E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hemofilikët, në spital s’ka gjak

17/04/2005  Janë rreth 450 fëmijë dhe të rinj në Shqipëri, të cilët vuajnë nga hemofilia, ju mungojnë faktorët e mpikjes së gjakut. Kjo është një sëmundje e trashëgueshme nga prindërit, gjenetike. Këta pacientë herëpashere kanë nevoj për gjak. Te pediatria gjen gjithnjë fëmijë, të cilët presin radhën për një qese gjak. Shpesh ata që ju japin gjak këtyre fëmijëve janë vet të afërmit, familjarët. Por, dhe ata nuk mund të japin shumë shpesh gjak, pasi vetëm një herë në tre muaj, u lejohet. E ndërsa të afërmit, që kanë të njëjtin grup gjaku me fëmijët e bëjnë me radhë, sikur njëherë të mos kenë ata mundësi që të dhurojnë gjak, fëmija mbetet... Në spital nuk ka gjak. Banka është gati gjithnjë në krizë. Kjo, pasi gjithnjë e më tepër ulet numri i atyre që “shesin” gjak. Kjo pasi për “lekët e drekës” që marrin, rreth 3 mijë lekë të reja shumë pak vet pranojnë të japin gjak. Ndërkohë që ata janë nga shtresa më e varfër e shoqërisë, dhe që shpesh nuk trajtojnë sëmundjet e tyre, pra pas analizve dalin mbartës të ndonjë infeksioni. Dhuruesit janë të pakët, vetëm kur ndonjë institucion ndërmerr ndonjë fushatë. Në fakt, ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, kur u rivendos ministër, deklaroi se do të zhvillonte fushata agresive për të dhuruar gjak. Dhe për ata që do të hynin në operacion do të dhuronin vet të afërmit, ndërsa gjaku i grumbullur do të përdorej vetëm për hemofilikët dhe talasemikët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›