Greenspan paralajmëron për rimëkëmbjen e SHBA-së

Washington, 2 gusht – Ish-shefi i Rezervës Federale të SHBA-së (FED), Alan Greenspan, ka paralajmëruar se ekonomia amerikane mund të shkojë drejt një recesioni të dyfishtë.
Aktualisht është një “pauzë” në rimëkëmbjen amerikane, transmeton BBC.
Kur u pyet nëse SHBA-ja mund të bie përsëri në recesion, ai u përgjigj se “kjo është e mundshme”.
Greenspan ka qenë në krye të FED nga viti 1987 deri në pensionimin e tij më 2006, kur u zëvendësua nga Ben Bernanke.
Politika e tij e mbajtjes së normave të ulëta të interesit është kritikuar nga disa se po ndihmon në lulëzimin e tregut të pengjeve, që ka kontribuar në krizën e kredive.