Zyrtarizohet paketa e PS deputetet vendosin firmat
Mesditen e djeshme ne ambientet e selise roze eshte mbledhur dhe Kryesia e Partise Socialiste ku krahas konfirmimit te qendrimit per kushtezimin e votimit te Gjykates Administrative jane percaktuar dhe 400 koordinatoret qe do te udheheqin zhvillimin e zgjedhjeve dhe protestave ne te gjithe vendin.
Deputetet e Partise Socialiste kane zyrtarizuar mbremjen e djeshme paketen e propozimit te tyre per Partine Demokratike. Pas propozimit te bere nga deputeti socialist Bashkim Fino mesohet se deputetet e grupit parlamentar Socialist i jane drejtuar mbremjen e djeshme selise roze per te firmosur paketen e propozuar e bere publike nga Gramoz Ruci.
Kjo pakete propozimesh pritet te depozitohet paraditen e sotme ne protokollin e Kuvendit per te ofruar ne kete menyren zgjidhjen e situates aktuale dhe zhbllokimin e reformave ne vend. Ne te mos shprehemi si refuzues por te propozojme komisionin hetimor qe te filloje me hetimin e materialeve zgjedhore.
Ju keni bere nje propozim. Ne kete propozim ta bejme zyrtar te hedhim firmat dhe te themi qe ja ky eshte propozimi zyrtar ky eshte propozimi yne ne e kemi depozituar votojme keto propozime dhe pastaj votojme cfare kerkoni ju - mesohet te jete shprehur ne mbledhjen e grupit te PS-se Bashkim Fino.
Diskutimet brenda grupit parlamentar Socialist
Gramoz Ruci Dua tju them se diten e djeshme te marten kam pasur nje takim me kryetarin e grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi ne Kryesine e Kuvendit te Shqiperise pas qendrimit qe une dhashe ne media. Ne kete takim une kam dhene oferten zyrtare te Partise Socialiste ku te perfshihet ne nje pakete votimi i ligjit te Gjykates Administrative dhe komisionin hetimor per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.
Kryetari i grupit parlamentar Demokrat pasi degjoi qendrimin tone lidhur me kete ceshtje kerkoi kohe qe te konsultohej me liderin e Partise Demokratike Sali Berisha dhe pas kesaj do te jepte nje qendrim zyrtar. Por nga sa u la te kuptohej qendrimi i tij ishte negativ per propozimin tone.
Taulant Balla Ne kemi percaktuar nje qendrim politik qendrimi yne eshte qe ne kerkojme pike se pari rikthimin e punes normale parlamentare me fillimin e komisionit hetimor. Pa hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit nuk mund te kete nje rikthim te punes normale te Parlamentit.
Fatmir Xhafaj Ky draft ka probleme per te cilat ne perpara dy vitesh kur kemi diskutuar nuk kemi qene dakord. Madje ne kete draft USAID ka verejtur probleme. Per kete ligj kane kritika edhe vete amerikanet. Deputetet e PS-se anetare te Komisionit te Ligjeve Problemi eshte tek sistemi i drejtesise ne teresi. Ja u be edhe kjo gjykate por a ka drejtesi
Ketu gjykatat nuk funksionojne nuk funksionon Gjykata e Shkalles se Pare Apeli Gjykata e Larte Kushtetuesja. Te gjitha akuzohen per korrupsion. Edhe kjo gjykate e re nuk do te beje asgje me shume pervecse do ti jape mundesi qeverise te emeroje disa gjyqtare dhe te kontrolloje edhe kete proces.
Bashkim Fino Ne te mos shprehemi si refuzues por te propozojme komisionin hetimor qe te filloje me hetimin e materialeve zgjedhore. Ju keni bere nje propozim. Ne kete propozim ta bejme zyrtar te hedhim firmat dhe te themi qe ja ky eshte propozimi zyrtar ky eshte propozimi yne ne e kemi depozituar votojme keto propozime dhe pastaj votojme cfare kerkoni ju.
Damian Gjiknuri Ne shqetesimin e amerikaneve duhet ta kemi ne konsiderate dhe qe te pergjigjemi ne kohe. Megjithate jam dakord me propozimin e Bashkim Finos qe meqenese ne kemi paraqitur nje variant te ri te hetimit vetem me materialet zgjedhore ti cohet dhe pas kesaj te filloje diskutimi i ligjit njekohesisht. Por ligji ka dhe anet e tij pozitive ka nje pritshmeri per kete ligj.
