E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Paqartësia socialiste infektoi tryezën e negociatave

Dhe telenovela rifillon aty ku e lanë. Kësisoj Edi Rama deklaron se do patjetër të bëjë negociata për transparencën. Pak më vonë në frazën tjetër thotë se “ne nuk e negociojmë transparencën, por për transparencën ne jemi gati që të dëgjojmë çdo skemë”. çfarë skeme, të griset Kushtetuta, nga të dy palët për hir të shpërblimit të bojkotit. Asnjë here nuk ndodh në demokraci. Mirëpo qysh në fillim nga vetë krye-socialisti patëm dy fraza komplet kundërthënëse: negociojmë transparencën por nuk bëjnë “pazare” për transparencën. Hajde, ulu në tryezë për të kuptuar se çfarë ka dashur të deklarojë pas takimit me numrin dy të socialistëve evropianë, Johannes Svoboda. Një zot e merr vesh. Këta socialistët janë të një kallëpi si brenda ashtu edhe jashtë si duket. Mjerisht këtu kërkohet një ndërgjegjësim për mosdjegien mandateve nga ana PS, kurse Edi Rama kërkon dhe s’kërkon negociata për transparencë.
Kuptohet vetiu nëse Rama është serioz të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe të kërkojë interpretimin rigoroz të kartës së Kushtetutës për komisionet hetimore. Mjaft me interpretime juristësh, që kanë dhënë provimin e Konstitucionales këtu e 15 vjet më parë. Ndër të tjera është po kjo Gjykatë Kushtetuese që ka rrëzuar qëndrimet e maxhorancës 20 herë - sipas Ramës - , kështu që për rrjedhojë nuk është pro Berishës apo Ilir Metës. Gjithsesi thelbi këtu është se egoarku socialist nuk do as këtë, as këshillimin e Komisionit të Venecias. Ndërkaq u lodhëm duke pretenduar atë që Kushtetuta e thekson qartë: “Komisionet hetimore parlamentare nuk hetojnë vendimet e gjykatave”. Vendimin nr.18, datë 14.05.2003. Pikë. Nuk ka presje. Puna e kutive u mbyll është mbyllur me vendim gjykate , aty ku ka pasur kontestim. Aty nuk ka pasur kontestim nuk mund të kërkohet rinumërim. Pasi iteri gjyqësor nuk plotëson tekat apo trillimet politike. Kështu që nuk ka komision në botë që t’i hapë kutitë e votimi, pasi është marrë një vendim gjykate. Nëse nuk duam të bëjmë një shtet ligjor ahere mund ta grisim ligjin themeltar të Shtetit. E vetmja rrugë ligjore është t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim dhe sugjerim për komisionet hetimore, por kryetari i PS Rama nuk do. Perse Edi Rama ka frikë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese?
Për PD ceshtja është zgjidhur kohë më parë dhe ka qenë koherente në qëndrimet e saj. Dhe sot nuk ka asnjë dyshim të ndërrojë mendim. Pikë. Kolegji Zgjedhor është shkalla e fundit dhe zëvendëson Kushtetuesen për zgjedhjet. Kutitë e votimi nuk i ka në dorë as Gjykata Kushtetuese. Kushtetuesja ka në dorë të japë një mendim, pra të interpretojë ligjin pikë për pikë të kushtetutës, kurse për zgjedhjet është Kolegji Zgjedhor, anëtarët e të cilit u zgjodhën me konsensusin e plotë të PS.
Iteri më i qartë është: Opozita depoziton kërkesë për një komision hetimor (maxhoranca jep konsensus të mos bllokojë madje i jep dhe numrat e saj), mandej nëse dikush e kundërshton, në këtë moment u lind e drejta palëve t’i kërkojnë Gjykatës për interpretim, pra ceshtja nuk është më hipotetike, por konkrete. Lumturisht shumë konkrete. Së për përfundim kjo është gjithçka që i është kërkuar haptazi dhe troç opozitës dhe kreut të saj Edvin Rama nga KiE, Departamenti i shtetit, socialistët evropianë, etj. Kurse po prapë më një inskenim banal vazhdon të mos e pranojë zgjidhjen dinjitoze të bojkotit. Për aq kohë të dy-tre palët politike pretendojnë që kanë a-priori të drejtë nga ana Kushtetuese, nga ana tjetër fatmirësisht është e vetmja mënyrë e zgjidhjes së ngërçit politik. Fakti që Edvin Rama refuzon kategorikisht këtë zgjidhje, pasi refuzoi edhe tryezën teknike të presidentit Topi në bashkëpunim më KiE, do të thotë se nuk pret fare një zgjidhje ligjore po vetëm politike, duke bërë Pazar me ligjin, demokracinë, të ardhmen europiane të vendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›