Një rregull për Jezusin, dhe një tjetër për Muhamedin?
Gjërat e thjeshta mund tё duken shumё tё komplikuara me raste. Merrni barazinë si shembull. Britania tani ka një ligj barazie, si dhe arsye për ta nxitur edhe mё shumё atë. Por kur ju filloni të kërkoni kuptimin e saj në praktikë, atëherë gjërat bëhen edhe më të komplikuara. Unë kam menduar shumë në lidhje me këtë temë (për shkak të disa reagimeve të medias), gjatë një bisede që kam pasur kohët e fundit me Mark Thompson, Drejtorin e Përgjithshëm tё BBC-së, për projektin tonë nё Universitetin e Oxford –it, ndaj fjalës së lirë.
Pasi biseduam për transmetimin e Jerry Springer nё BBC: “Opera”, e cila provokoi protesta të zemëruara nga tё krishterët ungjillorë, duke ju referuar satirёs muzikore që përshkruante Jezusin si një fëmijë idhnak nё pelena, atёherё unë ju drejtova duke thënë se BBC-ja as nuk do tё ëndërronte tё transmetonte diçka tё tille rreth Profetit Muhamed. Dhe ai u përgjigj: “Unë mendoj se në thelb përgjigja e kësaj pyetje është po”. Kjo u “piketua” së pari nga gazeta “Daily Mail”, pastaj nga gazeta “Daily Telegraph”, revista “The Spectator” dhe të paktën nga një faqe e krishterë interneti, me tituj si “Drejtori i përgjithshëm i BBC-sё pranon se Krishterimi merr një trajtim mё të ashpër” (Telegraph) . Dhe “A duhet qё tё Krishterët tё vrasin Mark Thompson”? (revista The Spectator). Në gazetën “Mail Online”, një lexues postoi komentin: “Ky njeri është i pështirë, ai duhet të kapet dhe tё kryqëzohet. Kjo do t’i japë një mësim tё mirё atij, pra qё tё mos tregojë mungesë respekti kundrejt këtij vendit dhe besimi tё tij të krishterë”. Unë i sugjerova Thompson-it se kjo asimetri në trajtimin e Islamit nga transmetuesit e ndryshëm (jo vetëm BBC), në krahasim edhe me sistemet e tjera të besimit ishte rezultat i kërcënimit të dhunës nga ekstremistët myslimanë. Ai u përgjigj: “Epo, nё tё vërtetë ky është një veprim i dukshëm në kёtё lojë ... “Unë ankohem në mënyrën më të fuqishme tё mundur”, është shumё ndryshe nga thënia “Unë ankohem në mënyrën më të fuqishme të mundshme dhe nё tё njёjtёn kohё qё po shkruaj jam duke shkarkuar nga AK47”. Sinqerisht, kjo është një prej kërcënimeve më të mëdha të fjalës së lirë në mbarë botën sot. Klasiket rreth fjalës sё lirё tё literaturës amerikane shpjegojnë “veton e Heckler”. Këto ditë, ne përballemi me veton e vrasësit. Duke rezistuar gjithmonë ndaj këtyre kërcënimeve tё dhunshme. Qё në fund të fundit tё inkurajojmë të tjerët tё përballen dhe tё luftojnë dhunën. Sikur ne të krishterët dhe ateistët tё ishim mё tё besueshëm sesa shkarkimet tona tё AK47-s, njё “respekt” mё i madh do tё ekzistonte nё botё. Por në përgjigjen e tij dhe i zhytur në mendime siç ishte, Thompson përmendi dy arsye të tjera nё lidhje me trajtimin asimetrik.
Së pari, ndërsa Krishterimi ka një përhapje dhe mbështetje tё gjerë dhe është feja e shumicës në Britani, Islami është ai i pakicave etnike të rrezikuara, “tё cilat tashmë mund të ndjehen të izoluara, tё paragjykuara, duke u bazuar nё kёtё ide ata mund t’i referohen sulmeve ndaj fesë sё tyre si racizëm me mjete të tjera”.
