“Të izoluarit jo të gjithë me lebrozë”

17/04/2005 Mjeku Armor Dino kujton spitalin e lebrozës
ELBASAN - Mjeku dermatolog, Armor Dino, tregon se ai e ka vizituar këtë spital, porse nuk ka punuar vetë aty. Në një intervistë për gazetën “Metropol”, Dino tregon për pacientët e sëmurë dhe mënyrën si trajtoheshin në kohën e diktaturës.
Si e kujtoni spitalin e lebrozës?
Dikur spitali i lebrozës ishte kthyer në një objekt të vërtetë izolimi për të sëmurët, aq sa jepte këtë imazh te banorët, të cilët, të njohur me sëmundjen, nuk guxonin as t’i afroheshin. Në atë kohë nëse të infektuarit do të evidentoheshin do të dërgoheshin familjarisht në spital, pasi përcaktoheshin me një rrezikshmëri të lartë për njerëzit. Por, banorët deklaronin se ata që përfundonin në spital nuk ishin gjë tjetër veçse komunistë të zënë në faj, që rehabilitoheshin dhe ktheheshin pranë familjes.
Si trajtohehsin të sëmurët me lebrozë në kohën e komunizmit?
Dikur ideja e një sëmundjeje të tillë ishte mjaft shqetësuese. Një imazh i keq shkaktonte edhe izolimi i këtyre personave, të cilët mund të quhen edhe të persekutuar, pasi trajtimi i tyre arrinte deri atje sa edhe telat me gjemba mbi murin rrethues tregonin këtë përçmim që u bëhej pacientëve. Shumica e tyre familjarë, një pjesë rastesh të izoluar, merrnin mjekim për sëmundjen e lebrozës. Nuk mund të them se të gjithë ishin me lebër, pasi nuk isha mjek që i trajtoja, por pata mundësinë të shkoj disa herë. Të sëmurë me lebrozë ka patur edhe në Elbasan, por tashmë këta persona vazhdojnë jetën e tyre, pasi kanë marrë edhe mjekimet dhe nuk përbëjnë shqetësim për komunitetin. Kontakti i afërt me ta si psh., në familje mund të krijojë mundësinë e ngjitjes, por në asnjë rast nuk mund të ketë rrezik për personat e tjerë që i rrethojnë, kështu lebroza nuk mund të quhet më një mortajë ngjitëse, por një sëmundje që mund të kuorhet normalisht edhe në shtëpi, pasi nuk është aerogjene.
Të sëmurët kishin shenja të dukshme?
Shenjat e dukshme të kësaj sëmundjeje ishin njollat, të cilat shfaqeshin në kohë, por kishte edhe nga ata që nuk reflektonin. Nuk di të them nëse internoheshin apo jo në këtë spital, pasi për ato që kam parë unë të sëmurët ishin të vërtetë. Lebroza është një sëmundje ngjitëse e kurueshme, që me anë të kurave të jep mundësinë të vazhdosh jetën normalisht dhe pa shkaktuar ngjitjen te të tjerët. Mjekimi i bërë ndaj këtyre personave gjithashtu i jep mundësinë të mos e trashëgojnë te pasardhësit e tyre, kështu që lebroza konsiderohet një sëmundje në zhdukje.
Sipas jush, duhet të ekzistojë më spitali i lebrozës?
Për mendimin tim, jo, pasi të sëmurët e evidentuar mund të kurohen shumë mirë në shtëpi, pa u bërë problem për komunitetin. Kjo ishte një mënyrë e shëmtuar e komunizmit që i bënte njerëzit të sëmurë më të padëshirueshëm, duke i izoluar nëpër spitale. Kjo godinë është më mirë të mos ekzistojë më duke ndjekur eksperiencat e vendeve të tjera, që gjithashtu kanë të evidentuar të sëmurë të tillë, sidomos në zonën e Afrikës, por që i kurojnë në ambientet e shtëpisë pa ja vështirësuar edhe më tepër sëmundjen.
Mjekët, ose të larguar, ose të vdekur
Sipas mjekut Armor Dino, mësohet se “mjekët që kanë qëndruar e shërbyer në spitalin e Gostimës, ose kanë ndërruar vendbanim, ose kanë ndërruar jetë”.
Në kujtesën e Dinos, është mjeku i njohur që ka qëndruar dhe ka shërbyer për një kohë të gjatë aty, Niko Papajani. Sipas Dinos, “doktor Niko Papajani nuk jeton më. Ai ishte një ndër dermatologët më të njohur në Elbasan dhe në Shqipëri.
