E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Saimir Tahiri, juristi që shkel ligjin me dashje

17-03-2012 / Gazeta 55

Kreu  i PS së Tiranës, Saimir Tahiri, i biri i “shef Bashkimit”, po përballet me një tjetër proces gjyqësor që e sheh si të pandehur për shpifje ndaj familjes së kryeministrit Berisha. Më parë deputeti Saimir Tahiri është dënuar për shpifje ndaj deputetes demokrate znj. Albana Vokshi me një gjobë nga gjykata e Tiranës. Sipas vendimit të gjykatës, deputeti Tahiri duhet t’i paguajë Vokshit shumën prej 3.3 milionë lekësh të rinj për dëmin moral që i ka shkaktuar me deklaratat publike, që sipas gjykatës ishin të pavërteta. Gjatë procesit gjyqësor që zgjati për rreth 15 seanca, deputeti Tahiri nuk ka mundur të vërtetojë akuzat e adresuara ndaj Albana Vokshit, duke u shpallur kështu fajtor nga shkalla e parë.
Megjithatë, dje, nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Tahiri paraqiti në Gjykatën e Tiranës deklaratën me 12 pika, sikur të ishin 12 rekomandimet e BE, në bazë të të cilave ai ka deklaruar se fëmijët e kryeministrit Berisha janë të korruptuar. “E sigurt është një gjë, që unë nuk i tërhiqem asnjë centimetër deklaratave të mia, sipas të cilave fëmijët e kryeministrit kanë qenë dhe janë të korruptuar”, - u shpreh Tahiri, pasi doli nga gjykata i shoqëruar nga Eduard Shalësi, edhe ky i dënuar me gjobë për të pavërtetat e thëna në konferenca për shtyp të PS. Mbi bazë të kësaj deklarate dhe disa deklaratave të tjera muaj më parë deputeti Tahiri është paditur dhe 5 herë të tjera për shpifje. Pra, kemi të bëjmë jo vetëm me një rast të shkeljes së etikës dhe moralit që njeh ligji për qytetarët e respektueshëm, por dhe për 4 çështje të ngjashme. 
Ndërsa këto procese do të kenë rrugëtime ligjore, është e pamundur të mos konstatohet alergjia e PS ndaj sjelljes brenda kornizave ligjore. Sidomos për sjelljen karagjoze të disa deputetëve të PS që janë dënuar nga gjykatat për dëme morale: si për shembull Ermonela Felaj, Eduard Shalësi, Saimir Tahiri. Ndërkohë, në gjykim për “shpifje” janë dhe deputetë të tjerë si Erjon Braçe, Vasilika Hysi, Taulant Balla dhe Eltar Deda.
Kuptohet vetiu Partia Socialiste po tregon gjithnjë e më shumë se ka një alergji të madhe për procedurat ligjore, si për hapjen e kutive, po ashtu për vendimet e Gjykatave dhe për zbatimin e tyre. Në të vërtetë është një alergji, një reaksion ndaj vetë demokracisë, sepse demokracia është procedurë. Si e tillë është e zorshme, sepse kërkon respektimin e ligjit, rregullave dhe kodeve etike për të cilat merren vesh grupet e organizuara politike dhe ato të shoqërisë civile.
Sidoqoftë kur shikon deputetë të rinj në moshë, për shembull siç është Saimir Tahiri, i diplomuar në fakultetin e Drejtësisë, me titull Avokat, të vjen të mendon sesi ka mundësi që e shkel ligjin me aq vendosmëri duke i njohur mirë pasojat që sjell shkelja e tij. Ky jurist madje është anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, administratën dhe të Drejtat e Njeriut. Padyshim kemi të bëjmë më një profesionist që për arsye të ndryshme karrieriste ka zgjedhur të jetë i pandehur dhe jo avokat i ligjit.
L.Lita

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›