E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Rikthimi i presidenti Obama në Europë

24-05-2011 / Gazeta 55

Presidenti Amerikan, Barak Obama mbërrin në Europë për një udhëtim me 4 etapa të ndryshme, që duhet të përcaktojnë më mirë marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe Kontinentit të Vjetër,  në një kohë kur vëmendja e Uashingtonit është drejtuar e gjitha diku tjetër: në Lindjen e Mesme dhe Botën arabe, si dhe drejt sfidës me ekonomitë gjithnjë e më të fuqishme të Kinës dhe ekonomive të tjera të forta në zhvillim në botë (si Brazili dhe India). Shtatë ditë në katër vende të Europës, nga Perëndimi në Lindje, me një seri të gjerë të takimesh dhe diskutimesh, fjalimesh dhe deklaratash, ku në fund do të kuptojmë nëse Barack Obama ka një ide tjetër në krahasim me fuqinë dhe kohezionin e shprehur nga europianët. Sepse tema e këtij udhëtimi është kjo: a do të ketë sukses Europa në marrjen e përgjegjësive të saj përballë amerikanëve dhe sfidave që interesojnë Uashingtonit? Zyrtarët e lartë të Administratës janë të vakët, qoftë edhe skeptikë, në lidhje me mundësinë e kësaj ndodhie. Kështu, në kontinentin (e Vjetër), që aq shumë e ka përshëndetur ardhjen e Barack Obamës (dhe në të cilin, presidenti ende gëzon pranim të gjerë dhe vlerësim), dhe në realitet është vënë vetëm nën provë nga qiramarrësi i Shtëpisë së Bardhë. A do t’ia dalin europianët për të kontribuar për fitore në ndeshjen vendimtare në Lindjen e Mesme? Do të jetë në gjendje të luajnë një rol parak në sfidat me ekonomitë e vendeve në zhvillim? A do të pranojnë kushtet që Amerika mund të kërkojë për emërimin e ardhshëm në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar pas shpërthimit të skandalit Strauss-Kahn (Christine Lagarde e Francës për një vit, dhe më pas një përfaqësuese të zgjedhur nga vende të tilla si Kina, India, Brazili)? Barack Obama fillon udhëtimin e tij nga Irlanda. Dhe këtë e bën në mënyrë të ngushtë me vizitën historike të Mbretëreshës Elizabet. Vend për të cilin SHBA-të ka investuar për paqen (të kujtojmë këtu vetëm përpjekjeve e  bëra nga presidenti Bill Klinton për të arritur një marrëveshje në Ulster), dhe Irlanda mirëpret Obamën në një kohë pasigurie ekonomike dhe asaj politike. Dhe kur Irlanda është një prej rajoneve të Europës që kriza e ka goditur më fort se çdo pjesë tjetër të kontinentit të vjetër. Në kuadër të vizitës 24-orëshe, presidenti Obama do të mbajë një fjalim në Trinity College dhe (duhet) të shkojë për një në një ishull të vogël turistik si, Moneygall, nga i cili në vitin e largët 1850 u nis për në Shtetet e Bashkuara një paraardhëse e nënës së tij, Stanley Ann Dunham. Të martët (sot) do të jetë në Londër, ku ai do të  takohet me kryeministrin David Kameron. Temë e diskutimit: Libia. Të dy do të përdorin takimin për t’i dërguar një mesazh të qartë Muamar Gedafit: të marrësh kohë nuk do të shërbejë fati i tij është i paracaktuar dhe për këtë arsye është më mirë që të pranojë një dalje nga skena. Me takimin e Londrës, Obama synon t’i demonstrojë Britanisë  ndihmë dhe mbështetje për fushatën e Libisë, por edhe për të qenë i sigurt nëse Kameron nuk ka hezitime për sipërmarrjen  ndër marrë në Tripoli. Më pas presidenti amerikan, Barack Obama do të jetë në darkën shtetërore që Mbretëresha Elizabeth ka planifikuar për atë dhe Zonja e Parë. Një mënyrë për të bashkuar (përsëri) ikonat e botës (Uindsor dhe Obama), që edhe në të kaluarën ishin takuar. Më parë ishte një ballë për ballë "historike", posaçërisht për një gjë: pse Michelle nuk ndoqi protokollin dhe i vuri një dorë mbi shpatullën e sundimtares së paprekshme në takimin e G8 në Deauville. Në Francë Barack Obama-s do të sqarojë edhe më shumë pozicionin e tij mbi Libinë dhe për të gjithë Lindjen e Mesme. Europianëve ai do t’u kërkojnë mbështetjen e tyre për një “Planin Marshall” për rajonin që e ka paraqitur javën e kaluar në Uashington. Nga ata ai kryesisht do një konkurrencë për shpërndarjen e ndihmës ekonomike në regjimet që janë të hapura për reformat politike në bazë të planit të tij. Obama pret një përgjigje të shpejtë nga qeveritë e shteteve europiane që kanë pasur historikisht marrëdhënie të thella me Lindjen e Mesme. Stacioni i  fundit është Polonia. Është e  rëndësishme Polonia sepse administrata e SHBA-ve ka për qëllim të ripërcaktojë marrëdhënien e saj si “krye-urë” në Lindore me Kontinentin Europian. Obama do të flas në Varshavë, me qëllim që të dëgjohet në Moskë.
Marrë nga Revista Italiane “Panorama”

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›