Viktimat në vite, sëmundja e lebrozës
Sëmundja e lebrozës është një ndër sëmundjet historike ngjitëse me kontakt të afërt. Ajo shfaqej në një kohë relativisht të gjatë nga fekondimi dhe për këtë arsye evidentohej vonë. Pas periudhës së çlirimit në Shqipëri janë evidentuar ndër vite 50 të sëmurë, nga këta 30 meshkuaj dhe 20 femra. Shumica e tyre vinin nga zonat veriore, ndërsa një pjesë edhe nga Çamëria. Gjatë një kohe prej 30 vjetësh janë regjistruar 4 të vdekur.
50 persona
të sëmurë nga lebroza
30 meshkuj
të sëmurë nga lebroza
20 femra
të sëmura nga lebroza
4 të vdekur
në 30 vjet nga lebroza
Lebroza, sëmundja që përdornin komunistët për të “bindur” të pabindurit
Spitali, dikur me tela e gjemba tashmë një godinë në rrënojë
Sa po i afrohesh komunës së Gostimës, gjithkush mund të kujtojë spitalin, por vështirësisht edhe sëmundjen e lebrozës, që kurohej aty, dhe që konsiderohet ende tabu për imazhin e keq të saj dhe sidomos efektin që bënte te njerëzit.
Nëse do të kishte qenë vërtet lebra pjesë e kurimit të këtij spitali, pak kush mund ta besojë, ndërsa ata pak dëshmitarë japin një ide krej të kundërt të saj, pikërisht zëvendësimin me internimin e përkohshëm nga komunizmi të të pabindurve apo rebelëve, nën preteksin e sëmundjes.
Të gjithë e kujtojnë spitalin e Gostimës që jepte një pajme të keqe të varfërisë për sëmundjen që kuronte, lebrozën. Ndërtimi i spitalt të lebrozës në vitet ‘60 ishte një habi për banorët e zonës së Gostimës, në Elbasan, ku edhe ishin internuar shumë familje, sidomos në zonën e Dumresë.
Personat e parë të mbërritur në këtë godinë, sipas dëshmisë së banorëve, nuk kishin shenja të sëmundjes. Ata qëndronin aty për mëse 3 muaj dhe më pas largoheshin. Vinin nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, shpesh edhe bij komunistësh, tregojnë disa prej fshatarëve që kanë mundur të bisedojnë edhe me pacientët që qëndronin në spitalin e lebrozës.
Flet “pronari” i spitalit të rrethuar me tela me gjemba për 25 vjet
“Lebra, pacientët e spitalit të Gostimës,
të infektuar apo të izoluarit e regjimit”
Nuk ka mbetur shumë nga spitali që edhe emri nuk i përmendej. Pronari i tokës ka marrë si dhuratë muret e rrënuar dhe gjithashtu edhe ato pak detaje për të krijuar imazhin e një spitali. Tashmë, një pjesë e tij është marrë me qira nga një bashkësi murgeshash, të cilat e kanë rikonstruktuar, duke e kthyer në shkollë dhe strehim për shërbimet e tyre fetare, ndërsa pjesa tjetër u muar nga 3 vëllezërit, të cilët nuk ishin ç’të bënin me muret dhe vazhduan mbjelljen e pjesës qark tyre.
Tek-tuk ndonjë mbetje hekuri nga shtretërit apo dritaret, dikur me hekura, sjellin një imazh të sëmundjes që ishte burgosur në anë të lumit Devoll.
Frika e kësaj sëmundjeje largonte kureshtjen e shumë banorëve, por kishte nga ata që e kuptuan të vërtetën e saj.
Kujtim Plaka, 50 vjeç, që tashmë ka arritur të marrë tokën së bashku me skeletin e mbetur të godinës, tregon në një intervistë për gazetën “Metropol”, se spitali i lebrozës ishte ndërtuar më shumë për të përmirësuar figurën e komunistëve që bënin ndonjë faj apo prishnin moralin diku larg dhe silleshin aty për të ndryshuar imazhin, duke u kthyer sërish pranë familjeve të tyre.
Si i kujtoni të sëmurët e spitalit të lebrozës?