Së dyti, duke folur si një i krishterë, Thompson theksoi forcën emocionale të “asaj që ndjehet si blasfemi për dikë që është një realist në besimin e tij fetar”. Besimet fetare nuk mund tё krahasohen thjesht me deklarata racionale e proporcionale, të tilla si 2 + 2 = 4. Në të vërtetë, “për një mysliman dhe potencialisht edhe një tё krishterë ekzistojnë gjëra blasfemuese që mund të thuhen, tё cilat i bёjnё ata tё ndjehen tё kërcënuar “ose tё quhet si “akt dhune”. Tani dhe për tё qenё tё qartё, unë nuk mendoj se këto dy argumente justifikojnë asimetrinë e krijuar. Unë mendoj se BBC-ja duhet të ndjehet e lirë për tё transmetuar një satirё tё barabartë në lidhje me Islamin, të cilat, nuk godasin fenë.
Siç tha edhe Jerry Springer: “Opera” ishte një satirë në shfaqjen e Springer Jerry dhe kundrejt kulturës popullore amerikane, jo kundër Jezu Krishtit apo Krishterimit. Unë jam i mendimit se arsyeja kryesore dhe nervozizmi i BBC-sё dhe i shumё mediave të tjera rreth Islamit, është kërcënimi ndaj dhunës.
Megjithatë, tё dyja këto argumente meritojnë të trajtohen me seriozitet dhe t’i kthehen barazisë dhe realitetit. Nuk është e gabuar tё sugjerosh se pjesëtarët e pakicave të pa-favorizuara duhet të trajtohen me një ndjeshmëri të veçantë. Barazia nuk do të thotë qё pranimet nё universitetin e Oxford-it tё bazohen nё vuajtjet dhe pamundësitë kundrejt dhuntisë dhe aftёsisё. Pra pyetjet qё ngelen për t’iu përgjigjur janë: A është e vërtetë se myslimanët ende përbëjnë një minoritet të prekshëm dhe të pafavorshëm në Mbretërinë e Bashkuar? (Për të komplikuar gjërat edhe mё shumё, kjo mund të jetë e vërtetë në total, por jo në Bradford.) Dhe nëse po, a është kjo rruga e drejtë dhe mënyra e duhur për të shfaqur një ndjeshmëri të veçantë? Argumenti i tij për karakterin e veçantë të besimeve fetare gjithashtu na sjell përsëri tek barazia. Për tё folur nga përvoja, është pa dyshim e vërtetë se shumë njerëz kujdesen nё mënyrë tё veçantё në lidhje me besimet e tyre fetare. Por këto nuk janë arsye të mjaftueshme për të vënё besimin mbi arsyen. Le tё supozojmë se unë ndjej tё njëjtin pasion në lidhje me realitetin shkencor tё evolucionit, siç ndihen tё krishterët ose myslimanët në lidhje me krijimin. Pse duhet qё një transmetues i shërbimit publik të fshehë ose mbrojë ndjenjat e tyre më shumë se unë? Akti i Britanisë ose mё mirё ligji nё lidhje me Barazinë sugjeron se me këtë shtrembërim të lavdishëm definitional, ne nuk duhet të braktisim kërkesën për liri të barabartë sipas ligjit pra: "Besimi nënkupton çdo besim fetar apo filozofik dhe një referencë në besimin përfshin një referencë edhe nё mungesë tё besimit". Gjithkush ka të drejtë në atë që filozofi Ronald Dworkin e quan "respektimi dhe trajtimi i barabartë". Kjo nuk do të thotë se trajtimi duhet tё jetё i njëjtë nё çdo rrethanë. Por sa herë që dëgjoni dikё (duke përfshirë këtu mua ose ju) qё argumenton njё trajtim jo të barabartë të çdo lloji, t’i hidhni një vështrim tё sertё. Tё njëjtët tё krishterё evangjelistë, tё cilët ankohen për një trajtim të pabarabartë nga BBC, do t’i kundërvihen edhe martesave të homoseksualëve. Tё njëjtët evropiane liberalё, tё cilët argumentojnë me pasion se gazetat duhet të jenë të lira të botojnë karikaturat e Muhamedit, do të jenё ato qё do tё mbrojnë ligjet duke kriminalizuar mohimet gjenocide. Këto standardet e dyfishta janë edhe sinjalet paralajmëruese tё një shoqërie të lirë.
Autori i shkrimit është profesor i njohur i studimeve europiane në Universitetin e Oksfordit dhe autor i librit “Bota e Lirë”. Shkrimi është marrë nga sajti “timothygartonash.com”.
Përgatiti Lavdrim Lita