E Diel, 1 Nëntor 2026

Fola shpetova shpirtin. Po pastaj

Reagimet dhe jehona ndaj pohimit te kryeprokurores Ina Rama per krimin e jakave te bardha ne Shqiperi ishte dhe vijon te jete shume me i zbehte se sa duhej te ishte. U tha si pa te keq ajo deklarate e tmerrshme. U tha pa ton pa solemnitetin e kerkuar pa ngrysjen e fytyres si ne ato skenat skematike te perballjes se personazhit pozitiv me te keqen qe i kanoset vendit. U tha me nje buzagaz te kursyer femeror me pafajesine e nje dore qe tregon nje bombe me teatralitetin e ri ndoshta qe i pergjigjej vetedijes se shkeljes ne nje fushe te minuar.


Si te ishin molepsur nga sportiviteti dhe kujdesi me te cilen e hodhi dorashken kryeprokurorja apo sikur ta dine te gjithe i madh e i vogel se krimi i jakave te bardha ka marre fuqine dhe vendos per gjithcka ne kete vend institucionet me ndonje perjashtim e kaluan dhe po e kalojne ne heshtje kumtesen e gruas qe drejton organin e akuzes ne vend. Por kjo nuk e ndryshon thelbin e ceshtjes kumtesa e Ina Rames eshte nje mandate ne kuptimin e plote te fjales.


Ne cdo vend te botes demokratike nje kumtese e tille do te shkaktonte tronditje te mbare sistemit. Parlamenti do te thirrej ne kauze me urgjence per te debatuar per problemin. Qeveria do ta konsideronte nje sinjal alarmi dhe do te shpallte pa vonese qendrimin e vet. Tribunat e opinionit publik sic jane mediat dhe organizatat joqeveritare do te zienin. Ka akoma media dhe zera qe nuk e kane humbur ndjeshmerine dhe guximin per te folur per keto gjera.


Reziston dhe nuk mund te mposhtet Shqiperia e ndershme kritike dhe e drejte. Por edhe heshtja per shkak te frikes konformizmit apo mpleksjes me abuzimet eshte shume e madhe. Kurse heshtja per deklaraten e kryeprokurores eshte disi e vecante. shte nje heshtje si per nje semundje te frikshme apo si per nje kercenim fantazmash. Ne fakt ashtu sic u tha pa buje lajmi i zi vazhdon te perhapet pa buje si pika e ujit ne goten qe derdhet. Edhe gota e tejmbushur keshtu derdhet. Me nje zhurme te mendafshte qe nuk mund te quhet zhurme.


Por ama gota e se keqes eshte mbushur plot nuk mban me.
Kam pershtypjen se kryeprokurorja nuk ishte spontane por ishte menduar mire per kohen vendin dhe per ate qe do te thoshte ne tribunen ku foli. Qekurse eshte emeruar kryeprokurore ajo eshte paragjykuar apo konsideruar here si vegel e nje institucioni here si vegel e nje tjetri te kundert me te parin. Ajo eshte mbeshtetur por edhe kritikuar e sulmuar nga media e pavarur.


Nuk ka dyshim se Prokuroria e drejtuar prej saj nuk ka arritur te ngrihet ne nivelin e pritshmerise se publikut per luften kunder korrupsionit dhe krimit ne pergjithesi dhe atij te stampes zyrtare ne vecanti. Qasja e kesaj gruaje ndaj nje detyre te veshtire sic eshte drejtimi i organit te akuzes ne nje vend ku shumica e qeveritareve kane si preokupim kryesor te sigurojne edhe mbesat e nipat me parate e ryshfeteve dhe korrupsionit eshte gdhendur ne ecjen dhe lukun e saj pak shmangie pak moskokecarje...


