E Shtunë, 31 Tetor 2026

Folklori te dalja e tranzicionit

Ministria e Kultures shkund rutinen e diteve te trashegimise. Iniciativa per mbrojtjen e nje pasurie kulturore shpirterore me status po edhe me buxhet te vecante duket parashikim afatgjate i ministrit Xhaferaj



Pjeter Matusha ka ardhur nga Lezha per te kenduar ne Ministrine e Kultures kengen e Ymer Ages. Kenga vjen arome nga shekujt e vjeter kurse lahuta si gje e lare me sapun jo. Nje studiues do shpjegonte me pas se rapsodi ne vend te atij jeleku te kuq dhendri duhej te mbante nje jelek deleje po keshtu pa transformuar elemente te veshjes ne vend te kepuceve opinga. Megjithate dikush qe degjon i eksituar nga salla bekon sipas rastit Te kendofte zemra Pjeter Matusha
Pastaj radha eshte e nje grupi polifonik. Burrat i kane gryket e kemisheve te hapura. Ca i mbajne syte perdhe e ca ne tavan.
Jane dy momente nga ekzekutimi i dy gjinive eposi dhe isopolifonia te cilat nga dje bashke me 5 gjini te tjera jane te parat qe hyjne ne listen e Kryeveprave te Trashegimise Shpirterore Kombetare.
Iniciativa per mbrojtjen e nje pasurie kulturore shpirterore me status po edhe me buxhet te vecante due filluar nga viti 2011 duket parashikim afatgjate i Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Vete ministri Ferdinand Xhaferaj me ton racional si nga nje reflektim i gjate per besimin qe i eshte dhene njoftoi dje anetaresimin e Shqiperise ne Komitetin Nderqeveritar te Unesco-s per trashegimine kulturore shpirterore cka do te thote pak me shume pergjegjesi per detyrat e angazhimet brenda fushes. Komiteti ka per detyre te shqyrtoje dosjet per kandidaturat e vendeve per perfshirje ne listen e trashegimise boterore venien ne zbatim te Konventes dhe shqyrton raportet miraton asistencen nderkombetare per projekte ne kete fushe.
Xhaferaj u ndal te vendimi i Komitetit te Trashegimise Shpirterore per shpalljen e 7 Kryeveprave te Trashegimise Shpirterore Kombetare. Ketu bejne pjese Isopolifonia popullore shqiptare Eposi i Kreshnikeve Dialektet gjuhesore geg dhe tosk Muzika popullore homofonike e Shqiperise se Mesme Ahengu qytetar shkodran Mjeshteria e punimit te veglave muzikore popullore dhe Vallja e vajzave dropullite.

Ministri sqaroi se kjo liste do te depozitohet prane strukturave te UNESCO-s e cila do te ndiqet nga nje plan veprimi me masa konkrete per ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre. me kete rast ai fton nga dje organizatat shoqatat njesite e pushtetit vendor dhe qendror te aplikojne prane MTKRS brenda dates 30 nentor 2010 per projekte qe synojne ruajtjen e dukurive te mesiperme.
Ishte nje forme per te njoftuar Ditet e Trashegimise Kulturore te cilat ne kuader te Diteve te Trashegimise Kulturore Evropiane mbahen me 1-3 tetor Gjirokaster.
MTKRS e quan 29 shtatorin Dita Kombetare e Trashegimise ne perkujtim te Kamber Benjes specialist i monumenteve i rene deshmor ne mbrojtje te tyre.
Komiteti vleresues i 7 kryeveprave te trashegimise kulturore shpirterore shqiptare i perbere nga Aferdita Onuzi specialiste etnologe Skender Selimi koreograf Vasil Tole muzikolog Klodian Qafoku muzikolog Esat Ruka Drejtor i Qendres Kombetare te Veprimtarive Folklorike dhe Eni Juca Sekretare e Komisionit Shteteror te Unesco-s prane MPJ dha disa komente perse zgjedhjet qe ka bere.

Per Shekullin foli Aferdita Onuzi studiuese prej vitesh prane Institutit te Antropologjise Kulturore.


fare kriteresh moret parasysh per zgjedhjen e Shtate kryeveprave
Ne fakt eshte per tu theksuar qe ne nje territor kaq te vogel si Shqiperia me nje popullsi kaq te kufizuar numerikisht ka nje pasuri te jashtezakonshme kulturore. Prandaj per ne ka qene e veshtire per te percaktuar me te miren ashtu si dhe ne e kemi ndjere ne shume aktivitete kur na eshte dashur te percaktojme llojin variantin e veshjes me te mire gjinine folklorike. Per te perzgjedhur keto te shtata ishte po kaq e veshtire.
shte me rendesi fakti qe filloi kjo pune per te vleresuar ato vlera qe realisht jane per tu vleresuar.

