Fondacioni Besa, skema e vjedhjeve galoponte dhe kalimi nga fondacion në shoqëri aksionere
Kompanitë fitimprurëse zgjedhin ti shmangen detyrimeve financiare ndaj shtetit nëpërmjet krijimit të fondacioneve. Fondet transferohen pranë fondacionit dhe në këtë mënyrë fitohet 3 për qind shmangie nga tatimet.
Kjo është skema klasike e ndjekur nga kompanitë fitimprurëse për tu shmangur detyrimeve fiskale. I pari fondacion të shfrytëzoi këtë skemë ishte fondacioni Besa, i cili përveçse nisi punë si kompani kredituese edhe pse ishte e regjistruar si fondacion, pasi grumbulloi kapitalin e duhur, u shndërrua në shoqëri aksioneve pa pësuar asnjë penalizim financiar. Një tjetër kompani që ka zgjedhur këtë skemë është Vodafon Albania, e cila pas krijimit të fondacionit me të njëjtin emër jo vetëm ka arkëtuar të ardhura marramendëse nga sponsorizimet por ka përfituar edhe zbritjen në masën 3 për qind nga detyrimet tatimore. Vetëm një muaj më parë është kthyer në ligj drafti për menaxhimin dhe kontrollin financiar, i cili pritet të kalojë në sitë gjithë fondacionet. Menjëherë pas ngritjes së strukturës së re do të nisin hetimet, të cilat do të dokumentojnë shkeljet dhe më pas do merren masa.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"