Fokus/Sot celebrohet në Katedralen e Durrësit rikthimi i relikteve të Shën Pelinit
Sot, në katedralen Shën Lucia të qytetit të Durrësit celebrohet rikthimi në atdhe i relikteve të Shenjtit të Kishës katolike Shën Pelini, me origjinë shqiptare. Në orën 9 të mëngjesit mesha e shenjtë do të celebrohet nga Ipeshkvi ndihmës Mons. Gerge Frendo dhe nga arqipeshkëvi i Brindisit Mons. Rocco Talucci, që ka ardhur posacërisht nga vendi fqinj për të prezantuar edhe një libër mbi Shën Pelini, murg bazilian me origjinë nga Durrësi dhe ish- ipeshkëv i Brindisit. Qëllimi i kësaj pranie është dhe krijimin e një ure miqësie midis dy vendeve të ndryshme të kultit mbi bazën e mesazhit universal të Kishës
Megjithatë pas shumë polemikash në qytetit italian të Brindisit, ku besimtarë të devotshëm kërkuan nga kleri lokal që reliktet të mos largoheshin nga Kisha e tyre, Shën Pelini u rikthyen në atdhe, pas ikjes nga Durrësi më 668 pas Krishtit. Qyteti bregdetar i Durrësit është toka e origjinës së këtij shenjti pak të njohur në Shqipëri, por jo për klerin katolik të Durrësit që kanë kërkuar rikthimin e relikteve, edhe pse pikërisht gjatës perandorisë bizantine murgu i kongregatës kishtare të Shën Bazilit, opozitar i herezisë monotelite, ishte arratisur për në Brindizi. Këtu me intransigjencë dhe besnikëri Pelini, ndërkohë i asocuar në episkopatë nga ipeshkvi Procolo, e çuan në pozicione kundërshtuese me oborrin e Kostandinopojës. Pas vdekjes së ipeshkvit Procolo, Pelini u emëruar si ipeshkëv i krejt Brindizit, por funksionarët e Perandorisë Bizantine me urdhër të Bazileusit e deportuan në Korfin, ku e dënuan me vdekje dhe u ekzekutua bashkë me besimtarët e tij me 5 dhjetor, ndoshta të vitit 662. Pelini u bë pajtori i dioqezës së Valva-Sulmona, afër qytetit të Akuilas.