Pse pate te arsyeshme kete lloj kategorizimi
shte bere nje grupim brenda kultures shpirterore duke iu referuar disa treguesve. Per shembull kenga isofolifonike eshte unikale.

U shpall nga Unesco trashegimi boterore e njerezimit dhe tani vete shqiptaret i japin nje status. fare ndryshon kjo
Do te thote qe shteti shqiptar angazhohet ti kushtoje vemendje ta ruaje dhe ta promovoje me shume.

Cilat nga pasurite ne liste ka me teper nevoje per ruajtje
E kam te veshtire ta them por personalisht e kam dobesi kengen polifonike ashtu si dhe Eposin e Kreshnikeve. Qe te dyja perfaqesojne dy pjese te rendesishme te Shqiperise se dikurshme te kufijve etnike te themi Shqiperine e madhe te jugut me kengen polifonike e cila shtrihet edhe ne pjesen e Toskerise edhe te Laberise. Ketu kemi dy menyra te te kenduarit te kenges polifonike polifonia toske qe eshte te kenduarit vertikal dhe kenga polifonike e Laberise qe eshte menyra e te kenduarit horizontal. Por qe te dyja jane unikale ne menyren e te kenduarit.
Dua te shtoj edhe dicka. Deri vone nuk eshte ditur qe menyra e te kenduarit polifonik shtrihet deri ne pjesen e Dibres se Madhe. Na ka rastisur bashke me kolegun Agron Xhagolli te degjojme nje menyre te kenduari te polifonise edhe ne nje gjeografi tjeter nga ajo cka eshte njohur deri tani.
Ndersa per Eposin e Kreshnikeve Kosova ka marre persiper qe te angazhohet per pranimin e tij ne UNESCO. Ne disa aspekte ky epos na jep deshmi jo vetem te kultures shpirterore por edhe te kultures materiale.

Pavaresisht mevetesise administrative te njerit shtet dhe tjetrit Shqiperise dhe Kosoves mos do ishte mire qe disa pune ne fushen e trashegimise te beheshin se bashku
Eposi ne fakt ka pjesen e vet ne te dy anet ne Shqiperi dhe Kosove. Por le ta beje Kosova kete te hedhe hapat mire si shtet shqiptar me kulture me trashegimi kulturore.

Permendet origjinat e dy gjinive folklorike por po ta shtronim ceshtjen ne ditet tona cfare rrjedhjesh kane pasur ne kohe si paraqitet gjendja e ruajtjes se kesaj trashegimie
Une do permendje nje periudhe kritike per kengen polifonike kengen qytetare po edhe per vallen periudhen e nje tranzicioni te forte qe u reflektua edhe ne kete aspekt.
shte koha e festivaleve te para folklorike pas viteve nentedhjete kur ne studiuesit kemi ndjere se cfare denatyrimesh po ndodhnin cfare bjerrje vlerash.

Ato dy modele te isopolifonise dhe eposit qe pame sot nuk jane gje e larget e asaj qe ju e quani unikale
Ato dy pjese qe degjuam ishin mire po te pranojme qe gjerat ndryshojne. Trashegimia kulturore nuk eshte statike. Ajo zhvillohet dhe reflekton te gjithe zhvillimin e periudhave te ndryshme historike por zhvillimi behet ne shtratin e vet ne natyren e vet jo me denatyrime. Te themi vallja popullore disa kohe u transformua gati sa nuk mund ti gjenim origjinen. Them se institutet kane bere nje pune te mire qofte duke hartuar kritere duke vleresuar ne festivale elementet me te mire duke insistuar duke u ndeshur gati ne nje beteje me kete tranzicion te trashegimise.

Kur thua isopolifoni apo epos para sysh dalin edhe disa elemente figurat vizuale te kostumeve gjeste te kengetareve. Nuk gjen ne to perpikmeri sic e pame tek kemishet e kengetareve te korit apo te lahuta akull e re e rapsodit.
Une u gezova qe nuk pashe ndonje kengetar me atlete sic na ka ndodhur ne festivalet e para te tranzicionit ne 1995. Megjithate ka akoma per te bere ne keto elemente qe realisht i japin identitetin artistit popullor. Sot ai lahutari duhej te vinte me kemishen dhe jelekun e duhur kurse ne e pame me kepuce ne vend te opingave dhe me jelek te kuq qe e vesh dhendri. Ndersa grupi polifonik ishte pak me korrekt ne kete aspekt. Shpresojme qe gjerat do te permiresohen.
Dua te shtoj qe artistet popullore kane nevoje per nje trajtim me te mire material perndryshe gjerat do te behen ne menyre amatore.

