E Shtunë, 31 Tetor 2026

DVX

Do kisha dashur shume qe sot tju kisha thene se cmendoj per filmin Shqiptari qe mori 2 cmime ne Moske ose te shkruaja per indeksin e korrupsionit sipas Transparency International qe me pike na rendit ne Ballkan vetem para Bosnjes e Kosoves shtete qe akoma nuk jane shtete ose makar te flisja per paraden e pijaneceve apo psikopateve te Zone e Lire e A.anit. Por jam i detyruar te shkruaj per Piramiden. Vorbulla rreth Piramides ka nxjerre ne pah gjithcka qe nuk shkon me kete vend.


PIRAMIDAT
Nuk ka asgje per te folur me per Piramiden te gjitha jane thene. B. Kajsiu e quante vendimin per shembje vendim piramidal per te kthyer nje vend ku njerezit kalojne lirisht ne nje tjeter hapesire te mbushur me bodigarde. Mero Baze pyet si mund te luftosh simbolet e Enverit duke marre vendime nga zyra e Enverit. Argumentet vazhdojne me parate e harxhuara me luksin e panevojshem dhe perballen me nje argument te vetem simboli diktatorit. Jane thene te gjitha. Dhe asgje nuk eshte thene. Sepse askush nuk ka nder mend te degjoje. Une kam nevoje tju flas per Piramiden time.


PIRAMIDA IME
Nje nga gjerat qe me shqeteson shume eshte zhdukja pa meshire me vrull e mentalitet visigotesh e cdo lloj kujtimi njerezor ne kete qytet. Vendi ku kam pire kafen e pare ku kam dhene puthjen e pare ku kam pare filmin e pare nuk ekzistojne me.
Memoria qytetare e ketij qyteti po zhduket me fadroma. Gjeja qe me dhemb eshte se ata qe po marrin vendimin per ta prishur Piramiden jane njerez qe kane ardhur vone ne Tirane. Jane nga ata qe nuk kane qene kurre femije ne kete qytet. Qe skane rreshqitur kurre ne faqet e Piramides.


PIRAMIDA E TYRE
Me kujtohet kantoni i Zyrihut ku qytetaret votonin edhe per te shitur 200m toke publike ne periferi. shte e drejta e tyre qe te vendosin se cdo behet me pronen publike. Ata qe e moren vendimin e shembjes e kane llogaritur qe nuk kane nder mend te na pyesin. Edhe sikur ne te dalim disa qindra ne shesh ata do na sjellin me autobuse 50mije njerez nga Bushati a Peqini qe do bertasin poshte Piramida. Per te na mbushur mendjen qe populli nuk e do piramiden.


Edhe po te lidhemi me zinxhire te Piramida ca te tjere do lidhen me zinxhire mu aty per te shembur Piramiden. Edhe po te dalim neper debate televizive do sjellin zhurmuesit e ideve qe do perserisin pa pushim nje argument te vetem simboli i diktatorit.
Jane ato pakicat e pergjumura per te cilat shkrova ne Tarten e kaluar. Por dhe Maks Velos arkitektit po i thone po mbron simbolin e diktatorit.


Ish-sekretaret e Partise qe nuk jane as arkitekte akuzojne ish te burgosurin e ndergjegjes se po mbron arkitekturen e diktatorit. Ajo qe shoh te ndodhe prej vitesh. Maks Velo del per te mbrojtur arkitekturen publike ha dru rregullisht cdo 3 muaj dhe asgje nuk ndodh.

Por po tu duhet e di se ata mund te nxjerrin edhe 100 arkitekte qe te argumentojne vendimin e politikes.
Dhe kur them Ata nenkuptoj pushtetin. Sindroma nuk eshte e kesaj qeverie vetem. Dje njeri donte te na zhdukte Teatrin. Sot tjetri Piramiden. Te gjitha keto qe po shkruaj une e te tjeret jane pa rendesi.


Sepse askush nuk ka ne plan te na pyese. Per asgje qe ndodh ne kete vend. Dhe kjo eshte drama jone e madhe. Nuk eshte nje ndertese shte fakti qe na kane shumezuar me zero qe ne fillim. Dikush duke e ditur cfare arme ka ne dore gazetare deputete e analiste qe jane gati te mbrojne cdo ideal te Partise ne te tjereve na kane shumezuar me zero.
Befas dikush shtypi butonin.
Dhe ja ku jane.
Visigotet.
Per te djegur simbolet. Dhe mire bejne.


