Folini i përplas derën Berluskonit

17/04/2005 "Krizë e pilotuar” në Itali. UDC largon 5 ministra
Tërheqja e ministrave nga qeveria Berluskoni është për UDC një tentativë për t’u larguar nga ekzekutivi, me bindjen që, në rast fitoreje në zgjedhjet e ardhshme politike, të mund të marrë meritat. Në rast humbjeje, të zhvishet nga çdo lloij përgjegjësie. Por ajo e sekretarit centrist është një llogari e rrezikshme
Kavalieri nuk e dëshironte për dy arsye: arsye imazhi, por mbi të gjitha sepse të gjithë krizat, sado të pilotuara të jenë, e vendosin kreun e qeverisë nën një trysni të tillë, që rrezikon të çojë edhe drejt dorëheqjes. Sido që të shkojë, Berluskoni do të dilte gjithsesi jo i dobësuar
Po përse vendosi Folini të ndjekë linjën e ashpër, në vend që të luante shanset e tij dhe të partisë, në veptrimet e vitit të fundit të qeverisë, ndoshta edhe duke u përpjekur të kushtëzojë zgjedhjet e Berluskonit? Eshtë e qartë që kjo është një tentativë për t'u tërhequr, me shpresën e një përfitimi elektoral
Marko Folini i është përmbajtur idesë së parë dhe dje në mëngjes i ka kërkuar kryesisë së UDC që të tërheqë delegacionin nga qeveria (5 ministra, një zëvendësministër dhe 4 nënsekretarë), duke garantuar megjithatë se do të mbështesë së jashtmi mazhorancën në Parlament.
Linja e sekretarit u bë menjëherë objekt debati, por Roko Butilione, ministër i politikave komunitare ka shpallur miratimin e kësaj lëvizjeje nga ana e kryesisë: me 57 vota pro dhe vetëm një kundër.
Në letër, duke u tërhequr nga qeveria, por duke i garantuar Silvio Berluskonit mbështetjen parlamentare (sidomos në rast votëbesimi, që është themelore), Folini dhe të tijët nuk duhet të provokojnë rënien e qeverisë. Në parlament, UDC ka 34 deputetë, domethënë nuk është as vendimtare për mazhorancën. Por, ndryshon puna në Senat, ku 31 eksponentët centristë mund të paralizojnë qeverinë Berluskoni, në rast se në votimet e fshehtë votojnë kundër.
Berluskoni: Dy arsye për të thënë jo
Shifra, të cilat të gjithë i njohin mirë, dhe gjë që ndoshta në fund e kanë detyruar Berluskonin të formalizojë krizën dhe të kërkojë një qeveri Berluskoni 2.
Gjë të cilën Kavalieri nuk e dëshironte për dy arsye: arsye imazhi, por mbi të gjitha sepse të gjithë krizat, sado të pilotuara të jenë, e vendosin kreun e qeverisë nën një trysni të tillë, që rrezikon të çojë edhe drejt dorëheqjes. Sido që të shkojë, Berluskoni do të dilte gjithsesi jo i dobësuar.
Qëllimi i Berluskonit ishte që të ecte përpara edhe pa UDC, madje duke mos kaluar fare nëpër “krizë”. Në fund të fundit, Kavalieri donte thjesht të paraqiste për votëbesim programin e fundit të legjislaturës (siç është kërkuar nga Fini), dhe të zëvendësonte ministrat e larguar. Mes të tjerave, ata janë edhe pa portofol, gjë që do të thotë që edhe mund të mos zëvendësoheshin. Ndërsa sa i takon votave të munguara, Berluskoni është i bindur se do të mund të ishte në gjendje t'i rekuperonte nga disidentët brenda UDC.
Por është e vështirë në këtë pikë që këtë të ia lejojnë Ciampi dhe vetë aleatët. Veç të tjerave, i njëjti vendim për t'u larguar u mor edhe nga PSI e Giani De Mikelisit, që largoi disa zëvendësministra e nënsekretarë.
Po përse vendosi Folini të ndjekë linjën e ashpër, në vend që të luante shanset e tij dhe të partisë, në veprimet e vitit të fundit të qeverisë, ndoshta edhe duke u përpjekur të kushtëzojë zgjedhjet e Berluskonit? Eshtë e qartë që kjo është një tentativë për t'u tërhequr, me shpresën e një përfitimi elektoral. Në rast fitoreje të qendrës së djathtë, mund të thotë se stimuloi një zhvillim të nevojshëm brenda mazhorancës. Në rast humbjeje, do të jetë më e lehtë të zhvishet nga përgjegjësitë.
Me kë, në vitin 2006?
Një llogaritje natyrisht e rrezikshme. Në zgjedhjet e ardhshme, të parakohshme apo jo, UDC nuk mund të shpresojë në mbështetjen e aleatëve. Gjë kjo që i kishte dhënë frytet e saj në zgjedhjet e 2001, kur në sistemin mazhoritar UDC kish mundur të merrte një dorë të mirë vendesh në parlament, pavarësisht se në sistem proporcional nuk e kishin arritur dot kuorumin e katër përqindëshit.
Por Marko Folini është i bindur se roli i kundërshtarit brenda mazhorancës do të ketë të mirat e tij. Në zgjedhjet e fundit, UDC, ndonëse kishte humbur shumë pozicione në pushtet, nga pikëpamja e numrit të votave, kishte arritur 5.7 përqindëshin në nivel kombëtar. Një pasuri e vogël, të cilën Folini do të dëshironte ta vinte në shërbim si në fitoftë Berluskoni, si në ardhtë një qeveri e qendrës së majtë.
Margarita si rrugëdalje?
Jo më kot janë shumëfishuar kontaktet mes UDC dhe Margaritës. Eshtë pak a shumë i ashtuquajturi skenar postBerluskoni, që shqetëson si Kavalierin, ashtu edhe vetë Romano Prodin, i cili kërkon një fitore të të “Majtës së Madhe”, të mbledhur përreth Unionit.
Dhe ka nga ata që dyshojnë se në të vërtetë, pas Folinit fshihet pikërisht regjia e Pier Ferdinando Kazinit, presidentit të Parlamentit, që deri tani është ruajtur duke qëndruar jashtë lojërave.
Kavalieri punon për një Berluskoni 2
Në praktikë, kreu i ekzekutivit duhet të japë dorëheqjen në pallatin presidencial, dhe më pas, pas një raundi të shpejtë konsultimesh, ku të përfshihet edhe Ciampi duhet të marrë përsipër detyrën e krijimit të një qeverie të re, që padyshim do të përbëhej nga ministra të Forza Italia, Aleanza Nacionale, Lega, dhe ndoshta PRI të Giorgio La Malfa, që deri më sot thjesht ka qenë e pranishme në mazhorancë.
Duke u prezantuar në Parlament dhe duke paraqitur një program për fundin e legjislaturës, Berluskoni do të jetë i sigurtë për mbështetjen e Shtëpisë së Lirive (përfshirë UDC e socialistë), pra të ecë përpara deri në majin e 2006. Në leksikun e politikës, kjo quhet “krizë e pilotuar”.
Në fakt, Berluskoni nuk dëshironte të kalonte nëpër krizë, ndonëse e pilotuar, duke iu trembur faktit se mos ndonjë parti, veç emrit të trij, të ofronte përpara Presidentit ndonjë zgjidhje tjetër teknike ose institucionale. Ndoshta kriza e pilotuar do të jetë javën e ardhshme dhe duhet të zgjasë pak. Por, shumë gjëra do të varen nga modifikimet që do t'i bëhen qeverisë.