Ne vajtojme mungesen e kurajos se prokurorise per tu perballur me korrupsionin e niveleve te larta ne vend por askush besoj nuk mund ta akuzoje Ina Ramen per mungese inteligjence. Perkundrazi. Qe prej fillimit te detyres prononcimet e saj te kursyera dhe lakonike kane qene nje konfirmin i rezultateve te saj te larta ne shkolle dhe ne karriere fale te cilave edhe i eshte besuar posti i larte. Ja perse deklaratat e saj te fundit jo vetem nuk duhen konsideruar nje krehje e bukur sic kam degjuar te thote nje politikan por duhen analizuar me seriozitet maksimal.


Deklarata e saj i referohet krimit te zyrtareve te veshur me pushtet dhe bashkepunetoreve te tyre nga fusha e biznesit te paligjshem dhe mafias. Deklarata e saj identifikon kete grup kriminal shume te rrezikshem qe qendron mbi ligjin qe ka thyer e nenshtruar prokurorine dhe gjykatat e vendit duke goditur themelet e shtetit te se drejtes ne vend.


Ina Rama ua njoftoi kete situate prokuroreve te rinj dhe nepermes tyre mbare opinionit publik dhe politik vendas dhe te huaj. Ajo nuk dha referenca konkrete dhe nuk shpalli ndonje pakete masash apo ndonje fushate te prokurorise kunder jakave. Vetem pohoi. Vetem njoftoi ja ku jemi.


Beri mire apo keq qe foli Disa mendojne se kryeprokurorja nuk flet por vepron. Prapa ketij parimi pergjithesisht libresk fshihen edhe ata qe e duan kryeprokuroren kukull marionete apo lloshe. Disa te tjere mendojne se kryeprokurorja perfshihet me mase ne debatet e fushes por kur eshte fjala per pohime gjenerike si ato te daljes se fundit qendrimet e saj nuk duhet te ngelin ne nivelin e deklaratave por duhet patjeter te shoqerohen me njoftimin e masave per rregullimin e gjendjes. Perndryshe per shkak te postit qe ajo mban deklarata te tilla te pashoqeruara me masat perkatese percjellin nje fryme disfatiste dhe krijojne panik ne publik.


Midis te folurit dhe heshtjes se kryeprokurores ne situaten e krijuar une zgjedh te folurin. Edhe pse si mijera e mijera shqiptare nuk po marr nje informacion te ri kur mesoj se ne vendin tim korrupsioni dhe krimi me stampe shteterore po perpiqet me te gjitha format ti mbivendoset ligjit dhe shtetit te se drejtes. Por kur per kete lloj krimi flet zyrtarja me e larte e organit te akuzes problemi merr nje peshe tjeter. Vec kesaj vete e folura eshte nje kundersfide ndaj sfides qe krimi i jakave te bardha i ben ligjit dhe interesit publik.


Deklarata e Ina Rames eshte pozitive si provokim. Heshtja e qeverise per llojin e krimit qe denoncoi ajo jehon ne progres-raportin e ri te BE-se per Shqiperine dhe ne vendimin e paralajmeruar te Europes per refuzimin e kerkeses se Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat edhe per shkak te korrupsionit dhe krimit ketu.
Deklarata e Ina Rames eshte pozitive edhe si distancim. Vete ajo duke treguar me gisht kush po i merr frymen drejtesise ka kryer aktin e distancimit nga banda e jakave te bardha. Kjo eshte shume me mire se sa te hiqej sikur nuk e shihte. Kjo e nderon personalitetin e saj.


Deklarata e saj eshte pozitive edhe si kapitullim. Ajo duhet ta gjykoje me kete sy pozicionin e saj nese nuk e ka gjykuar akoma. Me mire shpallja e kapitullimit perballe se keqes se sa mbajtja peng e nje pozicioni publik. Kryeprokurorja foli dhe shpetoi shpirtin e saj. Por kaq nuk mjafton gjerat nuk mund te lihen ne mes topi eshte perseri ne fushen e saj per nje zgjidhje qe do te te krijonte mundesine e nje rezistence te re dhe ofensive te re te prokurorise kunder krimit te jakave te bardha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›