E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Presidenti Obama dhe gjeneralët në luftërat e terrenit

Pyetja që u intereson më shumë gazetave të mëdha amerikane në këto ditë është, nëse Presidenti i SHBA-ve Barack Obama, ka një përplasje opinionesh me gjeneralët e terrenit në Lindjen e Mesme. Është një pyetje që bëhet jo vetëm nga gazetat amerikane, por edhe nga dhomat e pushtetit, në Kongres. Këto dyshime vijnë kryesisht nga dy ngjarje të ndryshme, por që kanë të bëjnë me një temë të njëjtë; pra nis qysh nga kërkesa për shtimin e trupave në Afganistan dhe humbja më e madhe (tetë ushtarët amerikanë) në luftën kundër talebanëve gjatë 2009, që ka shkaktuar disa përplasje midis politikës së “commander in chief” dhe komandantëve të tjerë ushtarakë në terren. Gjithçka doli sheshit nga një fjalim publik nga ana e një gjenerali - Stanley A.McChrystal - mbajtur në Londër para pak ditëve. Në atë rast, njeriu që Obamës, i cili e ka dashur në krye të trupave amerikane në Afganistan, deklaroi se, pa nisjen e përforcimeve të kërkuara (të paktën 40 mijë trupa të reja), lufta kundër ekstremistëve islamikë nuk mund të fitohet ndonjëherë. Sepse vetëm me më shumë ushtarë mund të arrihet fitorja e kërkuar. Një analizë e tillë e ekspozuar në publikun e gjerë, tregon diçka që tashmë duket se është një fakt se: McChrystal (mbi strategjinë që duhet adoptuar) e mendon komplet ndryshe nga pjesa më e madhe e këshilltarëve ushtarakë të presidenti Obama, dhe përpara së gjithash nga zv/presidenti Joe Biden, sipas të cilit, fokusimi i luftës duhet të përqendrohet në një eliminim kapilar të  njerëzve të grupit terrorist fondamentalist islamik Al Qaeda dhe jo (vetëm) kontrolli territorit.


Dalja publike e McChrystal në Londër doli pak ditë më vonë, kur gazeta e njohur Washington Post, kishte publikuar raportin mbi gjendjen e konfliktit në Irak dhe Afganistan. Lajmi i nxjerrë në publik - që duhet të kishte qenë e rezervuar, derisa të vendosej një qëndrim ndaj kërkesave, por si duket një dorë që nuk rri në vend, - ia ka dorëzuar mbretit te scoop-it, Bob Woodward. Kështu që opinioni publik mori vesh përpara kohe kërkesat që gjeneralët i bënë Obamës gjatë prezantimit të strategjisë së re. Shtëpia e Bardhë - që nuk e ka të qartë prej javësh, çfarë duhet të bëjë, i zënë ngushtë nga dara e ushtarakëve që duan dhe nga një pjesë e demokratëve (që nuk duan një shtim të trupave) një escalation të mundshëm, në Afganistan - nuk e ka pëlqyer lajmin që doli në një gazetë të njohur. Kështu, që kur disa ditë më vonë pasi McChrystal mbajti një fjalim në Londër, presidenti vendosi se kishte ardhur momenti për një qartësim të rëndësishëm me të. E lajmëroi që të vinte në Kopenhagen, ku kishte shkuar për të bërë lobing për Lojërat Olimpike të 2016-s, dhe foli me të, ballëpërballë, në avionin e Air Force One (avioni presidencial, i parkuar në hangar), që zgjati 25 minuta. Gjatë të cilave, presidenti, i ka kërkuar gjeneralit të tij më shumë informacione dhe detaje, por, të cilit, i ka kërkuar të jetë i kujdesshëm në dalje publike në këtë moment delikat, një moment para vendimeve që do të determinojnë fatin e luftës.