SIMBOLI
Deri dje asnjeri nga keta analiste-deputete-artiste nuk e ka pasur problem te ashtuquajturin simbol te diktatures. Asnjeri. Nuk di te kem lexuar apo degjuar njerin prej tyre qe te ankohet deri dje.
Befas dikush shtypi butonin
Dhe fap u shfaq Dan Brown-imzi. Fanta-shkenca e propagandes mediatike. Dikush arriti te ngreje nga hici argumentin Piramida - simbol i Enverit.


Per ke na qenka shqetesues ky simbol Brezat deri ne 25 vjec nuk e dine as se kush eshte Enveri... jo me te shqetesohen per simbolin e tij fale dhe sistemit te ndritur arsimor qe kemi ndertuar ne keto 20 vjet.
Por sistemi me suste arrin te prodhoje intelektuale qe u shqetesuan brenda dites per kete simbol.


Dhe permendin Murin e Berlinit qe nuk eshte madje as veper arkitekturore po kalojne ne harrese qe Pallatin e ausheskut nuk e preku njeri
Perndryshe eja hedhim ne ere Drilonin ku gjuante peshk Enveri. Pse te mos u nderrojme emrat dhe atyre qe e kane Enver


Nje qytet sigurisht qe eshte plot simbole te epokave te ndryshme. Eja ti djegim Xhamine - sepse eshte Simbol Otoman Ministrite simbol i Zogut - pallati i kultures - simbol i epokes sovjetike.
Me kujtohet nje Minister Kulture i cili vendosi te fshinte nga ekzistenca cmimet e pervitshme kulturore qe kish promovuar Ministri paraardhes. Motivi Per cfare do me mbajne mend njerezit mua Une duhet te krijoj cmimet e MIA.


Ky eshte mentaliteti i shtetit dhe shoqerise qe vete kemi ndertuar.
Nje mik arkitekt po me thoshte qe sindroma e diktatoreve eshte se mos harrohen. Prandaj duan te lene gjurme ne arkitekture. Ju kujtohet Neroni Se ce kapi nje bezdi nga pamja e Romes...


PIRAMIDA E MUMJEVE
Thjeshtesia e ceshtjes eshte se jemi te shumezuar me zero. Ne kete vend mjafton nje firme per te fshire gjithcka pa na pyetur. Nje firme dhe fadroma niset po ate nate. Pa debat publik pa konsultime specialistesh. E cduhen fundja Ata nxjerrin specialiste dhe popull sa te duan per te mbeshtetur firmen e tyre. A nuk ishin specialistet ata qe na shiten detin te greket


Kjo eshte liria jone ne prag te Pavaresise. Me nje firme ne kete vend groposet ose zhvarroset gjithcka.
100 vjetori i Pavaresise do na gjeje me nje Parlament te ri. Por nuk do na gjeje te lire. Te lire per te menduar. Te lire nga urrejtja. Te lire nga zinxhiret e njeshit. Ne festojme nje Pavaresi qe nuk ekziston. Jo 100 vjetor por 0 vjetor.



DVX
Me vjen keq qe ju kam ngrene kohe per nje teme te konsumuar dhe per me teper kur ska asgje per te thene sepse askush nuk eshte ne degjim. Ne jemi te shumezuarit me zero.
Pallatet ku une banoj jane ndertuar ne kohen e Italise dhe ata qe kane fluturuar me helikopter me kane thene qe nga siper ai bllok pallatesh lexon emrin e Duces. DVX.
Nje dite do shoh ne lajme qe me nje vendim te marre brenda nates kane nisur fadromat te vijne per ti shembur dhe ato e per te ndertuar monumentet e diktatures se tyre me mua brenda.
Dhe ndersa fadromat bejne punen e tyre do jem brenda duke pare ne TV ata qe flasin per simbolin DVX qe duhet zhdukur ne emer te Dan Brown-izmit.
Dhe mire na e bejne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›