E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Prapambetja shtazarake e politikës së Edi Ramës

27-12-2010 / L.Q

Partia Socialiste ka rënë në kurthin e politikës së mbrapshtë që përfaqëson Edi Rama dhe 99-shat e instaluar në selinë rozë. Rënia aksidentale dhe falja e partisë më të madhe në opozitë në duart e një karikature politike që s’di se ç’bën dhe që kurrsesi s’përfaqëson interesat e socialistëve të thjeshtë, po mban peng vendin porsa i takon reformave të integrimit evropian, përmes ngërçit politik artificial. Kësisoj, mazhoranca dhe opozita nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje mes tyre deri në mbrëmjen e djeshme, pavarësisht se negociata do ketë edhe gjatë ditës së sotme. Ndonëse nuk ka një orar të saktë për fillimin e seancës plenare, pavarësisht se duhej të niste rreth orës 10 të paradites, Kuvendi do të mblidhet për diskutimin e qëndrimit të palëve, vetëm nëse do arrihet një konsensus i mundshëm mes PD-së dhe PS-së. Që nga mëngjesi i të premtes pas seancës maratonë 20 orësh në Kuvend, kur mazhoranca dhe opozita rënë dakord të negocionin edhe njëherë përpara mbylljes së vitit 2010 për të zgjidhur mosmarrëveshjet për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit akoma nuk ka një rezultat të qartë. Kryeministri Berisha pranoi kërkesat e socialistëve për shumicë në komisionin hetimor duke i dhënë tre vota kryetarit dhe hetimin e materialeve zgjedhore dhe kërkoi vetëm një marrëveshje të shtohej edhe pika që kërkonte hetim sipas kodit zgjedhor dhe vendimeve të gjykatës Kushtetuese. Por pasi anëtarë të komisionit të Ligjeve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste u ulën gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes për të ri-negociuar për të dytën herë gjate seancës plenare, deputeti socialist Fatmir Xhafaj bëri publik qëndrimin e selisë rozë ku kërkohej që të shtohej edhe pikë tjetër, sipas të cilës ngarkohej Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të vendoste në dispozicion të hetimit kuvendor, materialet zgjedhore. Ndërsa nuk merrej në konsideratë propozimi i kryeministrit për hetim sipas Kodit Zgjedhor dhe vendimeve të gjykatës Kushtetuese. Pikërisht, këto dy propozime janë nyjet që duhet të zgjidhin negociatorët e mazhorancës dhe opozitës në mënyrë që ngërçi politik i cili zgjat prej më shumë se 1 viti e gjysmë, të ketë një fund. Ekspertët ligjorë të PS-së dhe PD-së nuk mundën të arrijnë dot një marrëveshje për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 as në ditën e tretë të negociatave. Sekretari ligjor i PS-së, Fatmir Xhafaj, shoqëruar nga deputeti Damian Gjiknuri kanë diskutuar sërish dje, me kreun e komisionit të ligjeve të PD-së, Ilir Rusmali e deputetin Viktor Gumi, pa arritur në një kompromis të mundshëm. Nga ana e tyre ekspertët demokratë janë shprehur se hetimi duhet të bëhet në bazë të ligjit zgjedhor dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Të dy partitë politike, ranë dakord në seancën e fundit që në pikën 2, të projektvendimit të socialistëve, që ka të bëjë me objektin e hetimit, ku socialistët kanë pranuar që pas fjalëve “hetim të dyshimeve” të shtojnë edhe fjalët “mbi fakte dhe grup faktesh”. Por, nuk u arrit të gjendje një zgjidhje për pikën 3 dhe 4 të projektvendimit të PS-së, ku flitet për formulën e kompozimit të komisionit hetimor dhe rrugën që duhet të ndjekë ky komision për marrjen e dokumentacionit zgjedhor. Nga ana e saj mazhoranca dhe kryeministri Berisha ka vendosur si kushte që në hetim të respektohet Kodi Zgjedhor dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Shumica parlamentare është zotuar plotësisht se komisioni hetimor duhet të ndjekë parimet e kodit zgjedhor, pasi ky dokument është miratuar nga aprovimi i të gjithëve. PD ka pranuar që opozita të ketë shumicën në komision, por PS nguron akoma edhe më shumë, duke e kompleksuar tej mase situatën.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›