E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, besëpreri që s’shkon dot në besëlidhje

04-03-2012 / Redaksionale

“Besëlidhja” është një fjalë e madhe. I ardhur nga shekujt ky term mbart një ngarkesë të madhe emocionale të cilën shqiptarët e kanë “përjetësuar” edhe në “normë”.
Por me gjithëse “Besëlidhja” është një fjalë e madhe, ajo “nuk ka lidhje” me “njerëz të vegjël”.
Duke marrë shkas nga zhurmnaja më e fundit për refuzimin që Presidenti i bëri ftesës më të fundit të kryebashkiakut të Lezhës për tu bërë pjesë e festimeve në përkujtim të 568 vjetorit të “Besëlidhjes së Lezhës”, mjaftueshëm  Bamir Topi e meriton etiketimin “njeri i vogël”..., pse jo edhe “besëprerë”.
Si besëprerë, ai nuk mund të bëhet pjesë e një besëlidhje, pavarësisht “justifikimeve”, në se ndodhej në një gjendje virale apo, jo, apo në se protokolli, e mori apo jo ftesën, apo e konfirmoi atë, apo jo.
Sido që të shkonin ngjarjet dy apo tre ditë më parë në Lezhë, merrte apo jo pjesë Bamir Topi në atë përvjetor, fliste apo jo ai, kjo nuk ka shumë rëndësi.
Në 8 maj 2011, me votën e tij për Edi Ramën, Bamir Topi konfirmoi besëprerjen e tij. Para kësaj, “konsideratat” e tij për “ngjarjet e bulevardit” në 21 janar 2011, “të mbyturit në një lugë uji” me gënjeshtrat për refuzimin e ftesës së Ambasadës së Kosovës në Tiranë, me rastin e përurimit të godinës së re të saj (duke futur në qorr sokak e zemëruar edhe mediat e Edi Ramës, me gënjeshtrat e njëpasnjëshme të tij), apo “refuzimi i mosrefuzimit” të ftesës më të fundit të kryebashkiakut të Lezhës, në një ditë të shënuar jo vetëm për këtë qytet, janë thjesht dhe vetëm pjesëzat e një loje të tipit “puzzle”, që po të bashkohen, konfirmojnë besëprerjen e Bamir Topit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›