Mallra pa doganë, ja kush është kufiri i lejueshëm

17/04/2005 Doganat kanë të përcaktuar kufirin limit që i lejohet çdo qytetari të kalojë në dogana pa paguar
Në bagazhin personal kur kalon kufirin mund të gjenden dhe produkte që i ke sjellë për dhuratë ose dhe “për qejfin tend”. Për syrin e stërvitur të doganierit, kuptohet menjëherë malli për përdorim personal nga ai për qëllime komerci. Kështu, në rast se qytetari ka mall për përdorim personal, atij i takon të kalojë në “kanalin e gjelbër”, në të kundërt për qytetarin është e rezervuar “kanali i kuq”, ku hyn në funksion sistemi i çdoganimit. Por ligji ka marrë parasysh disa limite për të lehtësuar punën e doganierit, por dhe për të lajmëruar qytetarët mbi masën e “dhuratave” që u lejohet të marrin me vete. Kështu, ligji parashikon qartë se një individ nuk taksohet për një vëllim mallrash deri në 300 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që një fëmijë nën 15 vjeç e ka të përgjysmuar këtë vlerë deri në 150 mijë lekë të vjetra. Duket se në hartimin e ligjit, autoritetet doganore janë treguar më të rreptë kur flitet për produktet e akcizës, për të cilat dhe kanë specifikuar sasinë e produktit që lejohet të kalohet pa doganë dhe konsiderohet si përdorim personal. Kështu, kur flitet për produkte duhani, udhëtarëve nuk u lejohet të kalojnë doganën pa u taksuar më shumë se sa 200 cigare ose 50 puro. Në limite të rrepta është e parashikuar dhe masa e pijeve alkoolike, që mund të kalohen pa tërhequr vëmendjen e doganierëve. Kështu, vetëm 1 litër pije e fortë e destiluar ose 2 litra aperitivë, janë të lejueshme të kalohen pa doganë. “Ju do të paguani taksa për çdo produkt që ka kaluar kufirin e lejueshëm dhe pagesa do të bëhet para se të largoheni nga dogana”, sqarojnë autoritetet doganore të gjithë udhëtarët, të cilët mund të marrin informacionin edhe nëpërmjet fletpalosjeve publicitare në lidhje me këtë çështje. Kështu, doganierët udhëzojnë udhëtarët të deklarojnë vëllimin e mallrave që kanë me vete dhe të bëjnë të ditur paraprakisht nëse duhet të kalojnë në kanalin e kuq apo të gjelbër. “Ju duhet të hyni në kanalin e kuq, në rast se ju keni mallra mbi masën e lejuar dhe ju quhen komerciale”, bën të ditur Kodi doganor në lidhje me kalimin e mallrave për përdorim personal.
Duhani
200 paketa cigare
100 cigarillo 3 gr. secila
50 puro
250 gr. duhan
Nuk lejohet asgjë për moshat nën 15 vjeç
Pijet alkoolike
1 litër pije e destiluar
1 litër alkool me volum etilik 22%
2 litra pije të destiluara dhe aperitivë
2 litra verë ose likere
Asnjë përjashtim për personat nën 15 vjeç
Mallra të tjerë
50 gramë parfume
0.25 litra kolonjë
Produkte mjekësore për nevoja personale
Produkte deri në 30 mijë lekë
Produkte deri në 15 mijë lekë për fëmijët nën 15 vjeç