Ndoshta ky buxhet qe do te jepet nga Ministria do te ndryshoje dicka.
Do te thote se do te kete me shume pergjegjesi le te shpresojme qe do te kete nje vemendje tjeter.

Cilat jane ne liste pritje per kryeveprat e ardhshme
Besoj se eposi qe ka propozuar Kosova. Eposi i Kreshnikeve eshte pjese e te dy vendeve eshte kenduar ne Shqiperine verilindore sidomos dhe ne krahinat kufitare te Kosoves.

fare pasurie ka ngrene diskutim ne Komitetin tuaj
Kenga qytetare. shte nje gjini ku nuk eshte investuar per ta studiuar. Venia ne kete liste do te thote me shume mundesi per te. Ajo duhet pare ne nje nivel krahasimtar ne kuader Ballkanik te kontakteve te shumta. Pushtimi 5-shekullor ka bere te veten.

Po vallja dropullite mos eshte ne liste me shume per arsye te diversitetit kulturor
shte valle shume e bukur ka teper elegance. Po eshte edhe ne kuader te diversitetit kulturor. Ne te ardhmen do te kemi ne vemendje edhe trashegimi te grupeve te tjera etnike te pakicave kombetare dhe te pakicave kulturore. Vallja dropullite ka koreografine por ka edhe veshjet dhe bukurine e vajzave.

Kur ka qene hera e fundit qe keni pare nje valle te tille
Ne festivalin e kaluar ne Gjirokaster. Por duhet me shume vemendje per ata qe i drejtojne keto grupe.

Sot nuk u pa ndonje entuziast te shpreh gezimin per dialektin geg dhe tosk.
Mire do ishte qe per kete te flisnit me nje specialist te fushes.

Si njeri qe i keni perkitur nje treve qe flet gegerisht mund te jepni nje pershtypje personale per kete
Une i perkas dialektit geg kam degjuar qysh e vogel shprehje shume interesante nga gjyshja ime nga njerez te aferm. shte gje shume e mire por gjuha letrare gjuha zyrtare ka nje vlere te padiskutueshme per sukseset qe ka arritur.

Nje shprehje te treves tuaj per te pershendetur gjithe kete pune qe sapo e mbyllet
Ne kete moment nuk me vjen ndonje shprehje e vecante por thjesht them I qofte rruga e mbare



Shtate kryeveprat e trashegimise shpirterore shqiptare

Isopolifonia popullore shqiptare
Folklor vokal instrumental dhe koreografik. Tipologji te trashegimise shpirterore kombetare shqiptare Shpallur Kryeveper te trashegimise gojore dhe shpirterore te njerezimit UNESCO 25 Nentor 2005.

Eposi i Kreshnikeve
Folklor vokal instrumental dhe koreografik. Cikel kengesh legjendare i shoqeruar me lahute. Kendohet ne Veri dhe ne trevat kufitare me Kosoven. Koha e formimit parasllav dhe paraturk. Studiuesit vene re ngjashmerite e eposit me poemat homerike.

Dialektet gjuhesore gege dhe toske
Folklor gojor. Tipologji e trashegimise shpirterore kombetare shqiptare. Mbeshtetur Ligjit 9048 dt. 07.04.2003 Per trashegimine kulturore folklori gojor eshte teksti i krijimit popullor i pashoqeruar me muzike i cili lexohet ose tregohet.

Muzika popullore homofonike e Shqiperise se Mesme
Folklor vokal instrumental dhe koreografik. Tipologji te trashegimise shpirterore kombetare shqiptare.

Ahengu qytetar shkodran
shte pjese e repertorit te muzikes popullore te qyteteve shqiptare te Gegerise qe fillon te kristalizohet ne fillim te shek XVIII. Ahengu behej naten e dasmes diten e marteses mbremjen e kurores. Shoqerohet nga klarineta sazjaviolina kavalli dajreja caparja.

Mjeshteria e punimit te veglave muzikore popullore
Perben nje zeje te vecante ne zejtarine shqiptare. Ne rruge artizanale jane prodhuar dhe ende prodhohen vegla si gajde fyelli cule dyjare cifteli sharki buzuk etj. Profilizimi i mjeshterve te prodhimit te veglave u formua ne fillim te shek. XX.

Vallja e vajzave dropullite
Folklor instrumental dhe koreografik. Tipologji e trashegimise shpirterore te minoritetit etnik grek pjese e diversitetit kulturor ne Shqiperi.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›