Shumë prej nesh kuptuan se ata që përfundonin prapa mureve me gjemba, që rrethonin spitalin, nuk ishin të sëmurë me sëmundjen e lebrës. Ne dinim diçka nga të parët tanë në lidhje me këtë sëmundje dhe për pacientët e mbërritur nga viti 1960 dhe deri në mbylljen e tij nuk mund të them se ishin me lebër. Ata në shumë pak raste kishin ndonjë shenjë në fytyrë, por askush prej tyre nuk mund të them se ishte i sëmurë dhe se kurohej nga lebroza. Edhe mjekët, siç kujtojnë prindërit, tanë nuk është se ishin të specializuar për këtë lloj sëmundje. Shumë herë kemi patur mundësi të kontaktojmë me ta, por në asnjë rast, edhe pse fëmijë nuk mendonim se kjo sëmundje, e cila ishte shumë e rëndë mund të na ngjitej apo të kishim frikë nga ata persona.
Kur u largua pacienti i fundit?
Më kujtohet se e fundit që ëstë larguar nga spitali i lebrozës ka qenë një grua, nga Himara, e quajtur Athina. Ajo kishte disa njolla në fytyrë, por asgjë më tepër dhe është larguar nga spitali në vitin 1985, pas të cilit nuk ka patur më pacientë, duke mbetur një godinë e braktisur. Gruaja kishte origjinë greke dhe pak njerëz mundën ta shikonin dhe të flisnin me të. Ajo kishte shumë frikë dhe gjithashtu kontrollohej në çdo kohë. Ne mundëm ta shikonim dhe jo të bisedonim me të. Nuk mbaj mend të ketë patur më pacientë në spital që nga ajo kohë dhe aty kanë qëndruar vetëm rojet, që vetëm e ruanin si godinë, duke mos lejuar t’i afroheshin banorët e fshatit.
Si mundët të bëheni “pronar” i spitalit të lebrozës?
Me ndarjen e tokës, në vitin 1991, unë së bashku me vëllezërit e mi u bëmë pronarë me anë të ligjti 7501, por gjithashtu kishim dokumenta të pronësisë edhe më parë, që në kohën e Turqisë. Edhe pse është hedhur ideja e kthimit të këtij spitali, gjithashtu edhe ruajtjes së tij, më duket absurde, pasi kjo godinë nuk ka gjë tjtër veç mureve gjysmë të hedhura poshtë. I ndërtuar në vitin 1960, ky spital ka mbushur amortizimin e tij dhe si pasojë është shkatërruar, duke përfunduar në këtë gjendje që e shikoni ju sot. Kam 5 fëmijë dhe jetoj këtu në këtë pjesë të rregulluar nga vetë ne. Nuk kam ndërmend të largohem i gjallë edhe sikur të më kompensojnë për truallin. Është toka ime dhe për këtë arsye nuk mund të ekzistojë më si spital, apo çdo gjë tjetër që mund të mendojnë pushtetarët tanë.
Asnjë gjurmë të sëmundjes
Murgeshat shkollë, në “vatrën” e lebrozës
Një pjesë e këtij spitali është marrë me qira nga një bashkësi murgeshash, të cilat e kanë rikonstruktuar, duke e kthyer në shkollë dhe strehim për shërbimet e tyre fetare. Motrat Kristiane kanë zgjedhur Gostimën për t’u vendosur aty, pasi ksihin dëgjuar për spitalin e lebrës. Shumë prej tyre kishin shërbyer në Afrikë dhe për këtë arsye kishin edhe eksperiencë për të trajtuar sëmundejn e lebrës.
Për murgeshat, falë edhe eksperiencës së tyre, lebroza është konsideruar si simbol i varfërisë ekstreme apo edhe të kequshqyerit. Shfaqej me pulla gjaku në trup dhe më pas me copëtim të mishit, deri në shkaktim të vdekjes së njeriut të infektuar nga kjo sëmundje.
Kjo sëmundje, e cila e ka shoqëruar njeriun në shekuj, ndërsa u zhduk së bashku me varfërinë ekstreme në Evropë, nuk u zhduk në Afrikë, ku vazhdon të jetë e pranishme.
Spitali i Gostimës, prej 10 vitesh nga mbërritja e murgeshave,
ishte i braktisur dhe murgeshat nuk gjetën asnjë shenjë të lebrozës në këtë zonë. Ato morën një pjesë të spitalit, duke lidhur kontratë me shtetin për qiranë dhe e kthyen në një shkollë katolike. Me këtë, ato treguan se lebroza nuk kishte ekzistuar, ajo ishte vetëm një imazh i keq.