Gjyshet e revolucionit
Dokumentari shfaqet sonte në mbrëmje në akademinë Marubi
Kanë një model për të dokumentuar historinë dhe jetën në Maqedoni. Referimi janë vëllezërit Manaki. Ky është një ndër komentet e mediave kur dy regjisoret Petra Selishkar dhe Brend Ferro u morën me prodhimin e dokumentarit Gjyshet e revolucionit dhe rezultoi mjaft i suksesshëm. Ka një përvojë të filmit dokumentar në Maqedoni, sidomos kur flitet për brezat që pasojnë kinematografinë dhe kanë lënë gjurmë me përvojën e tyre krijuese. Konsideruar si një gjest me vlerë dokumentari, Gjyshet e revolucionit është një co-produksion me RTV e Sllovenisë, Dream Maqedoni dhe Video Movimiento Nacional de Cuba, shënon vitin e prodhimit në 2007, dhe deri tani ka njohje nëpër festivale ndërkombëtare. Arsyeja pse ky dokumentar ndodhet edhe në Shqipëri, që shfaqet sonte në mbrëmje në akademinë Marubi, në kuadrin e pranverës frankofonë, lidhet me dhimbjet e botës moderne. Autorët e filmit kanë arritur të transformojnë familjet e tyre, në tregime intime, në një histori epike për të theksuar pikat vendimtare të aspekteve universale të ekzistencës dhe moralit. Selishkar arrin të prekë fatet botërore me fatin e familjes së tij, duke mbërthyer gjithë logjikën në absurditetin e ekzistencës njerëzore sot. Pa paragjykime, censurë, ky film, përmes të vërtetës së saj, e ka detyruar kritikën të shprehet se na bën të mendojmë seriozisht për të vërtetat tona, na detyron për t'u përballur me dilemat tona: përse, dhe sa kohë një jetë njerëzore duhet të jetë mes absurdit dhe ekzistencës. Apo duke u mprehur pyetja nëse çdo gjë varet në apo disa forca të tjera të drejtpërdrejta në shtigjet e jetës sonë?! Ky gërshetim i hollë i tregimeve të jetës dhe të dhënat e filmit dokumentar shënojnë dimensionin themelor të këtij filmi. Filmi mbështetet mbi materiale arkivore, selektive dhe tërheqëse, duke mos tejkaluar funksionin e filmit. Ndoshta do të tingëllonte jopopullore dhe e modës së vjetër për të kërkuar për mesazhin universal të këtij filmi, por kritika është shprehur se kjo rri pezull, e arritshme dhe e dukshme për të gjithë. Ky film konsiderohet si një mundësi e rrallë për të pasur një pasqyrë të botës së prodhimit të dokumentarit, që shkakton befasi dhe herë pas herë të papritura emocionuese. Në qoftë se gjatë këtyre 88 minutave vëmendjen tuaj nuk e pushton e qeshura, nga dhembshuria për lartësim, nga neveria për dashuri, atëherë nuk ka diçka të vlefshme në këtë film.