E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama shpall aleancën me Top-Spahinë

04-03-2012 / Gazeta 55

S’e ka mbajtur gjatë “paanshmërinë” kreu i PS-së. Pasi i ka dështuar përpjekja për të njollosur 2 marsin e Besëlidhjes, një ditë më vonë, Edi Rama ka mbrojtur publikisht Bamir Topin dhe Kreshnik Spahinë, duke i shpallur ata si politikisht korrektë dhe si aleatët e tij të rinj për “rilindjen”, pra për marrjen e pushtetit. Aleanca e re ka ngjyrat e forta haxhiqamiliste, prandaj edhe shfaqet kudo ku Shqipëria përkujton historinë dhe aspiratat e saj për rikthimin në Evropë

Fletërrufeja e djeshme e Edi Ramës e bërë e zakonshme që ai ti shkruaj pothuajse çdo të shtunë dhe që ai ka qejf ti quaj editoriale (por që në terminologjinë e gazetarisë, vetëm të tillë nuk janë), ishte një lëpirje reciproke e tij (në kufijtë e lëbyrjes reciproke) ndaj Bamir Topit e Kreshnik Spahiut.
Në një situatë tjetër, të paktën një vit më parë, Edi Ramës nuk do t’ia ndjente shumë për Bamir Topin, dhe aq më tepër për Kreshnik Spahiun.
Por tashmë kur edhe Bamir Topi edhe Kreshnik Spahiu, kanë bërë publikë ambiciet e tyre politike, Edi Rama “po ju fërkon kokën”... me tendencë tu tregojë gishtin e mesit nga prapa. E ka bërë këtë, të themi me Skënder Gjinushin apo Paskal Milon, duke i vënë në majë të gishtit të mesit dhe duke shndërruar në spektatorë periferikë të politikës.
Pra, Edi Rama nuk është se ua ka nevojën shumë Bamir Topit apo Kreshnik Spahiut, si “partnerë të majtë e të djathtë të Aleancës për të Ardhmen”, të gatshëm për tu strehuar nën pagëzimit më të fundit të aleancës më të fundit të Edi Ramës, “Besëlidhja e Re Shqiptare”, me shpresën se kështu mund të marrë pushtetin.
Ose…, ose, Edi Rama ua ka nevojën Bamir Topit e Kreshnik Spahiut, për aq sa ata mund ti heqin ndoca vota PD-së, në veçanti, apo mazhoranmcës qeverisëse në veçanti…, sepse…, sepse…, edhe vetë, dy krerët në pritje të dy partive në ardhje, nuk pretendojnë më shumë, se sa, “për inat të vjehrrës, të shkojnë të flenë me mullixhiun”.
Kaq vlejnë për Edi Ramën, Bamir Topi e Kreshnik Spahiu.
Me gjithë këtë vlerësim zhvlerësues që kreu i PS-së ka për dy krerët në pritje të dy partive në ardhje, dje Edi Rama ia kishte arritur që vërtetë të “qëndiste” një “editorial” (“kryeartikull”), në kuptimin parësor që mbart ky nocion në terminologjinë e gazetarisë. Që nga fillesat e “zbulimit” të tij më të fundit, saktësisht që kur ka filluar komunikimin me ciu-ciu, Edi Rama ka shkruar pothuajse çdo të shtunë për Tripolin dhe Gedafin, për Gërdecin dhe Amerikën, për 14 shtatorin e 21 janarin, për plehrat dhe integrimin, etj…, etj…, por ndërsa të gjitha këto shkarravina që ai ka qejf tu quajë editoriale, kanë qenë ripërtypje nga ana e kreut të PS-së, që edhe një lopë do ta kishte zili, ky i fundit, “editoriali” i djeshëm, e meritonte shqipërimin “kryeartikull”.
Duke hequr dorë nga ripërtypjet e deri para editorialit të djeshëm, pikërisht dje, Edi Rama ishte më “me këmbë në tokë”, kur kaloi në veprime konkrete dhe ndërsa i shpalli Bamir Topin e Kreshnik Spahiun si politikisht korrektë, njëherazi paralajmëroi se mund të jenë aleatët e tij të rinj me “ofertën” për futjen e tyre në “Besëlidhjen e Re Shqiptare”.
Me editorial ciu-ciun e djeshëm që e meriton etiketimin “kryeartikull”, nga ana tjetër Edi Rama i dha një mundësi Bamir Topit, që ky ta zgjedhë atë si “mentor”, apo ta marrë atë, bedel për mbrojtje…, për mbrojtjen që nuk i bën dot vetes, edhe kur i duhet të gënjejë për refuzimin e festës së hajes së Ambasadës s Kosovës në Tiranë, edhe kur i duhet të gënjejë për refuzimin e ftesës së kryebashkiakut të Lezhës, për 568 vjetorin e “Besëlidhjes” së Lezhës…
Edi Rama, ia ka një borxh Bamir Topit, aq sa për të bërë “tutorin” e tij…
Vota e Bamir Topit për Edi Ramën në zgjedhjet e 8 majit të vitit që shkoi…, është vetëm një tregues…

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›