Por mbi te gjitha ka pasur nje interes ka pasur nje financim nga qeveria amerikane dhe ka nje interes per ta miratuar kete ligj. Ne ashtu sic na vjen mire kur amerikanet flasin per ceshtje te rendesishme te demokracise shqiptare duhet ti marrim keto shqetesime ne konsiderate. Na duhet patjeter mbeshtetja e partnereve nderkombetareve.
Ben Blushi Duhet ta votojme Gjykaten Administrative. Une e respektoj vendimin politik te partise por meqe jemi ne faze diskutimi une po them mendimin tim. Duhet ta votojme kete ligj qe te tregohemi luajale me partneret tane nderkombetare. Meqe amerikanet kane kerkuar me doemos ngritjen e Gjykates une mendoj qe te japim voten pro edhe per te treguar se jemi ndryshe nga PD qe ne dime te japim konsensus per ligjet qe i nevojiten shqiptareve.
Por meqenese ka nje qendrim te Partise Socialiste te bere te ditur nga Gramoz Ruci une mendoj se duhet ti leme edhe 24 ore kohe Partise Demokratike qe te mendoje mbi paketen e propozimit tone. Ne duhet te shfrytezojme cdo minute qe te bejme nje kompromis. Do te ishte mire qe te mos dilnim nga ketu me nje qendrim te prere por te lejme te hapur rrugen e bashkepunimit deri ne momentin e fundit te jemi te hapur per arritjen e nje kompromisi.
Edi Rama Une jam dakord me propozimin qe ti leme 24 ore kohe dhe te mos marrim nje qendrim te prere lidhur me votimin apo jo te ligjit per Gjykaten Administrative.
Arben Malaj Une mbeshtes plotesisht qendrimin e PS-se qe kushtezon marredhenien me Parlamentin sepse edhe ne dinamike po te marrim parasysh edhe zhvillimet e fundit duket qe arroganca e mazhorances nuk eshte ne vijim me ate qe pritej zbutjen e konflikteve midis paleve dhe krijimin e nje ambienti.
Projekti i Gjykates Administrative eshte nje projekt afatgjate ka te beje me permiresimin e ambientit te te gjithe biznesit ne jemi force politike qe duhet te mbeshtesim votuesit dhe interesin e vendit tone. Pala amerikane nuk eshte se po tregohet imponuese por ka te beje me thithjen e buxhetit. Viti financiar ne SHBA eshte shtator-tetor nuk eshte si tek ne dhjetor-janar.
Ne mund ta votojme kete pa hequr dore nga kushtezimi i Parlamentit. Une nuk shikoj sikur ky vendim do te nderprese luften tone politike. Arben Ahmetaj Ligji mund te jete i domosdoshem mund te kerkoje oponence nga PS por kjo eshte nje histori tjeter. Thelbi i gjese eshte se ne kemi krizen e demokracise kemi ligjin themeltar te zgjedhjeve te shkelur ne kemi Rezoluten e PE-se e pazbatuar nga parlamenti shqiptar dhe e bllokuar nga mazhoranca.
Une jam dakord me propozimin qe ne te kerkojme komision hetimor ne baze te Rezolutes se PE-se dhe te biem dakord per nje pakete te gjere reformash te metejshme. Vetem keshtu ne kemi mundesi qe te votojme jo vetem te votojme draftin e Gjykates Administrative por ti hapim rruge reformave te tjera. Themeli eshte zgjidhja e krizes se demokracise.
Edi Rama Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane aleati yne kryesor eshte e padiskutueshme. Ne do te perkrahim cdo gje qe ka te beje me amerikanet. Por ketu problemi nuk eshte se ka te beje me nje politike te SHBA-ve por ka te beje me nje program qe ka te beje me nje program qe te miratohet nga USAID.
eshtja qe ne ngreme eshte nje ceshtje parimore qe ka te beje ne themel ceshtjen e drejtesise sic eshte ceshtja e votimit te ligjit per Gjykaten Administrative. Ne nuk kemi gje me ligjin e Gjykates Administrative. Por problemi eshte qe ketu ne Shqiperi nuk vuajme nga ligji por nga zbatimi i ligjit. Per ne problemi i hetimit eshte nje ceshtje themelore.