Obama - nga ky këndvështrim - nuk ka qenë shumë me fat/Të nesërmen e takimit danez, u verifikua humbja më e madhe e ushtarëve USA në front: tetë ushtarë të vrarë. Ngjarja pati një dinamikë pothuajse “ekzemplare” të trupave amerikane në terren. Forcat e ISAF do të largoheshin nga ajo transhe prej kohësh, sepse nuk ishin në gjendje ta mbanin në kontroll, por, në mungese të trupave dhe logjistikës adekuate, nuk ishin larguar derisa të gjendej një zgjedhje alternative. Tetë viktimat, bashkë me dyshimet dhe mosvendosjen e komandantit të përgjithshëm të forcave amerikane Barack Obama, ka dalë sheshit, dhe kanë bërë që Shtëpia e Bardhë të dalë zbuluar e të kërkojë një ofensivë. Të dielën, Këshilltari për sigurinë James L. Jones shkoi në kanalin televiziv Cnn, për të bërë një intervistë të rëndësishme. Ish-gjenerali i marinsave dhe ish-komandanti i madh i NATO-s, - tani krahu i djathtë i presidenti Obama - ka theksuar një koncept të qartë: ideja se lufta mund të fitohet me dërgimin e një përforcimeve është “vetëm” një “opinion” i Stanley McChrystal. Asgjë më shumë. Por Jones ka lëshuar është një mesazh tjetër: i ka thënë oficerëve që duhet të “ndjekin zinxhirin e komandimit”. I përkthyer. Mjaft me deklarata shtypi: punoni dhe vetëm kaq.


Çeshtja është më delikate. Tani ose më vonë, Barack Obama do të duhet të marrë një vendim. Nëse ajo kërkesë e kërkuar më ngulm nga McChrystal nuk do të ishte shpërblyer, atëherë si duket gjenerali  do të vendosë të japë dorëheqjen. Dhe kjo do të kishte efekte të paparashikueshme në lidershipin e Obamës. Risku më i madh për Obamën nuk është vetëm ky, por edhe risku që një tjetër ushtarak, kësaj here heroi i Iraku, Gjenerali David Petraeus mund të bëhet kontigjent pakënaqësie. Sepse Heroi i Bagdadit ka një influencë të paparë në opinionit publik me strategjinë e tij surge stategy ose strategjia e ndërhyrjes kirurgjikale. Një ushtarak me përvojë terreni, që komandon frontin e komandës së Lindjes së Mesme e, që ka simpatinë e republikanëve mund të vërë në vështirësi këshilltarët e Obamës. Nga këshilltarët e presidentit shihet me dyshim, sepse duke qenë ushtaraku më i afërt i George W. Presidenti Bush në Irak nuk u pyet (edhe ky kërkon më shumë trupa) edhe pse mori pjesë në takimin për të vendosur strategjinë e re të Pentagonit në Afganistan, dhe sipas gazetës New York Times, Gjenerali Petraeus nuk e ka më atë peshë të madhe influence mbi presidentin Obama. Këshilltarët e Obamës e mbajnë larg dhe të veçuar, sepse thonë, se mund të jetë shumë popullor dhe disa prej “Grand Old Party” republikane, mund ta propozojnë si kandidat gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2012-s. Në këtë situatë kaotike, edhe Joint Chiefs of Staff, admirali Mike Mullen, mund të bashkohet me McChrystal e Petraeus, kundër këshilltarëve të Obamës. Civilët kundër ushtarakëve në dhomat e pushtetit në Uashington. Me Amerikën në luftë, ky nuk është një lajm i mirë.


Aneksi komandove shqiptarë në Afganistan/Lajme nga ministria e mbrojtjes shqiptare dëftejnë për një kërkesë të komandove tona të dislokuara aty, që të pajisen me logjistikë më të rëndë për të përballuar një ofensivë dhe një kundërofensivë ndaj talebanëvë. Ministri po shqyrton mesazhin në këtë situatë komplekse edhe të NATO-s, e cila kërkon një përforcim të trupave dhe të logjistikës ushtarake e civile në terren.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›