e inkursionit politik, për përdorimin e gjithçkaje në shërbim të tezave çmendurake dhe aspak serioze të opozitës shqiptare, ka krijuar një konfuzion të pashembullt në radhët e tyre. Edi Rama, i ndodhur në kushtet mbështetjes shkretëtirë, po mendon kuadrimin e veprimit politik, përmes thithjes së mëshirës, duke përgojuar lart e poshtë, fëmijët dhe familjen e atyre 22 deputetëve dhe 200 simpatizantëve të thjeshtë. Kulmi arriti dje, kur Edi Rama bëri në podiumin para Kryeministrisë, apelin e fëmijëve të deputetëve grevistë të urisë, që dje ishin pjesëmarrës në protestë.
Mbajtja forcërisht dhe me dhunë në shenjë qëndrese, pavarësisht se në minorancë dhe gjithçka e gatuar duket qesharake e jashtë çdo lloj konteksti proteste, Edi Rama në bashkëpunim me aleancën për destabilizimin e Shqipërisë dhe ndërprerjen e aspiratave të integrimit, duket se përmes përdorimit të fëmijëve, do konsolidojë sado pak kapital politik.
Në këtë drejtim, nuk është rastësi, vënia e fëmijëve në shërbim të interesave personale të falangave majtiste. Edi Rama, zhvilloi vjet fushatën elektorale me sëmundjen e djalit të tij, shumë vite më parë, duke e përcjellë tek opinioni publik si një tragjedi familjare, pavarësisht se ai për 9 vjet me radhë i hoqi kujdesin prindëror, duke i mohuar atësinë dhe çdo kujdes jetësor për të. Por praktika është edhe më e vjetër dhe zë fill në 1997, kur organizatat e “shamizezave” ishin aseti kryesor që përballej me policinë dhe me opinionin publik, në përpjekje për të justifikuar të pabërat që po ndodhnin në fillim në Vlorë e më pas në të gjithë Shqipërinë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›