Folklori elbasanas përcillet nga ansambli Isuf Myzyri
Ansambli Isuf Myzyrii qytetit të Elbasanit do të prezantojë vlerat folklorike në Festivalin e 9-të të Këngës Tipologjike Popullore Qytetare, që do të organizohet në qytetin e Shkodrës, në fund të muajit maj. Për të arritur sukses në këtë festival mbarëkombëtar ansambli ka përzgjedhur këngë të anonimatit, duke ruajtur performancën e tingëllimeve të vjetra në planin vokal dhe shoqërimin orkestral përmes instrumenteve si violina, lahuta, darja, shumë të përdorura në shekullin e XX.
Por, tipike do të jetë orkestrina popullore, ku përveç këngëve të usta Isuf Myzyrit do të interpretohen këngë të Leks Vinit, Mustafa Bodinit si dhe këngë të anonimatit popullor elbasanas. Sipas drejtuesve të tij, Elbasani synon të fitojë vendin e parë, pasi ansambli do të përçojë vlera artistike të larta. Kënga qytetare elbasanase do të interpretohet nga këngëtarët e njohur Mehdi Zena, Mustafa Mehja etj. Në edicionin e tetë të këtij festivali, që u zhvillua në Kavajë, ansambli Isyf Myzyri u nderua me çmimin e tretë. Këtë vit kjo veprimtari artistike organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve